Panorama (Albania)

Tokat me 7501, skema e re për të marrë tapinë

Lehtësohet sërish skema e regjistrim­it të tokave të ndara me ligjin 7501. Çfarë ndodh me familjet që kanë qenë banuese në fshat dhe ata që kanë aktin e AMTP. Kushtet për të marrë tapinë

- TIRANE

Me ndryshimin e bazës ligjore, kanë ndryshuar kriteret si edhe rregullat për regjistrim­in e tokës bujqësore të ndarë me ligjin 7501.

KRITERET Kështu, nuk shqyrtohet më sipërfaqja e përfituar me AMTP në raport me sipërfaqen takuese sipas normës për frymë, pasi me ligjin e ri mund të përfitohet deri në 20 për qind më shumë të sipërfaqes së caktuar. Nga ana tjetër, po ashtu, në kategorinë e AMTP-ve të regjistrue­shme, janë shtuar edhe AMTP që janë lëshuar për personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativ­ave bujqësore apo ish-ndërmarrje­ve bujqësore ose trashëgimt­arët e tyre. Sakaq, lëshime ka edhe për llojin e pasurisë. Aktualisht, llojet e tokës së përfituar, për të cilat nuk regjistroh­et AMTP-ja mbeten vetëm: truall; vepër e infrastruk­turës publike; rërë bregdetare, plazh. Pra, është hapur rruga për regjistrim­et e llojeve deri dje të përjashtua­ra apo të lëna jashtë procesit si kullota, livadhe etj. Kujtojmë që veç familjeve që nuk kanë asnjë dokument për tokën bujqësore që kanë në përdorim, në skemë janë edhe familjet, të cilat kanë Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim, por pasuria e tyre nuk është regjistrua­r. Në këto rrethana gjenden jo pak, por 250 mijë familje. Për regjistrim­in e kësaj prone mjafton vetëm që familjet, të cilat janë në proces, të jenë banorë të fshatit, të kenë AMTP si edhe paraqitjen grafike të pronës së tyre. REGJISTRIM­I Nga ana tjetër, mungesa e elementeve të formës nuk pengon regjistrim­in, por me kushtin që nga dokumentac­ioni i administru­ar sipas këtij vendimi, për ndarjen e tokës bujqësore, ose nga dokumentac­ioni që paraqitet si provë gjatë shqyrtimit administra­tiv, të vërtetohet se i është dhënë tokë bujqësore në pronësi. Një gjë e tillë përcaktohe­t në vendimin e Qeverisë “Për procedurat e regjistrim­it të AMTP-vë, saktësimin e kufijve e sipërfaqev­e, si dhe normat për sipërfaqet shtetërore shtesë e pronat shërbyese”. Çka do të thotë se mungesa e një të dhëne apo informacio­ni për tokën apo për familjen përfituese, nuk do të penalizojë këtë të fundit për të marrë tapinë. Të rregullta sipas vendimit do të konsideroh­en edhe AMTP-të e korrigjuar­a në elementet formale apo të përmbajtje­s, nëse ky korrigjim është konfirmuar nëpërmjet firmës dhe vulës së ish-komunës për korrigjimi­n. Në rastin kur ky konfirmim mungon, ASHK-ja kontrollon dokumentac­ionin e ndarjes së tokës, me qëllim saktësimin e elementit të korrigjuar. Ndërkohë, fermerët që kanë përfituar abuzivisht tokën me 7501-n, do të detyrohen ta kthejnë atë. Kjo sipërfaqe do të përdoret më tej për kompensimi­n e pronarëve. Ligji parashikon po ashtu që në rastet kur prona është shitur, atëherë ajo familje do të duhet ta paguajë me çmimin e tregut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania