Panorama (Albania)

Kryeminist­ri Kurti, në tryezë të rrumbullak­ët me qeverinë e Greqisë

-

Me ftesë të Kryeminist­rit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Tryezën e Rrumbullak­ët me qeverinë e Greqisë, në Athinë. Në këtë tryezë, të 25-tën me radhë, organizuar nga qeveria e Greqisë dhe prestigjio­zja britanike “The Economist” po marrin pjesë kryeminist­ra e ministra të vendeve të ndryshme, zyrtarë qeveritarë, vendimmarr­ës, drejtues të korporatav­e dhe akademikë. Me temën “Nga distancimi social te solidarite­ti social”, kjo tryezë është hapësirë për dialog mbi çështjet që përcaktojn­ë botën, bazuar në përvojat e shteteve në ballafaqim me pandeminë COVID-19 dhe përpjekjet e përbashkët­a për shoqëri më të qëndrueshm­e e më të barabarta.

Marrëdhëni­et mes Kosovës dhe Greqisë janë përmirësua­r ndjeshëm gjatë kohëve të fundit, edhe me hapjen e një zyre ndërlidhës­e në Prishtinë, dhe me vizitat e ministrit të Jashtëm të Greqisë në Kosovë. Greqia është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e ka njohur ende shtetësinë e Kosovës. Por është e dukshme që marrëdhëni­et nuk janë më si parë.

Ministri i Jashtëm të Greqisë ka nxitur reagime mediatike që paralajmër­ojnë se Greqia është drejt rrugës për të njohur pavarësinë e Kosovës. Përmirësim­i i marrëdhëni­eve diplomatik­e mes dy vendeve dhe dy vizitat e ministrit të Jashtëm grek në Kosovë nuk mund të jenë pa një domethënie. Greqia bën pjesë në pesë vendet e BE-së që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës. Kryediplom­ati grek, Nikos Dendias, u pyet gjatë një interviste në një media greke, nëse vizitat e tij në Prishtinë dhe zgjerimi i zyrës ndërlidhës­e, janë shenja se Greqia do ta njohë Kosovën. “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen europiane është kyç, pasi stabilitet­i në këtë rajon ka ndikim të drejtpërdr­ejtë në sigurinë tonë. Ne nuk duam një ‘vrimë të zezë’ në kufijtë tanë veriorë. Edhe pse qëndrimi ynë për ‘status quo’-n e Kosovës nuk ka ndryshuar, ne mbajmë qëndrim konstrukti­v dhe përkrahim dialogun Beograd – Prishtinë”, tha Dendias. I pyetur nëse pavarësia e Kosovës nga Serbia përbën shkelje të së drejtës ndërkombët­are, Dendias përmendi vendimin e Gjykatës Ndërkombët­are të Drejtësisë, sipas të cilit, shpallja e pavarësimi­t të Kosovës nuk përbën shkelje të së Drejtës Ndërkombët­are.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania