Panorama (Albania)

Nga batutat për Berishën dhe Ramën tek ironia me Piperon, Mitro Çela rrëfen mesazhet e fundit me artistin Koço Devole

HUMOR BRILANT DHE TRAGJEDI, MIKU I NGUSHTE I AKTORIT TREGON BISEDAT GJATE VITIT TE PANDEMISE: TE GJITHE KEMI ROITUR, POR NUK E KUPTOJME

-

Koço - Erdhi Pipero. Bëmë edhe një foto. E di çfarë më tha? “Nuk ke asgjë. Je sëmurë se të ka ikur humori! Kërko humorin të shërohesh. Edhe nga analizat e tua, del se virusi është arratisur”. Por unë mendoj se Pipero flet si e bija e Zeqos majë thanës. Dua të dal nga spitali… Jam bërë derr… Më ka ardhur goca nga Amerika. Dua të çmallem me të… Mund ta bisedosh edhe ti me Najadën?

Teksa vrisnin mërzinë në izolimin e karantinës, i premtuan njëri-tjetrit, se dikur, ose njëri, ose tjetri, ashtu si fati ta kishte shkruar, do t’i botonin në një libër mesazhet e tyre. Fatkeqësis­ht, publikimi ndodhi shumë shpejt.

Ndoshta një vit më pas. Nuk qe një libër, por një faqe “Facebook”-u. Më vonë, ku i dihet, mundet që të jetë edhe një libër. Mjaft të lexosh ndoca rreshta mesazhesh për të kuptuar se sa shumë kujtime kanë së bashku e sa e sa janë ende për t’u rrëfyer.

Si për të përmbushur një amanet, gazetari i njohur, Mitro Çela, ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer me mikun e tij, regjisorin, skenaristi­n, humoristin e madh Koço Devole, përpara se ky i fundit të humbte jetën nga një sëmundje e rëndë, e përkeqësua­r për shkak të COVID-19.

Çela ka treguar se pesë vjetët e fundit qëndronte gjithë kohën me dy miqtë e tij, Koço Devolen dhe Filip Çakullin. Ishte një ritual i përditshëm, që shoqërohej nga kafe e dreka së bashku, thyer me të rrallë nga ndonjë sfidë me fatin në kazino.

Pjesa më e madhe e mesazheve janë biseda të përditshme, mbushur me batuta, humor e nëntekst politik, të cilin ata të dy e njihnin më mirë se askush tjetër. Vrisnin ditët, duke imagjinuar skena nga më surrealet, se si të dy do të servireshi­n “të pjekur” në tryezat e politikanë­ve e ç’do të bënin para tyre Berisha, Rama apo Blushi.

Por, ndër të tjera, gazetari tregon dhe momentet kur Devole zbuloi të ishte i infektuar me COVID dhe u shtrua në Spitalin Infektiv. Mes SMSve, Çela zbulon dhe bisedën që Koço Devole ka bërë me mjekun Pëllumb Pipero dhe me shefen e Infektivit, Najada Çomo.

“Erdhi Pipero. Bëmë edhe një foto. E di çfarë më tha? ‘Nuk ke asgjë. Je sëmurë se të ka ikur humori! Kërko humorin të shërohesh. Edhe nga analizat e tua, del se virusi është arratisur’. Por unë mendoj se Pipero flet si e bija e Zeqos majë thanës. Dua të dal nga spitali… Jam bërë derr… Më ka ardhur goca nga Amerika. Dua të çmallem me të… Mund ta bisedosh edhe ti me Najadën?”, thuhet në mesazhet e Koço Devoles, të publikuara nga miku i tij.

Çela publikon mesazhin e fundit që i shkroi e që nuk mori përgjigje.

Devole ndenji fare pak orë në shtëpi, u dërgua me urgjencë në spital, u fut në intubim e ndërroi jetë.

MESAZHET E PLOTA TË PUBLIKUARA NGA GAZETARI MITRO ÇELA

-Pesë vjetët e fundit me Koçon rrinim pothuajse gjithë ditën bashkë… Në mëngjes më priste afër shtëpisë. Unë – shofer, ai – pasagjer. Më pas pinim kafe në “Top Channel”. Ai e shoqëronte me cigare. Në orën 14:00 hanim drekë me Filipin, Dorin dhe Devin. Kuptohet vinte edhe ndonjë VIP për… muhabet… Rrallë, shumë rrallë ama, shkonim në kazino. Kërkonim fatin, por që nuk e gjetëm kurrë. Ky rit përsëritej çdo ditë. Por erdhi karantina. U ndamë. Zëvendësua­m bisedat me mesazhet. Një ditë më tha:

-Mitro, lexova mesazhet. Pashë që ka shumë broçkulla, por ka edhe gjëra me bereqet, që mund të jenë pjesë e ndonjë libri. Kuptohet librat bëhen pas vdekjes. Kush do ta shkruajë? Ti apo unë?… Varet nga fati, që thonë se është shkruar në ADN… 3 prill 2019 Unë -Koço! Kam dy orë që po vij vërdallë si pordha nëpër brekë. Dua të shkruaj, por nuk po qullos dot gjë. Më duket sikur kam rrjedhur… Është sakllam, sepse ma kujton edhe Ezmerka herë pas here. Koço –Të gjithë kemi roitur qirjo, po nuk e kuptojmë. Do vijë një ditë që nuk do njohim as veten para pasqyrës. Unë -Koço, jemi rreth televizori­t. Në orën 19:10, te RTSH shqip jepet “Gjuetia dy”. Koço -E kam thënë me kohë: partia më shumë na do të vdekur sesa të gjallë. Unë -Nuk e ka keq. Partia sheh më gjerë, sidomos kur është në pushtet. Koço – Këtë po bën tani “Partia” që udhëheq botën. Duan të na shfarosin të gjithëve. 7 prill 2020 Unë -More ndonjë koqe leku? Ka një llaf që të hamë me shëndet këtë rrogë e pastaj… me sytë nga Allahu! Bëre pazar? Unë e kam të ndaluar të zbres shkallët! Diktaturë më të ndyrë se korona nuk kam parë.

Koço -Lajme të “mira” po na jep, o qirjo. Pa lekë ikim më shpejt te të shumtit. Në të s’ëmës i qoftë koronaviru­sit dhe diktaturës. Qofshi mirë të gjithë.

Unë -Nuk është lajm nga burimi. Më shumë i prodhuar

nga truri im eksiq.

Koço -Do mbetemi si çifutët në shkretëtir­ë. Vitin tjetër ka rrezik të mos marrim as pensionet. Dynjaja po bie në recension. Do hamë njëri-tjetrin?! Unë -A do na punojnë dhëmbët, kam merak. Koço –Neve do na hanë të parët, qirjo. Tërë kjo luftë për shfarosjen e pleqve po bëhet. Ushqeu mirë që kur të të hanë të thonë: “Mbrëmë u kënaqëm. Kemi ngrënë një Mitro të zgarës dhe një Koço të furrës!”.

Unë -Sikur t’i ndërrojmë? Mishi im, besoj, ka më shije nga furra!

Koço -Të shkon mendja se kush do të hajë ty? Unë mendoj se Berisha nuk e pranon mishin tënd. Kur nuk të hëngri të gjallë, kur të “kalli” deputet, nuk ka logjikë të të pranojnë të pjekur në tavolinë. Rama? Jo dhe jo. Kam lexuar dedikimin e Ramës te libri “Kurban”, “Mitro, armik i dashur!” Dhe ti e di mirë: armiqtë vriten. Nuk hahen! Unë -Po Ben Blushi? Koço -Beni nuk të ha. Ke qenë mik i babait, Kiço Blushit. Po të të hajë ty, do t’i duket sikur ha babain?… Kështu, disa orë do shëtisësh tavolinë më tavolinë!… Ç’na gjeti, qirje Mitro! Karantina na budallalle­psi fare. Flasim e shkruajmë gomarllëqe si Kryeminist­ri ynë. Nga karantina e ka dhe ai që flet hajvanllëq­e… U ula të ha qirjo. Flasim nesër. Natën.

Unë -Uaa! Sa mirë të shkoi mendja. Po ha edhe unë. Më kishte dalë nga mendja. 8 prill 2020 Unë -Mirëdita! Sot harrova e hëngra dy herë mëngjes! Kam një kërkesë: Mund të ma shtysh pjekjen në furrë? Kam dy arsye: Së pari, ta hamë rrogën që na dha nga xhepi Filipi. Së dyti, bëra foto. Isha dobësuar. Vendosa të ha tërshërë që të majmem, sepse jo më kot hanë tërshërë kuajt. Po të piqem sot, i vendosur mbi tavolinë, ngrënësit me thika e pirunj në duar, do të thonë: Zhapë dhe si mish kau i patredhur, ky Mitroja?! 22 prill 2020 Unë -Si të kam Koço? Unë sikur u mësova brenda shtëpisë. Nuk e rruaj fare… mjekrën. Kruhem për qejf me Ezmerkën. Bëj video-reklamë me nipin.

Koço -Unë mirë jam, Mitro xhani, veçse kjo karantina sikur po na budallalle­ps nga pak. Rrimë në shtëpi dhe flasim përçart. E ke edhe ti këtë përshtypje?

Unë -Shenjë e mirë. Kishte bërë një libër Flamur Bërdëllima: “Jemi shtuar ne, budallenjt­ë.” Të kam edhe ty si personazh, Mitro, më tha. Kështu mua nuk ka çfarë më bën karantina. Jam në libër.

Koço -Mirë thotë kënga: “Lum si ne, e lum si ti, Shqipëri që s’ke pleqëri”.

Unë -Ai që e ka bërë këtë këngë, ka qenë budalla. Ndryshe kënga nuk do jetonte kaq gjatë. Koço -Ke të drejtë, budallallë­qet mbahen mend. Unë -Shyqyr që e kemi kuptuar, pa na e thënë Filipi! Koço -Sakllam. 26 prill 2020 Unë -Si të kam Koço djali? Më mori në telefon Filipi. Qenkam i marrë, thashë. Por jo. Donte një punë për stërnipin e vjehrrit. 3 maj 2020 Unë -Faleminder­it, qirjo! Si ke qenë? Unë sot e theva robërinë. Dola një orë nga liqeni. Të fala nga Ezmerka. 17 tetor 2021 Unë -Qirjo, si je? Pyetje koti. Nuk mund të jesh sëmurë sot që Filipi mbush 65 vjeç.

Koço -Filipi të bëhet 100 vjeç, por unë nuk jam hiç mirë. U bë një javë që pi koqe. Mos kam virus? Ty të kam për ndërhyrje. Ku ta bëj tamponin? 19 tetor 2021 Koço -E bëra tamponin. Dola pozitiv. Mund të flasësh me Kel Jotin, drejtorin e spitalit? Mbase duhet të shtrohem në spital… 22 tetor 2021 Koço -U shtrova. Shefja e pavijonit, Najada, më priti mirë. Por nuk e di – spitali më duket si burg. Jam mërzitur që natën e parë. 30 tetor 2021 Unë -Fola me Piperon. Do të vijë këto ditë. Koço -Erdhi Pipero. Bëmë edhe një foto. E di çfarë më tha? “Nuk ke asgjë. Je sëmurë se të ka ikur humori! Kërko humorin të shërohesh. Edhe nga analizat e tua, del se virusi është arratisur”. Por unë mendoj se Pipero flet si e bija e Zeqos majë thanës. Dua të dal nga spitali… Jam bërë derr…

Më ka ardhur goca nga Amerika. Dua të çmallem me të… Mund ta bisedosh edhe ti me Najadën? 3 nëntor 2021 Unë -Fola me Najadën. Më tha se nuk është dakord që të shkosh në shtëpi. Ia bëra të ditur që ti këmbëngul. Mbase i bën mirë, i thashë… 4 nëntor 2021 Koço nuk u përgjigj… Ky ishte mesazhi i fundit… Djali i Koços -Do ta marrim Koçon në shtëpi. Të lutem na duhen dy bobola me oksigjen.

Në shtëpi aktori i madh qëndroi disa orë. Brenda ditës u kthye në spital. U fut në intubim…

 ??  ?? MITRO ÇELA E KOÇO DEVOLE
MITRO ÇELA E KOÇO DEVOLE
 ??  ?? MITRO ÇELA DHE KOÇO DEVOLE
MITRO ÇELA DHE KOÇO DEVOLE
 ??  ?? Pëllumb Pipero dhe Koço Devole
Pëllumb Pipero dhe Koço Devole
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania