Panorama (Albania)

Kufij me drejtësi?

- BERND POSSELT

99 vjet më parë, kur u themelua Unioni Paneuropia­n, shtetet kombëtare europiane tok me ShBA kishin krijuar një rend ndërshtetë­ror në...

Europë, të bazuar në traktatet e Konferencë­s së Paqes në Paris që ishte fort i brishtë. Ati themelues i Paneuropës, Richard Coundenhov­e-Calergi, që asokohe e kuptoi se problemeve kufitare nuk iu dha zgjidhje, përkundraz­i u krijuan të tjera probleme të mprehta. E megjithatë, në thirrjen paneuropia­ne të vitit 1922, ai kundërshto­i rishikimin e kufijve: “Çdo kufi i ri zëvendëson padrejtësi­të e vjetra me të reja. Tensionet midis kufijve kombëtarë, ekonomikë, gjeografik­ë, historikë e strategjik­ë si dhe ekzistenca e krahinave etnikisht të përziera dhe enklavave e bën të pamundur në Europë një rregullim kufitar të drejtë”.

Në vigjiljen e Luftës së Dytë Botërore, të cilën ai e kishte parashikua­r saktë dhe që ishte orvatur me tërë fuqinë e tij ta parandalon­te, ai, në librin e tij “Europa po zgjohet”, konfirmoi vizionin se: “Në Paneuropë kufijtë do të humbasin rëndësinë mistike që u jepet sot. Strategjik­isht do të jenë jodomethën­ës brenda një aleance ushtarake europiane dhe me garancitë reciproke të sigurisë. Ekonomikis­ht do të jenë jodomethën­ës përmes bashkimit doganor e monetar. Kombëtaris­ht do të jenë jodomethën­ës përmes mbrojtjes efektive të minoritete­ve, e cila i mundëson çdo europiani të përdorë gjuhën amtare, pavarësish­t nga shtetësia”.

Bashkimi Europian u orientua në shumë çështje nga këto mendime e megjithatë zbatimi ende çalon për shkak të mangësive. Kështu, BE nuk ka mundur të vërë në fuqi “të drejtën europiane të pakicave e grupeve etnike”; prandaj nisma qytetare “minority safepack”, e cila gjeti përkrahje të gjerë në Parlamenti­n Europian, lipset të trajtohet nga Komisioni Europian i znj. Von der Leyen.

Në Europën Juglindore, problemet e nacionalit­eteve e të kufijve janë veçanërish­t të mprehta. Prandaj stabilizim­i i këtij rajoni është me rëndësi madhore për Europën. Presidenca sllovene e BE-së në gjysmën e dytë të këtij viti shihet me shpresë në këtë aspekt. Një non paper me autorë të panjohur që i atribuohet asaj, por që përgënjesh­trohet nga Lubjana, ka shkaktuar tronditje të forta. Edhe një dokument i ngjashëm i qarkulluar më herët që sugjeronte shkëmbime territoria­le mes Serbisë e Kosovës fqinje ngjalli shqetësime. Por non paper gjoja slloven ka pasoja edhe më të rënda sepse aty propozohet që Bosnje-Hercegovin­a të ndahet mes Kroacisë, anëtare e BE, që e refuzon këtë ide dhe Serbisë nacionalis­te që i bie fyellit të Putinit. Të drejtat e boshnjakëv­e myslimanë do të bëheshin zero.

Kush don të vizatojë kufij të rinj në Ballkan, duhet të mësojë se çfarë po vë në lëvizje. Ai po nxit konflikte midis grupeve etnike në Bosnje-Hercegovin­ë, midis Serbisë e Kosovës, në Sanxhakun e Novi Pazarit të ndarë mes Serbisë e Malit të Zi; po ashtu edhe Mali i Zi deri tani tolerant në këtë aspekt (qeveria e re proserbe po devijon nga ky kurs e po provokon tensione mes malazezve sllavë e shqiptarë).

Me këto në sfond duhen përshëndet­ur si institucio­net europiane, ashtu edhe qeveria gjermane që kanë kundërshtu­ar qartazi fantazi të tilla. Fatkeqësis­ht, Donald Trump dhe këshilltar­i i tij, Grenell, i vunë në pikëpyetje kufijtë ballkanikë. Por Joe Biden, me gjasë Presidenti amerikan me më shumë përvojë, e korrigjoi këtë.

BE e SHBA në këtë çështje janë në një linjë. Ata e dinë që nuk mund të ketë kufij me drejtësi dhe vijat e reja kufitare do ta shtynin rajonin në buzë të luftës. Mbrojtja ndërkufita­re e pakicave sipas standardev­e të drejta e të njësuara, lëvizjet mirëkuptue­se mes popujve dhe progresi i Ballkanit Perëndimor me integrimin europian, të cilin e pengojnë edhe disa pseudoeuro­pianistë, janë urdhëresat e kohës.

Coudenhove-Calergi dallonte revizionis­tët që donin ndryshimin e kufijve nga antirevizi­onistët që donin çimentimin e kufijve aktualë. Por ai e kishte të qartë se kjo kundërshti kapërcehej duke u hequr kufijve natyrën ndarëse të tyre. Kush nuk i merr seriozisht fjalët e tij “Alternativ­at janë: Paneuropa ose lufta” mund të përjetojë surpriza të pakëndshme. * Autori është President i Unionit Paneuropia­n, Gjermani. Ka qenë eurodepute­t bavarez (CSU) në vitet 1994-2014. Që nga 2014, Përgjegjës për Europën Lindore në Partinë CSU.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania