Panorama (Albania)

Osmani: Nëse ushtria serbe kalon kufirin me Kosovën, do të përballet me ushtarët amerikanë

Serbia organizoi stërvitje ushtarake me Rusinë, i vetmi vend në rajon që nuk ishte i pranishëm në “Defender Europe 21” me NATO-n

-

Presidentj­a e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nëse ushtria serbe provon të kalojë kufirin me Kosovën, do të përballen me ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Komandantj­a Supreme e FSK-së është pyetur nga një media kroate nëse ka frikë nga konfliktet e armatosura, tani që ushtria serbe po armatoset. Osmani është përgjigjur se nuk e di se çfarë ka në mendje Serbia, por nëse provojnë të kalojnë kufirin me Kosovën, ata do të takohen me ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Është e qartë se ushtria serbe e sheh Rusinë si aleatin e saj kryesor për sa i përket bashkëpuni­mit ushtarak, por edhe të politikës së saj ekonomie. Ata e tregojnë atë hapur. Ndërsa vendet në rajon, si ne ose Kroacia, zhvilluan stërvitjen “Defender Europe 21” së bashku me NATOn dhe Shtetet e Bashkuara, Serbia organizoi stërvitje ushtarake me Rusinë në të njëjtën kohë. Ishte i vetmi vend në rajon që nuk ishte i pranishëm në stërvitjen “Defender Europe 21” të udhëhequr nga SHBA-të. Kohët e fundit mund të shohim se si ata organizojn­ë stërvitje ushtarake me Rusinë dhe Bjellorusi­në, gjë që tregon orientimin e tyre. Nuk jam e sigurt se çfarë kanë në mendje kur bëhet fjalë për retorikën që ata përdorin, por një gjë e di shumë mirë: nëse kalojnë kufirin me Kosovën ata do të takohen me ushtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të NATO-s. Ne nuk jemi vetëm dhe Serbia e di mirë këtë! Ata u përpoqën ta bënin këtë një herë në 1999. Nuk mendoj se ata do të dëshirojnë të provojnë përsëri”, ka thënë Osmani për “Express. hr”. Ajo ka folur edhe për dialogun me Serbinë që po udhëhiqet nga Kryeminist­ri Albin Kurti, ku u shpreh se pret nga finalja njohjen e ndërsjellë. “Kryeminist­ri Kurti prezantoi pikëpamjet e Kosovës kur bëhet fjalë për bashkëpuni­min rajonal. Arritja e paqes së qëndrueshm­e përmes drejtësisë lidhet gjithashtu me problemet e të drejtave të pakicave dhe ndriçimin e fatit të personave të zhdukur. Këto ishin temat e takimit fillestar, prezantues. Ne do të shohim se si do të zhvillohen gjërat më 25 korrik. Unë mendoj se është shumë herët për të gjykuar procesin dhe për të nxjerrë një përfundim të qartë dhe përfundimt­ar. Por ne jemi shumë të qartë për pritjet tona dhe ato janë identike me ato të theksuara në letrën e dërguar nga Presidenti Joe Biden. Ajo përcakton qartë se ky proces duhet të ketë për qëllim njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe kjo është pikërisht ajo që ne presim”, ka thënë Osmani.

 ??  ?? Vjosa Osmani gjatë stërvitjes së Kosovës me forcat e NATO-s
Vjosa Osmani gjatë stërvitjes së Kosovës me forcat e NATO-s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania