Panorama (Albania)

COVID-19, asnjë humbje jete dhe 8 raste të reja

Në Spitalin Infektiv gjenden të shtruar 5 pacientë

-

Rriten sërish rastet aktive me COVID-19. Aktualisht në të gjithë vendin numri i të infektuarv­e aktivë ka shkuar në 72, ndërkohë që një javë më parë rastet aktive zbriten në 56. Po ashtu, ka pasur edhe shtrime spitalore. Në Spitalin Infektiv të QSUT-së po marrin trajtim mjekësor 5 pacientë, por pozitiv mbetet fakti që për disa ditë me radhë nuk është raportuar asnjë humbje jete si pasojë e kësaj sëmundjeje. “Në 24 orët e fundit janë kryer 2980 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 8 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 raste në Korçë, 1 rast në Devoll, 1 rast në Gjirokastë­r. Aktualisht janë 72 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializu­ar 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,037 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e kaluara, nga të cilat 4 raste në Tiranë, 2 raste në Korçë, 1 rast në Devoll dhe 1 rast në Gjirokastë­r njoftimin e Ministrisë. Ditët e fundit janë shtuar dyshimet për qarkullimi­n e variantit indian në vendin tonë, por autoritete­t e kanë mohuar një gjë të tillë, duke bërë me dije se deri më tani nuk ka asnjë të konfirmuar me variantin “Delta”. Lidhur me procesin e vaksinimit, dje kanë mbërritur edhe 100 mijë doza të tjera “AstraZenec­a” donacion nga Greqia. “100,000 doza të vaksinës ‘AstraZenec­a’ sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidarite­tit dhe mbështetje­s së qeverisë së Republikës

së Greqisë për Shqipërinë. 1,220,070 vaksina anti-Covid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar ministrja Manastirli­u në rrjetet sociale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania