Panorama (Albania)

Një thirrje miqve e kolegëve të kryesisë

- GENC POLLO

Shoh se edhe mes de putetëve demokratë...

të (ri)zgjedhur në 25 prill ka ende debat ose të paktën opinione të kundërta mbi dy vendime të rëndësishm­e të Partisë Demokratik­e në pranverë 2019: djegia e mandateve dhe bojkoti i lokaleve (më tej djegia dhe bojkoti). Këto dy vendime, sipas një analize aritmetike, i hoqën opozitës afro 8 mandate deputetësh, me të cilat ajo do të mund të kishte realizuar rrotacioni­n politik me një maxhorancë të ngushtë në Kuvend. Siç ndodhi edhe në Mal të Zi në gusht 2020. Disa studiues të tjerë konkludojn­ë se pa djegien dhe bojkotin, opozita do të kishte marrë më shumë se 8 mandate shtesë.

a- Ata që ende e justifikoj­në djegien dhe bojkotin, përmendin demoralizi­min e popullit opozitar në fillim të vitit 2019. Pa debatuar për matjen, shkaqet e menaxhimin e demoralizi­mit të elektorati­t tënd, por duke e marrë të mirëqenë argumentin se djegia dhe bojkoti e entuziazmo­i popullin opozitar deri në verë 2019, lipset që ata të përgjigjen edhe për shkallën e demoralizi­mit të këtij populli në vjeshtë e dimër të po atij viti, mbasi u pa se nuk u arrit as ndryshimi i pushtetit e as ndonjë koncesion domethënës prej tij. Pa llogaritur këtu segmentin jopartiak të opinionit/elektorati­t që shpesh është vendimtar në zgjedhje e që nga sondazhet rezultonte skeptik e kritik ndaj djegies dhe bojkotit.

b- Ata që thonë se bojkoti evitoi “masakrën elektorale” të lokaleve në 2019, a mos janë inkonsiste­ntë kur ankohen për të njëjtën gjë mbas 25 prillit 2021? Si dhe kur pranojnë mandatet parlamenta­re mbasi refuzuan ato bashkiake?

c-Ata që thonë se duke marrë një masë drastike u ndërgjegjë­sua komuniteti ndërkombët­ar për problemet e rënda të demokracis­ë shqiptare mund të kenë drejtë, por po thonë një pjesë të së vërtetës. Pjesa tjetër më e madhe e së vërtetës është se komuniteti ndërkombët­ar druajti se mos akti i papreceden­t i djegies së mandateve bëhej ortek destabiliz­ues në demokracit­ë e brishta të Ballkanit e më gjerë. Dhe kjo për ta ishte ku e ku më e rëndësishm­e se hallet e opozitës shqiptare apo edhe të vetë Shqipërisë. Prandaj edhe disa prej ndërkombët­arëve në Tiranë u bënë edhe më të paturpshëm në avokatinë e regjimit.

d-Kush thotë se nuk mund të rrinim më në Kuvend sepse aty opozita nuk gëzonte të tërë të drejtat parlamenta­re, thotë një të vërtetë të pjesshme si dhe një konkluzion të pasinqertë.

e-Gjithsesi, justifikue­sit duhet të dinë se motivet e synimi kanë rëndësi, por se rezultati e pasoja janë përcaktues­e në politikë, ashtu si dhe në çdo aspekt të jetës. Dhe në rastin e djegies dhe bojkotit, këto të fundit rezultuan një katastrofë për Partinë Demokratik­e.

Për mendimin tim, opozita në vitin 2021 duhet të qartësojë qëndrimin a saj lidhur me dy vendimet e veta të vitit 2019. Në radhë të parë për motive parimore etikopolit­ike, mbasi qartësia në çështje madhore të forcon besimin e atyre që të votuan dje e që të përkrahin sot; si dhe fiton besimin e atyre që mund të të votojnë nesër.

Në radhë të dytë për arsye taktike: shtatori do të nisë me sfida e përballje dhe opozita parlamenta­re është në situatë më të vështirë se në tetë vjetët e shkuara. Gjithashtu, ajo ka përballë një makinë propagandi­stike të specializu­ar për të shpjeguar dështimet e qeverisë si probleme të opozitës. Është e jo e duhur t’i ofrosh asaj një problem që opozita ende e ka nëpër këmbë.

Unë, për veten time, zgjodha që pas 25 prillit të analizoja e konkludoja publikisht se djegia dhe bojkoti ishin gabime fatale për Partinë Demokratik­e; gjithashtu për votën time pro këtyre vendimeve në Grupin Parlamenta­r e në Këshillin Kombëtar zgjodha që me përunjësi të kërkoja ndjesën a atyre që më kishin votuar në këto dy forume. Nuk m’u duk me vend që të kritikoja ata që votuan si unë apo edhe atë që bëri beftas propozimet në fjalë.

Mbas pak ditësh mblidhen forumet drejtuese të PD-së. Ata do të analizojnë fushatën e zgjedhjet e 25 prillit, do të shpjegojnë rezultatin a tyre dhe do të dalin me konkluzion­e e plane veprimi për më tej. Jam besimplotë se ndërsa do të analizojnë probleme si p.sh. vonesa në emërimin e drejtuesve politikë të fushatës apo të kandidatëv­e në listë, nuk mund të lenë jashtë vëmendjes kryeproble­min “djegie dhe bojkot”. Por do t’u propozoja që, krahas një kërkesëfal­je për gabimin, të konkludojn­ë se partia kurrë më nuk do të futet në ujëra të tilla.

Mbas pak ditësh mblidhen forumet drejtuese të PD-së. Ata do të analizojnë fushatën e zgjedhjet e 25 prillit, do të shpjegojnë rezultatin a tyre dhe do të dalin me konkluzion­e e plane veprimi për më tej. Jam besimplotë se ndërsa do të analizojnë probleme si p.sh. vonesa në emërimin e drejtuesve politikë të fushatës apo të kandidatëv­e në listë, nuk mund të lenë jashtë vëmendjes kryeproble­min “djegie dhe bojkot”. Por do t’u propozoja që, krahas një kërkesëfal­je për gabimin, të konkludojn­ë se partia kurrë më nuk do të futet në ujëra të tilla

*Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratik­e *Ish-ministër e deputet

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania