Panorama (Albania)

Ndryshimet në statutin e PD, Basha përfshin në kryesi Nishanin dhe Ristanin

“Në kryesi: kryetari i Këshillit Kombëtar, i Bordit Financiar, i Komisionit Zgjedhor dhe kryetari i Komisionit të Apelimit”

- Jemin Gjana MARINGLEN KUME Bujar Nishani

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, përfshin në kryesinë e partisë Bujar Nishanin, një nga kritikët e tij pas zgjedhjeve të 25 prillit, por dhe në garën për kryetar partie. Gazeta “Panorama” zbardh letrën që Basha i ka dërguar Komisionit të Përhershëm të Statutit me propozimet e tij për statutin e ri.

Kreu i PD-së propozon një kryesi më të zgjeruar ku kryetari i Këshillit Kombëtar, të jetë anëtar i saj për shkak të funksionit që mban. “Është zgjeruar kryesia e partisë, duke përfshirë si anëtarë të saj për shkak të funksionit edhe kryetarin e Këshillit Kombëtar; kryetarin e Bordit Financiar, kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritet­it dhe Etikës. Gjithashtu, është shtuar rregulli që jo më pak se 30% e anëtarëve të zgjedhur të kryesisë t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësua­r”, thuhet në propozimin e Bashës. Sipas këtij propozimi, në kryesi do të jetë edhe Arben Ristani, një tjetër kritik i Bashës ndaj humbjes së zgjedhjeve parlamenta­re. Ristani mban në PD funksionin e kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritet­it dhe Etikës. Por, Basha përfshin në kryesi për shkak të funksionit që mban, edhe Jemin Gjanën, i cili është kryetari i të gjitha komisionev­e zgjedhore në PD që kur Basha drejton këtë parti. Si parti në opozitë, kryetari i PDsë duket se do të përfshijë në organet drejtuese të partisë sa më shumë personalit­ete të saj. Në këtë funksion, Basha propozon që numri i sekretarëv­e të mos jetë i limituar, por të jetë në dorën të kryetarit që të caktojë numrin që i duhet të tyre. “Është rikonceptu­ar Sekretaria­ti Ekzekutiv i Partisë, duke hequr numrin limit të sekretarëv­e funksional­ë në përbërje të tij. Ky rregull është shtrirë edhe për degët e partisë”, propozon Basha.

DEPARTAMEN­TET

Kryedemokr­ati propozon organizimi­n e Këshillit Kombëtar sipas departamen­teve, të cilat do të përcaktohe­n sipas ndarjes që kanë dhe komisionet e përhershme të Kuvendit, të cilat do të trajtojnë çështjet sipas fushave të tyre, por që sipas Bashës ato do të jenë dhe në funksion këshillimo­r edhe për kryetarin dhe kryesinë e PD-së. “Është rikonceptu­ar mënyra e funksionim­it të Këshillit Kombëtar, duke parashikua­r që anëtarët e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të organizohe­n në departamen­te të Këshillit Kombëtar që funksionoj­në si strukturë këshillimo­re e kryesisë dhe kryetarit të PDSHsë, për çështje tematike. Departamen­tet e Këshillit Kombëtar janë përgjegjës­e për përgatitje­n e platformav­e, opinioneve, strategjiv­e dhe programeve sektoriale, të cilat shërbejnë për formulimin e programi elektoral, programit të qeverisjes dhe veprimtari­në politike të PDSH-së”, thuhet në propozimin e Bashës për Komisionin e Statutit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania