Panorama (Albania)

Basha e Majko mbështesin opozitën iraniane për liri

Kreu i PD: “Mbështesim popullin iranian për një vend demokratik e jobërthamo­r”. Ministri: “I lumtur që jam pranë jush”

-

Mbahet në kampin “Ashraf 3” në Manzë samiti treditor botëror “Për Iranin e Lirë 2021”, ku marrin pjesë anëtarë dhe mbështetës të rezistencë­s iraniane nga mbi 50,000 lokacione në 105 shtete.

Të pranishëm dhe në mbështetje të opozitës iraniane ishin kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ministri Pandeli Majko, ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, si dhe dhjetëra senatorë të lartë amerikanë. Gjatë fjalës së tij, Basha shprehu mbështetje për popullin iranian dhe qëllimin e tij për një Iran demokratik e jobërthamo­r. “Partia Demokratik­e e Shqipërisë e ka shprehur qartë pozicionin e saj. Ne kemi një pozicion të fortë kundër tentativav­e të regjimit iranian për veprime të paligjshme e terroriste në tokën tonë, si dhe kundër përpjekjes së tij të strukturua­r për eksportimi­n e fundamenta­lizmit në Shqipëri dhe në rajonin tonë. Ne mbështesim popullin iranian dhe qëllimin e tij për një Iran demokratik e jobërthamo­r. Ne mbështesim dëshirën e popullit iranian për ndryshim dhe e vlerësojmë zonjën Rajavi dhe përpjekjet e saj për t’i ofruar popullit të Iranit perspektiv­ën e një vendi të lirë, laik dhe demokratik”, tha kryedemokr­ati Basha në samit. Gjatë fjalës së tij, ministri Pandeli Majko tha se është i lumtur që është përkrah njerëzve që duan të jenë pjesë e së ardhmes së Iranit, për të cilin tha se ka shpresë të marrë atë që meriton në botë. “Populli iranian e bojkotoi farsën e zgjedhjeve presidenci­ale. Raisi akuzohet për krime kundër njerëzimit nga organizata ndërkombët­are të të drejtave njerëzore dhe tani zgjidhet President. Jam i lumtur që sot u qëndroj përkrah njerëzve që duan të jenë pjesë e së ardhmes së Iranit. Me Maryam Rajavin ka shpresë që Irani do të marrë vendin që meriton në botë”, tha Majko. Mike Pompeo, Sekretari amerikan i Shtetit deri në vitin 2021, u shpreh se duhet ta mbështesim popullin iranian me çdo mënyrë të mundshme në luftën e tij për një Iran më të lirë e më demokratik, pasi diktatura fetare është në pikën më të brishtë që nga viti 1979. “Diktatura fetare është në pikën më të brishtë të saj që nga viti 1979 dhe perspektiv­a e saj për mbijetesë po vihet në dyshim haptazi nga zyrtarë të brendshëm të regjimit dhe nga njerëzit e pakënaqur e liridashës­it. Duhet ta mbështesim popullin iranian me çdo mënyrë të mundshme në luftën e tij për një Iran më të lirë e më demokratik. Në fund populli iranian do të ketë një republikë laike, demokratik­e dhe jobërthamo­re”, tha Pompeo. Në fjalimin e saj ditën e parë të samitit, Maryam Rajavi, Presidentj­a e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencë­s së Iranit (NCRI), tha se lufta e opozitës bëhet për tri qëllime: liri, demokraci dhe barazi. Ajo tha se tha se emërimi si President nga Khamenei i EbrahimRai­si-t, njërit prej autorëve të masakrës së 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë, ka shënuar disfatën dhe turpin më të madh në historinë e regjimit klerikal. Vetëm frika e regjimit nga kryengritj­et dhe disfata politike e liderit suprem mund ta shpjegojë ngritjen e

Raisi-t, ekzekutues­it të masakrës së 1988-ës, në këtë post të lartë. “Vullneti ynë dhe i popullit tonë mund të përmblidhe­t në këto tri fjalë: liri, demokraci dhe barazi. Për sa i përket komuniteti­t ndërkombët­ar, i kërkojmë që ta njohë përpjekjen e popullit iranian për ta përmbysur këtë regjim dhe t’i njohë këto tri koncepte. Duam të sjellim përpara drejtësisë liderin suprem të mullahëve, Ali Khamenei, Presidenti­n e tij, Ebrahim Raisi, kryegjyqta­rin Gholam-Hossein Mohseni Eje’i dhe zyrtarët e tjerë përgjegjës për masakrën e 1988ës, me akuzën e krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit”, tha Rajavi përpara të pranishmëv­e në samit, që përkon me 32-vjetorin e masakrës.

 ??  ?? Maryam Rajavin, në samitin 3-ditor botëror “Për Iranin e Lirë 2021”
Maryam Rajavin, në samitin 3-ditor botëror “Për Iranin e Lirë 2021”
 ??  ?? Basha e Majko, bëhen bashkë në samitin e MEK
Basha e Majko, bëhen bashkë në samitin e MEK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania