Panorama (Albania)

Futbolli ikën nga shtëpia, italianët kampionë në “Wembley”

Donaruma hero, të kaltrit bëjnë të qajnë vendësit

-

Italia është kampione e Europës. Skuadra e Mançinit triumfoi pas 120 minutash lojë kundër Anglisë në stadiumin “Wembley”, teksa koha e rregullt dhe më pas shtesat u mbyllën në barazim 1-1.

Ljuk Shou kaloi vendësit në avantazh që në minutën e dytë, pas një kundërsulm­i të shpejtë dhe u duk se Italia do të vuante shumë në këtë finale, por me kalimin e minutave “Axurrët” rivendosën balancat në fushë. Manovra e Sauthgejti­t për të luajtur me tre mbrojtës fillimisht, duke preferuar Tripierin në vend të Sakës, funksionoi vetëm në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë të lojës Italia nisi të ushtronte shumë presion duke e detyruar Anglinë të mbrohej shumë afër zonës. Në minutën e 67-të Bonuçi shënon një gol me dhunë dhe barazon ndeshjen. Pas tentativës së Verratit me kokë, topi fillimisht u përplas në shtyllë, teksa Bonuçi ndoqi mjaft bukur aksionin duke mposhtur portierin Pikford. Skuadrat më pas e kërkuan me shumë kujdes golin, por portat mbetën të paprekura deri në fund. Te pika e bardhë e penalltive Donaruma bëri heroin teksa priti dy penallti të Sakës dhe Sanços, ndërsa Rashford goditi shtyllën pingule. Interesant është fakti që trajneri Sauthgejt futi 3 lojtarë në pjesën e dytë enkas për penalltitë dhe pikërisht ata i humbën ato: Saka, Rashford dhe Sanço. Ky është Europiani i dytë që fiton Italia në historinë e saj, pas triumfit në vitin largët 1968. PREMIO REKORD Është 331 milionë euro çmimi total që UEFA po përgatitet për të shpërndarë mes kombëtarev­e që kanë marrë pjesë në “Euro 2020”. Pavarësish­t pandemisë, bëhet fjalë për një rritje krahasuar me 2016-ën, kur kanë qenë 301 milionë.

ITALIA DHE TË MËDHATË – Kualifikim­i ka vlejtur 9.25 milionë, çdo fitore në fazën e grupeve 1 milion, kalimi në 1/8-at 1.5 milionë, çerekfinal­et 2.5 milionë, gjysmëfina­let 4 milionë, ndërsa faza finale 5 milionë; ndërkohë që për atë që ngre trofeun janë parashikua­r 3 milionë të tjerë. Italia në total ka arkëtuar 28.25 milionë euro, ndërsa rrugëtimi i Anglisë drejt finales i ka lejuar Federatës që të arkëtojë rreth 30 milionë euro. Në 2016-ën Portugalia duke triumfuar arkëtoi 25.5 milionë, por këtë herë luzitanët, po ashtu si finalistja tjetër e atij viti (Franca) dhe Gjermania, janë ndër kombëtaret që kanë arkëtuar më pak, duke konsiderua­r skuadrat që kanë kaluar grupet: 12.5 milionë për Gjermaninë dhe Portugalin­ë (po ashtu si Kroacia dhe Uellsi), 12.75 milionë për Francën (si Suedia dhe Austria), me Holandën pak më përpara me 13.75 milionë.

TË TJERAT – Ndërsa mes skuadrave të eliminuara në çerekfinal­e, Belgjika ka marrë 16.25 milionë, krahasuar me 14.25 milionët e Ukrainës dhe 14.75 milionët e Zvicrës dhe Republikës Çeke. Danimarka ndërkohë preu një çek prej 18.25 milionësh, një më pak se gjysmëfina­listja tjetër, gjithashtu e mposhtur, Spanja (19.25 milionë).

PARA EDHE PËR KLUBET – Buzëqeshin pra federatat, por edhe klubet. UEFA në fakt ka garantuar një total prej 130 milionë eurosh për klubet që u kanë dhënë lojtarë kombëtarev­e për Europianin, në bazë të numrit të ditëve që kanë kaluar në gatishmëri të trajnerëve të përfaqësue­seve: mes skuadrave me më shumë të grumbullua­r janë Mançester Siti, Çelsi, Juventusi, Atalanta dhe Interi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania