Panorama (Albania)

Partizani shuplakë moldavëve, arbitri masakron Vllazninë

Shkodranët i mund Shiroki me dy penallti të dyshimta

-

Partizani ka marrë fitoren më të thellë në histori në kompeticio­net europiane, duke shkatërrua­r me rezultatin 52 ekipin e Sfintulit.

Moldavët bënë një ndeshje për t’u harruar dhe Partizani i ndëshkoi plot 5 herë. Kardozo dhe Zhunior, dy brazilianë­t e Partizanit, ishin lojtarët më të mirë në fushën e lojës, duke shënuar dopietë. Madje, Zhunior dhuroi edhe tri asiste, duke bërë ndeshjen e jetës.

PJESA E PARË – Ndeshja nisi menjëherë e ashpër, me Tedi Carën që u ndëshkua me karton të verdhë që në minutën e parë, ndërsa Gaçev u ndëshkua në minutën e 10-të. Rastet e pastra munguan deri në minutën e 17-të, kur Partizani kaloi në avantazh. Stenio Zhunior përfiton mjaft mirë nga gabimi i Çarleston në mbrojtje dhe i rrëmben topin. Më pas, braziliani e driblon mbrojtësin moldav dhe shërben për te Kardozo, që shënon bukur me të djathtën nga hyrje. Në minutën e 26të “Demat” dyfishojnë rezultatin. Këtë herë është Stenio Zhunior, i cili pas asistit të Tedi Carës, lëviz bukur brenda zonës, duke devijuar topin drejt rrjetës. Sfintuli ngushtoi shifrat në 2-1 në minutën e 44-ët, por Partizani realizoi golin e tretë shumë shpejt. Në minutën e 66-të ishte sërish Zhunior ai që realizoi dopietë pas harkimit të Herald Markut. Braziliani i Partizanit ka përfituar nga një gabim i mbrojtësit të Sfintul, duke tundur rrjetën. Në minutën e 78-të realizon edhe Tedi Cara, pas asistit të Zhuniorit, i cili përfiton nga një tjetër gabim i mbrojtësve të Sfintul, duke rrëmbyer topin dhe duke shërbyer mjaft mirë për Carën, që nuk fal me portën e boshatisur. Goli i nokautit për miqtë u realizua nga Kardozo në minutën e 85-të, duke hipotekuar praktikish­t kualifikim­in për në turin tjetër, ku i pret Bazeli i Taulant Xhakës. ARBITRI MASAKRON

VLLAZNINË Vllaznia rikthehet në Europë me një humbje tronditëse 3-1 në Ligën e Konferencë­s, por ndeshja e djeshme në Bosnje kundër Shiroki Brijegut mund të cilësohet edhe si një masakër nga arbitri rus, Aleksei Matjunin. Dy peHerri nallti të paqena kundër shkodranëv­e, por edhe 13 kartonë të verdhë dhe dy të kuq, e kthyen mbrëmjen europiane në një makth për kuqeblutë. Kapiteni i Shirokit, Staniç, shënoi dy herë nga pika e bardhë, ndërsa Lukiç realizoi golin e tretë. Mirëpo, rrjeta e sulmuesit shkodran, Mehdi Çoba, lë një shpresë për ndeshjen e kthimit në “Loro Bopriçi”, që do të luhet më 15 korrik. Ardit Krymi la fushën para kohe për shkak të kartonit të kuq në minutën e 89-të, teksa në të njëjtin moment, edhe trajneri Tomas Brdariç, u detyrua të largohet nga pankina pas ndëshkimit nga arbitri rus. Shkodranët mund të shënonin edhe më shumë se një gol, por nuk i shfrytëzua­n rastet për shënim. Ardit Hoxhaj goditi traversën, në një kohë që pati shumë raste për moviolë dhe tendencë të hapur nga arbitri për të dënuar shkodranët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania