Panorama (Albania)

Mbi 4 milionë viktima nga koronaviru­si në botë

-

Numri i viktimave nga koronaviru­si në të gjithë botën ka kaluar shifrën 4 milionë. Njoftimi u bë nga Universite­ti “Johns Hopkins”, ndërsa vazhdon gara për të vaksinuar popullsinë, si dhe lufta me variantet e reja, gjithnjë e më ngjitëse. SHBA ka numrin më të lartë të raportuar të vdekjeve në botë, me mbi 600 mijë viktima, ndjekur nga Brazili me më shumë se 520 mijë viktima. Më shpikjen e vaksinave, shkruan “Zëri Amerikës”, numri i vdekjeve ka rënë ndjeshëm, por në javët e fundit varianti “Delta” i virusit, i identifiku­ar për herë të parë në Indi, ka krijuar frikë në të gjithë botën. Sipas ekspertëve, varianti “Delta” është duke u përhapur me shpejtësi edhe në ato vende që cilësohen si tepër të suksesshme sa i përket vaksinimit, si SHBA, Britani dhe Izrael. Shumë vende kanë vendosur përsëri masa parandalue­se dhe autoritete­t po nxitojnë të shtojnë numrin e të vaksinuarv­e. Të enjten OBSH bëri thirrje për kujdes ekstrem sa i përket heqjes së kufizimeve, ose në të kundërtën, do të ketë pasoja. “U kërkojmë qeverive të tregojnë kujdes maksimal në këtë moment; të mos humbin progresin e shënuar deri më tani e të rihapin vendet me shumë kujdes. Shpresoj që në kontinenti­n europian të mos shohim sërish tejmbushje të spitaleve; po kjo edhe mund të ndodhë. Ky virus po evoluon, ky virus po ndryshon dhe ne duhet të tregojmë shumë, shumë kujdes. Ideja se kur jemi të mbrojtur mund t’i rikthehemi jetës normale është shumë e rrezikshme në botë, por edhe në Europë”, tha Mike Ryan, kreu i Programit të Emergjenca­ve në OBSH.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania