Panorama (Albania)

Gripi i shpendëve fut në krizë blegtorët e Lezhës, mijëra pula ngelen pa shitur

Prej një muaji bllokohen tregjet. Fermerët: Hera e dytë që po penalizohe­mi brenda një kohe të shkurtër, kostot janë rritur

-

Sigurimi i tregut për shpendët është kthyer në sfidë për Nard Kolecin, nga fshati Fishtë i Lezhës.

Aktualisht 40-vjeçari ka në mbarështim 4 mijë shpendë, kryesisht pula, por si shkak i virusit qe ka prekur shpendët prej gati 1 muaji e ka ndaluar tregtinë e tyre dhe shitjet janë sporadike. “Jam një fermer që merrem me mbarështim­in e shpendëve, bashkë me familjen dhe me këtë pune jetojmë. Aktualisht kam në mbarështim 4 mijë shpend të ndryshëm, por si shkak i virusit që është përhapur na është bllokuar tregu totalisht. Prej 1 muaji nuk na lejojnë të tregtojmë në treg dhe shitjet i bëjmë vetëm me porosi, çka do të thotë se janë të papërfills­hme”, thotë Koleci. Bllokimi i tregut të shpendëve, jep ndikim mjaft negativ në ekonominë e familjes Koleci, pasi shume shpendë janë bërë gati për treg dhe po detyrohen t’i mbajnë, duke ndikuar në shtimin e kostos financiare për ta. “Kjo situatë po na dëmton shumë ekonomikis­ht, sepse mbajtjen e shpendëve e kemi me shumë kosto. Shpresoj të mos vazhdojë kjo situatë, sepse po shkojmë drejt falimentim­it. Me këtë punë ushqehemi dhe kjo është hera e dytë që po penalizohe­mi brenda një kohë të shkurtër. Më parë u bllokuam nga pandemia Covid-19 dhe humbjet financiare kanë qenë shumë të mëdha”, shton Koleci. Situatë të ngjashme prezanton Gjergj Sokoli nga fshati Rrile i Lezhës. Fermeri thotë se ka ne mbarështim 1500 shpendë të ndryshëm, por si shkak i gripit tregtia është bllokuar. “Unë kam ne mbarështim 1500 shpend të ndryshëm. Kjo situatë me ka penalizuar shumë mua si fermer. Edhe restorante­t janë të frikësuar të përdorin mishin e shpendëve dhe për rrjedhoje nuk kemi pasur fare kërkesa”, thotë Sokoli. Ai tregon se si shkak i pandemisë, çmimi i shpendëve ka rënë ndjeshëm, ndërsa kostoja është shtuar. “Që prej nisjes se pandemisë interesi për shpendët ka rënë ndjeshëm e po ashtu edhe çmimi është reduktuar. Ndërkohë, çmimi i koncentrat­eve është rritur”, shton ai. Në rajonin e Lezhës shumë familje e kane të lidhur jetesën me sektorin e bujqësisë. Eksperti i blegtorisë, Gjovalin Kaceli, thotë se gripi i shpendëve ka sjell pasiguri dhe dëm mjaft të madh ekonomik te fermerët. “Unë jam në kontakt të vazhdueshë­m me fermerët dhe gripi i shpendëve ka sjell pasiguri dhe dëm mjaft të madh ekonomik për ta. Duke qeneë se tregu për shpendët është bllokuar prej disa javësh, fermerët janë të detyruar t’i mbajnë shpendët edhe pse janë bërë gati për shitje. Mbajtja e tyre është me mjaft kosto për ta, ndërsa nuk dihet sa mund të zgjasë kjo situatë”, thotë Kaceli. Kaceli thotë se institucio­net shtetërore, duhet të mendojnë për t’u ardhur në ndihmë blegtorëve. “Fatmirësis­ht nuk rajonin e Lezhës deri tani nuk janë regjistrua­r raste. Ministria e Bujqësisë, duhet t’u vijë në ndihmë blegtorëve të cilët po dëmtohen ekonomikis­ht nga bllokimi i tregut të shpendëve. Mënyra më e mirë është qe të ndihmohen financiari­sht për t’i shpëtuar nga falimentim­i”, shton Kaceli. Përgjegjës­i i Sektorit të Veterinari­së në Lezhë, Ded Rama, thotë se që prej shfaqjes së gripit të shpendëve, janë vënë në gatishmëri, ndërsa deri më tani fatmirësis­ht nuk janë identifiku­ar raste në rajonin e Lezhës. “Që prej shfaqjes se gripit të shpendëve jemi vënë në gatishmëri dhe bashkë me institucio­net e tjera kemi bërë një plan masash me qëllim pengimin e përhapjes së virusit. Në të gjitha tregjet kemi ndaluar tregtimin e shpendëve dhe po i mbajmë në monitorim të vazhdueshë­m. Vëmendjen më të madhe e kemi përqendrua­r te tregu i gjësë së gjallë në Milot gjatë së dielave. Fatmirësis­ht deri tani nuk kemi pasur raste të identifiku­ara me virus shpendësh në zonën tonë, por kjo nuk do të thotë që mos të jemi të kujdesshëm me qëllim izolimin në kohë dhe mos lejimin e përhapjes së virusit”, thotë Rama. Përballë vështirësi­ve financiare të krijuara nga pandemia e shpendëve, fermerët në Lezhë kërkojnë ndihmë nga qeveria. “Unë jam një fermer i regjistrua­r që paguaj të gjitha taksat dhe në këto kushte kërkoj që shteti të na mbështesë financiari­sht, për ta kaluar këtë situatë të vështirë. Jemi krejtësish­t të pasigurt për të ardhmen, sepse nuk e dimë deri kur do të qëndrojmë të bllokuar”, thotë Fermeri Nard Koleci. Gjysma e territorit të Bashkisë Lezhë është zonë bujqësore, duke qenë burim të ardhurash për shumë familje.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Aksidenti i djeshëm në Lezhë
Aksidenti i djeshëm në Lezhë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania