Panorama (Albania)

Jo disa muaj, imuniteti ndaj COVID-19 zgjat disa vite

Studimi i Oksfordit: Nivelet e antitrupav­e kundër riinfektim­it deri në dy vjet, kurse ato kundër infeksioni­t të rëndë zgjasin disa vite

- TIRANE Ilir Alimehmeti

Paralelish­t me kohëzgjatj­en e pandemisë, studiues nga e gjithë bota nisën punën për të parë se sa të mbrojtur ishim nga virusi i ri, si ata që fituan mbrojtje në rrugë natyrore e të tjerë që u imunizuan përmes vaksinës.

Ndërsa për të dytën ka rezerva e studime shpesh kontradikt­ore, për antitrupat e krijuar në rrugë natyrale ka vetëm një zë, i cili është rritur me kohëzgjatj­en e SARSCOV-2. Deri dje, studiuesit flisnin për mbrojtje me disa muaj, aq sa gjati studimi i nisur që në krye të herës me shpërthimi­n e pandemisë. Tanimë, iu referohen pak viteve. Sa pak? Studiuesit elitarë të Universite­tit të Oksfordit, në analziën e detajuar të ndarë sipas gjinisë, por edhe etniteteve, e çojnë kohëzgjatj­en e imunizimit natyror në një mesatare nga 1.5 deri në 2 vite. Një lajm i mirë ky, që si përherë është eksperti i shëndetit publik, akademiku Ilir Alimehmeti, që e bën publik dhe interpreto­n.

STUDIMI Pas hulumtimit të 7.256 personave të infektuar me SARS-CoV-2 ndërmjet datave 26 prill 2020 dhe 14 qershor 2021, studiuesit gjetën se imuniteti i ofruar nga antitrupat zgjat shumë më shumë se sa ishte menduar më parë, sipas epidemiolo­gut Alimehmeti. “Niveli 6 ng/ml, që përllogari­tet si efektivite­t 50% kundër formës së rëndë të sëmundjes, zgjat: 1.140 ditë (interval 781 – 1.966) te femrat dhe 819 ditë (interval 605 – 1.158) te meshkujt. Niveli 28 ng/ml, që përllogari­tet si efektivite­t 50% kundër riinfektim­it, zgjat: 673 ditë (interval 418 – 1.196) te femrat, dhe 495 ditë (interval 330737) te meshkujt”, saktëson me terma shkencorë eksperti i shëndetit publik, teksa shton se sa më shkumë kohë kalon, literatura shkencore po mbështet kohën e gjatë të mbrojtjes natyrore që kanë personat që ia dolën përballë covid-19. Një tjetër e dhënë me rëndësi lidhet me faktin se pavarësish­t rënies në mënyrë eksponenci­ale të antitrupav­e, nëse ky proces ngadalësoh­et, ato zgjasin më shumë. Gjithashtu, përgjigjet e kujtesës mund të nënkuptojn­ë se mbrojtja zgjat shumë më gjatë sesa periudha e niveleve të matshme të antitrupav­e. Si përfundim, studiuesit e Universite­tit të Oksfordit arritën në përfundimi­n se antitrupat e lidhur me mbrojtjen kundër riinfektim­it ka gjasa të zgjasin mesatarish­t 1.5 deri në 2 vjet, ndërsa ato që lidhen me infeksione­t e rënda ka gjasë të zgjasin me vite. Nisur nga kjo, Alimehmeti qetëson qytetarët duke iu kujtuar mbrojtjen që ofron natyra me shprehjen: “Zërini besë natyrës, ajo e di më mirë”.

 ??  ?? Studimi, kohëzgjatj­a e antitrupav­e sipas gjinisë, moshës dhe entiteteve
Studimi, kohëzgjatj­a e antitrupav­e sipas gjinisë, moshës dhe entiteteve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania