Panorama (Albania)

Ngjela: SPAK e nisi nga e majta, por të gjithë do kalojnë nën akuzë

“Luftën antikorrup­sion nuk e drejtojmë dot ne sa u përket provave, shërbimet janë të dobëta dhe shumë mirë që janë marrë amerikanët”

- TIRANE

Hetimi është sekret. Fakti është që të gjithë do të kalojnë në kontroll për pronat. Se kur fillon hetimi është shkencë, aq më tepër që këtë hetim e drejtojnë amerikanët. Këtë e tha sekretari i DASH, Blinken. Luftën antikorrup­sion nuk e drejtojmë dot ne sa u përket provave, shërbimet janë të dobëta, dhe shumë mirë që janë marrë ata. Të dhënat e mia që kam, m’i kanë sjellë të gjitha, por kini parasysh nuk janë prova gjyqësore, por fakte. Tani BKH duhet t’i kthejë në prova gjyqësore

Avokati i njohur Spartak Ngjela vlerësoi arrestimet e fundit të Prokuroris­ë Speciale kundër Korrupsion­it, ndërsa tha se hetimet kanë nisur me ata që janë aktualisht në pushtet.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në “Neës 24”, ndër të tjera Ngjela u shpreh se nën akuza do të jetë një pjesë e mirë e zyrtarëve apo ish-zyrtarëve në vend, duke nisur nga postet më të larta drejtuese. “Për të mos e zgjatur: kryeminist­ra, 90 % e tyre kanë qenë të korruptuar. Ja ku janë, a janë me pallate, ku i gjetën?! Këtu janë ish-ministra apo kryeminist­ra me pronë deri në 2 mijë ha. Ku i gjetën?! Çështja qëndron që shërbimet i dinë, por këto duhen kthyer në prova. Nën akuzë do jenë të tërë. Të dyja palët duhet të kenë frikë, goditja vjen nga pushteti dhe goditja këtu do vijë majtas. Është aksioma e Bonapartit që kur goditi me antiterror terrorin, arrestimet i filloi majtas, nga vetja. Edhe SPAK nga e majta ka nisur, sepse nëse do të niste nga e djathta, do të ngriheshin akuza se qeveria ka kapur drejtësinë. Rama i njoftoi të vetët, kryebashki­akët, nuk kam asnjë përgjegjës­i për ju. Tregon se është bashkuar me antikorrup­sionin. Unë, në fakt, mendoja se ishte i lëkundur, por kuptova se është angazhuar tërësisht me antikorrup­sionin”, tha më tej Ngjela, ndërsa theksoi se sipas ligjit të gjithë do kalojnë nën akuzë, nëse ka prova. Ngjela komentoi arrestimet e kryera këtë të shtunë në Ministrinë e Brendshme, ndërsa u shpreh se informacio­net për të kishin ardhur prej kohësh. “Hetimi është sekret. Fakti është që të gjithë do të kalojnë në kontroll për pronat. Se kur fillon hetimi është shkencë, aq më tepër që këtë hetim e drejtojnë amerikanët. Këtë e tha sekretari i DASH, Blinken. Luftën antikorrup­sion nuk e drejtojmë dot ne sa u përket provave, shërbimet janë të dobëta, dhe shumë mirë që janë marrë ata. Të dhënat e mia që kam, m’i kanë sjellë të gjitha, por kini parasysh nuk janë prova gjyqësore, por fakte. Tani BKH duhet t’i kthejë në prova gjyqësore”, u shpreh Ngjela. BERISHA “NON GRATA” I pyetur nëse mund të ketë zgjerim të listës së personave të padëshirua­r në SHBA, avokat Ngjela tha se motivi që shpalli ishKryemin­istri, Berisha është i rëndë. “Ish-Kryeminist­ri shqiptar, Sali Berisha është ‘non grata’, me gjithë familjen. E dini motivin? Korrupsion. Korrupsion­i i lartë i këtyre në Shqipëri thonë, dëmtom sigurinë e Amerikës. E tha Sekretari i Shtetit, Blinken, se do të ketë të tjerë. Unë s’di gjë. Unë bëj analizë mbi faktin, që kur kam studiuar Aristoteli­n nuk merrem me opinionin, por me faktin. Politika amerikane ka thënë jo një herë, ndërsa ambasadorj­a amerikane, ka mbetur te këto të SPAK. Këto më japin të drejtën të flas ato që them. Këta janë të trembur. Pse nuk e bënë kryengritj­en më datë 26 pas zgjedhjeve?! Sepse janë trupat amerikane këtu. Prandaj s’e bënë. Amerika vendosi forcën atje”, tha Ngjela.

KABINETI I RI I pyetur për kabinetin e ri qeveritar, i cili pritet të formohet në shtator, Ngjela tha se në opinionin e tij qeveria duhet të jetë ekspertizë e lartë. “Sipas mendimit tim, qeveria duhet të jetë ekspertizë e lartë, të heqë dorë nga mediokrite­ti. Kjo ishte një qeveri mediokër. Asnjë ekonomist, jurist në nivel të lartë, le më në Parlament që e kishte si ‘drutë e krushkës’. Nëse nuk nxjerr qeveri të nivelit të lartë, do të dështojë keq. Ka fituar mandatin e tretë, ka vota, është parti e madhe, por ky abuzon me votuesit dhe nxjerr të panjohur në qeveri. Kush e bën këtë në Perëndim? Ministri e merr vesh nga radio që është bërë ministër. Ku dinë këta ç’është qeveria. Dhe ja si e kanë katandisur Shqipërinë, e futën në korrupsion. Pse ka korrupsion, se nuk ka qeveri të nivelit të lartë. Enver Hoxha i paaftë ishte, por ishte më i mençur se këta, në qeveritë e para nuk futi injorantë”, vijoi më tej Ngjela. I pyetur mbi një post të mundshëm në kabinetin e ardhshëm qeveritar, Ngjela tha se nuk ka asnjë bisedë mes tij e Kryeminist­rit për kabinetin e ardhshëm qeveritar. “Unë nuk shkoj me pritje, shkoj me biseda. Nuk janë të lehta bisedat me prishjen e marrëveshj­es. Në Angli të vrasin nëse prish marrëveshj­en politike. Shqipëria është vend shumë i pasur por ka popullsi të varfër, sepse është drejtuar nga antishteti dhe korrupsion­i. Korrupsion­i sot është me pashallarë, korrupsion ottoman. Otomanizmi është ligj. Kur të vendoset pushteti gjyqësor në Shqipëri, bie korrupsion­i, kur të bjerë korrupsion­i, bie otomanizmi”, tha Ngjela.

 ??  ??
 ??  ?? Kim me Hajnajn dhe Krajen
Kim me Hajnajn dhe Krajen
 ??  ?? Spartak Ngjela
Spartak Ngjela
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania