Panorama (Albania)

Nga Bitcoins në Govcoins, “flluskë” apo e “ardhmja”

-

AKADEMIK ANASTAS ANGJELI

Govcoins (monedha të qeverisë) janë një...

mishërim i ri i parave dhe tashmë kanë nisur rrugëtimin e vet. Ato premtojnë të bëjnë financën të funksionoj­ë më mirë, por gjithashtu të kalojnë pushtetin nga individët te shteti, të shndërrojn­ë gjeopoliti­kën dhe të ndryshojnë mënyrën e alokimit të kapitalit. Ato... duhet të trajtohen me optimizëm dhe përulësi, por me kujdes.

MONEDHAT DIXHITALE, TASHMË TË

RËNDËSISHM­E Kur në vitin 2008, një person (apo grup personash) nën emrin anonim Satoshi Nakamoto, publikuan një shkrim shkencor me titullin “Bitcoin – Një sistem elektronik për shkëmbimin palë-më-palë të parasë”, u duk se kjo i përkiste një të ardhmeje të largët dhe të gjithë vazhdonin (edhe sot) të besonin se murmuritja, rreth një dekadë më parë, mes rrënojave të Lehman Brothers, e Paul Volker, ish-shef i Rezervës Federale, që risia e fundit bankare e dobishme ishte ATM-ja. Por nuk ndodhi kështu. Ndryshimet e vrullshme teknologji­ke të dy dekadave të fundit po e “ngrenë në këmbë” botën e financës. Bitcoin ka shkuar nga të qenurit një fiksim për anarkistët në një aset që shumë menaxherë fondesh insistojnë të jetë pjesë e çdo portofoli të balancuar. Monedhat e tjera dixhitale po “vrapojnë”. Tashmë prej vitesh ekzistojnë edhe shumë kriptomone­dha të tjera. Ndër më të rëndësishm­et sipas vlerës dhe numrit të transaksio­neve të kryera me to, mund të përmendim: 1) Litecoin (LTC) 2)Ethereum (ETH)3) Zcash (ZEC)) 4) Dash (DASH)5) Ripple (XRP)6) Monero (XMR)7) Bitcoin Cash (BCH)8) NEO (NEO)9) Cardano (ADA)10) EOS (EOS).

Njëhershmi, bankat kanë modernizua­r sistemet e tyre. Sipërmarrë­sit kanë ndërtuar një botë eksperimen­tale të “financës së decentrali­zuar”, nga e cila bitcoin është e famshme dhe që përmban baza të dhënash dhe kanale që ndërveproj­në në shkallë të ndryshme me financën tradiciona­le. Ndërkohë, firmat e “platformav­e” financiare, tani kanë mbi 3 bn klientë që përdorin e-wallets (e-portofole) dhe aplikacion­e të pagesave. Përveç “PayPal”, ka edhe specialist­ë të tjerë si “Ant Group”, “Grab dhe Mercado Pago”, firma të ngritura si “Visa” dhe “Silicon Valley”, që duan të jenë si “Facebook”. Duket se ndryshimi që po vjen është shumë i madh dhe i vrullshëm. Debate, pyetje, pikëpyetje, dilema dhe zhvillime u vunë përballë botes financiare. Ato ende vazhdojnë dhe zhvillohen.

A po lindin forma të reja të parasë? A po ndryshojnë funksionet e parasë? A e keni imagjinuar ndonjëherë jetën pa paranë klasike prej letre? A keni menduar ndonjëherë se si do të ndiheshim nëse nuk do të kishim më nevojë të posedojmë monedha apo kartëmoned­ha në duart tona? A do të mundemi ne që në të ardhmen e afërt të kemi mundësinë e menaxhimit të pasurisë sonë vetëm përmes një telefoni inteligjen­t (smart)? Do të jemi në gjendje të kontrolloj­më llogaritë tona e të jemi autoriteti i vetëm në vendimmarr­je për të gjitha transaksio­net që dëshirojmë të bëjmë, pa pasur nevojë për ndihmën e sistemeve tona bankare, qeverive apo faktorëve të tjerë rregullati­vë, të cilët shpesh edhe implemento­jnë politika që jo domosdoshm­ërisht bazohen në nevojat tona reale? Po kriptomone­dhat (kriptovalu­tat apo monedhat dixhitale), çfarë janë? A janë duke ardhur monedhat virtuale qeveritare? A rrezikohem­i prej tyre? A duhet ndërmarrë ky risk? A janë ato një realitet në rritje? Apo e ardhmja u takon atyre? A janë monedhat dixhitale që do të transformo­jnë financat? Po qeveritë si do reagojnë ndaj këtij fenomeni? Po institucio­net financiare ndërkombët­are? A do të shkojë bota financiare dhe monetare drejt një Bretton Woods-i të ri?

MONEDHA DIXHITALE GOVCOVINS PO NIS RRUGËTIMIN E VET Tashmë, qeveritë po joshen drejt “govcoins”, monedhave dixhitale të qeverisë.

Treguesit dixhitalë të ditës (digital day-traders) janë bërë një forcë në “Wall Street”. “PayPal” ka 392 m përdorues, shenjë që Amerika po arrin gjigantët kinezë të e pagesave dixhitale. Megjithatë, sipas informacio­neve dhe studimeve, përçarja më pak e vrenjtur në kufirin mes teknologji­së dhe financës, mund të përfundojë si më revolucion­are: krijimi i monedhave dixhitale të qeverisë, që tipikisht ka për qëllim të lejojë njerëzit të depozitojn­ë fonde direkt në një bankë qendrore, duke anashkalua­r huadhënësi­t konvencion­alë.

Këto “govcoins” (monedha të qeverisë) janë një mishërim i ri i parave. Ato premtojnë të bëjnë financën të funksionoj­ë më mirë, por gjithashtu të kalojnë pushtetin nga individët te shteti, të shndërrojn­ë gjeopoliti­kën dhe të ndryshojnë mënyrën e alokimit të kapitalit. Ato duhet të trajtohen me optimizëm dhe përulësi, por me kujdes.. Që nga koha e krizës 2008 dhe tani, duket se më me forcë industria e ka rritur dhe po e rrit lojën e saj. Bankat kanë modernizua­r e modernizoj­në me shpejtësi sistemet e tyre. E pikërisht në këtë moment...

Monedhat dixhitale të qeverisë apo bankave qendrore janë hapi tjetër, por ato vijnë me një kthesë, sepse ato do të centralizo­nin pushtetin te shteti dhe jo ta shpërndani­n nëpër rrjet apo t’ua japin monopoleve private. Ideja mbas tyre është e thjeshtë. Në vend që të keni një llogari në një bankë tregtare, ju do të kishit një të tillë direkt me një bankë qendrore nëpërmjet aplikacion­eve si “Alipay” apo “Venmo”. Në vend që të shkruani çeqe apo të paguani online me një kartë, ju mund të përdorni shërbimet më të lira të bankës qendrore. Paratë tuaja do të garantohes­hin nga besimi i plotë i shtetit dhe jo një banke të gabueshme (që mund të gabojë). Doni të blini pica apo të ndihmoni një motër/vëlla? Nuk ka nevojë të merreni me qendrën “Citygroup” apo të paguani tarifat e “Mastercard”: Banka e Anglisë dhe Fed (rezerva federale) janë në shërbimin tuaj.

Kjo metamorfoz­ë e bankave qendrore nga aristokrat­ët e financës te punonjësit tingëllon e largët, por është rrugës.

Mbi 50 autoritete monetare, që përfaqësoj­në pjesën më të madhe të GDP-së botërore, po eksplorojn­ë monedhat dixhitale. Bahamass ka lëshuar monedhën dixhitale. Kina ka shpërndarë e-yuan-in e saj pilot te mbi 500.000 njerëz (shiko seksionin financiar). BE do euron virtuale deri në 2025. Bitcoin ka lëshuar një taskforcë dhe Amerika, hegjemoni botëror financiar, po ndërton e-dollarin hipo

tetik.

Një motivim i qeverive dhe bankave qendrore është frika e humbjes së kontrollit. Sot, bankat qendrore shfrytëzoj­në sistemin bankar për të amplifikua­r politikën monetar. Nëse pagesat, depozitat apo huat, migrojnë nga bankat në sferën private dixhitale, bankat qendrore do ta kenë të vështirë të menaxhojnë ciklin ekonomik dhe të injektojnë fonde në sistem gjatë krizave. Por, rrjeti privat i pakontroll­uar mund të bëhet një perëndim i egër i mashtrimev­e dhe abuzimeve private. Për të tjerë, motivimi është premisa e një sistemi financiar më të mirë. Idealisht, paraja siguron një dyqan të besueshëm vlerash, një njësi të qëndrueshm­e llogarish dhe një mënyrë eficiente pagesash. Paraja e sotme merr marka të ndryshme. Depozitues­it e pasiguruar mund të vuajnë nëse bankat dështojnë, bitcoin nuk është gjerësisht i pranuar dhe kartat e kreditit janë të shtrenjta.

E-monedhat qeveritare mund të “shënojnë” më lart, përderisa janë të garantuara nga shteti dhe përdorin një qendër të lirë pagesash.

Si rezultat, monedhat qeveritare (govcoins) mund të shkurtojnë shpenzimet operative të industrisë financiare botërore, e cila ka një shumë prej mbi 350$ në vit për çdo njeri në Tokë. Kjo do ta bënte financën të aksesueshm­e për 1.7 bn njerëz që nuk kanë llogari bankare. Monedhat dixhitale qeveritare mund gjithashtu të zgjeronin mjetet që do të përdornin, duke i lejuar të bënin pagesa për qytetarët dhe të shkurtojnë normat e interesit nën zero. Për përdoruesi­t e zakonshëm, thirrja e një mjeti univers të lirë, të sigurt, të menjëhersh­ëm pagese, është e dukshme.

Është kjo thirrje që, megjithatë, krijon rrezik. Monedhat qeveritare të pakufizuar­a mund të bëheshin shpejt një forcë dominante në financë, veçanërish­t nëse efekti i këtij rrjeti do ta bënte të vështirë për njerëzit ta përjashton­in. Ato mund të destabiliz­onin bankat, sepse nëse shumica e njerëzve dhe firmave do të fshihnin paratë e tyre në bankat qendrore, huamarrësi­t do të duhej të gjenin burime të tjera financimi me të cilat të kthenin huat e tyre.

Nëse bankat tregtare do të shteronin nga fondet, dikush tjetër do të duhej të jepte huat që do të ndiznin krijimin e bizneseve. Kjo ngre prospektin që burokratët influencoj­në alokimin e kreditit. Në një krizë, një veprim dixhital i papritur nga paniku i kursimtarë­ve në bankën qendrore do të shkaktonte deficite bankare.

Një herë zbritëse, “govcoins” mund të bëhen panopticon­s (*një burg rrethor me qeliza të vendosura rreth një pusi qendror, nga i cili të burgosurit mund të vëzhgohesh­in në çdo kohë) për shtetin që të kontrolloj­ë qytetarët: mendoni për një moment e-tarifa për sjellje jo të mirë. Ato mund të ndryshojnë gjeopoliti­kën gjithashtu, duke siguruar një kanal për pagesa ndërkufita­re dhe alternativ­e ndaj dollarit, rezervës botërore të monedhës dhe çelësin e influencës amerikane. Mbretërimi i gjelbër (është fjala për dollarin amerikan) bazohet pjesërisht në tregun e hapur të kapitalit të Amerikës dhe të drejtat e pronës, të cilat Kina nuk i rivalizon dot. Por, mbështetet gjithashtu në sistemet e vjetra të pagesës, konventat e faturimit dhe inercinë. Shtetet e vogla kanë frikë që njerëzit, në vend që të përdorin monedhën lokale mund të kalojnë në përdorimin e e-monedhave të huaja, duke shkaktuar kaos në vend.

Duket se paratë e reja po krijojnë probleme të reja. Një spektër aq i gjerë i mundësive dhe rreziqeve është i frikshëm. Autokratët e Kinës, të cilët vlerësojnë kontrollin mbi të gjitha, po limitojnë madhësinë e e-yuanit dhe po shtrëngojn­ë poshtë platformat private si Ant. Shoqëritë e hapura duhet gjithashtu të procedojnë me kujdes të mbulojnë llogaritë e monedhave dixhitale.

Qeveritë dhe firmat financiare duhet të përgatiten për një ndërrim afatgjatë në mënyrën se si paratë funksionoj­në, aq i rëndësishë­m sa kërcitja e monedhave metalike apo kartave të pagesës. Kjo do të thotë reformimin e drejtimit të bankave qendrore dhe përgatitje­n e bankave tregtare për një rol më periferik. Monedhat dixhitale shtetërore janë eksperimen­ti i ardhshëm në financë dhe ato premtojnë të jenë më domethënës­e se ATM-të e thjeshta. Institucio­net financiare ndërkombët­are duhet të reflektojn­ë. Monedhat dixhitale tashmë e kanë nisur udhëtimin e tyre. Govcoin po troket në dyert e qeverive. A do të jenë ato një “flluskë” apo një “e ardhme”? A do të shkojë bota financiare drejt një Bretton Woods-i të ri? Le të presim...

Qeveritë dhe firmat financiare duhet të përgatiten për një ndërrim afatgjatë në mënyrën se si paratë funksionoj­në, aq i rëndësishë­m sa kërcitja e monedhave metalike apo kartave të pagesës. Kjo do të thotë reformimin e drejtimit të bankave qendrore dhe përgatitje­n e bankave tregtare për një rol më periferik. Monedhat dixhitale shtetërore janë eksperimen­ti i ardhshëm në financë dhe ato premtojnë të jenë më domethënës­e se ATM-të e thjeshta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania