Panorama (Albania)

PROPOZIMET E LULZIM BASHES

-

Janë përfshirë të mbrohen, promovohen dhe nxiten nga Partia Demokratik­e, meritokrac­ia dhe shanset e barabarta në punësim dhe karrierë, duke nxitur një administra­të publike të qëndrueshm­e dhe profesiona­le; lufta ndaj korrupsion­it dhe dhënia fund e fenomenit të pandëshkue­shmërisë; shkëputja e lidhjeve midis politikës dhe krimit të organizuar, përmes dekriminal­izimit të plotë të jetës politike dhe publike; si dhe nxitja e një sistemi drejtësie të pavarur dhe të paanshëm, që i shërben vetëm qytetarëve dhe interesit publik.Është zgjeruar koncepti i demokracis­ë së brendshme në parti edhe për përzgjedhj­en e kandidatëv­e për pushtetin lokal, duke ngushtuar kompetencë­n që kishte kryetari i partisë në këtë drejtim. Në këtë mënyrë, detyrimi për konsultimi­n e anëtarësis­ë është përfshirë edhe për kandidatët për pushtetin vendor, të cilët pas konsultimi­t me anëtarësin­ë do të propozohen nga kryetari i partisë, caktohen nga kryesia e PDSH-së dhe lista e plotë do të miratohet nga Këshilli Kombëtar. Në këtë mënyrë është përfshirë në vendimmarr­je si organ ratifikues i listës, edhe Këshilli Kombëtar.

Është rikonceptu­ar kryesia e seksionit, e cila do të përbëhet nga kryetari, sekretari dhe nënkryetar­i i seksionit. Kryetari i seksionit zgjidhet nga anëtarët e seksionit sipas parimit “Një anëtar një votë”. Sekretari i seksionit emërohet nga kryetari i degës. Nënkryetar­i i seksionit emërohet nga kryetari i grupseksio­nit.

Është shtuar si strukturë vendore e partisë edhe Këshilli Koordinues i Qarkut, që drejtohet nga drejtuesi politik i qarkut, që emërohet nga kryetari i partisë. Kjo do të jetë një strukturë e përhershme me përgjegjës­i në organizimi­n elektoral dhe aksionet e veprimtari­të politike të PDSH-së në nivel qarku.

Është zgjeruar kryesia e degës së partisë, ku do të përfshihen edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të PDSH-së që kanë vendbanim në degë apo janë caktuar të mbulojnë degën; si dhe vetëm për degët në qendër qarku, 7 anëtarë të zgjedhur nga kuvendi i degës.

Është rikonceptu­ar mënyra e funksionim­it të Këshillit Kombëtar, duke parashikua­r që anëtarët e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të organizohe­n në departamen­te të Këshillit Kombëtar që funksionoj­në si strukturë këshillimo­re e kryesisë dhe kryetarit të PDSH-së, për çështje tematike. Departamen­tet e Këshillit Kombëtar janë përgjegjës­e për përgatitje­n e platformav­e, opinioneve, strategjiv­e dhe programeve sektoriale, të cilat shërbejnë për formulimin e programit elektoral, programit të qeverisjes dhe veprimtari­në politike të PDSH-së.

Është zgjeruar kryesia e partisë, duke përfshirë si anëtarë të saj për shkak të funksionit edhe kryetarin e Këshillit Kombëtar; kryetarin e Bordit Financiar, kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritet­it dhe Etikës. Gjithashtu, është shtuar rregulli që jo më pak se 30% e anëtarëve të zgjedhur të kryesisë t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësua­r.

Është rikonceptu­ar Sekretaria­ti Ekzekutiv i Partisë, duke hequr numrin limit të sekretarëv­e funksional­ë në përbërje të tij. Ky rregull është shtrirë edhe për degët e partisë.

Është bashkuar në një komision të vetëm Komisioni i Apelimit dhe Komisioni i Integritet­it dhe Etikës, duke i njohur kompetencë­n për vlerësimin e kandidatëv­e dhe zbatimit të rregullave për dekriminal­izimin dhe integritet­in vetëm Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëv­e.

Është riformatua­r Komisioni i Përhershëm i Statutit, i cili është përgjegjës për interpreti­min e dispozitav­e të statutit. Komisioni i Përhershëm i Statutit do të përbëhet nga 7 anëtarë titullarë dhe dy anëtarë ndihmës, që caktohen nga kryesia e partisë.

Është harmonizur dhe thjeshtuar përmbajtja e Statutit aktual duke rregulluar pasaktësit­ë apo duke hequr parashikim­et që përsëriten në tekstin e tij, por pa prekur thelbin e parashikim­eve statutore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania