Panorama (Albania)

Shtimi i aksidentev­e, ndëshkohen mbi 4 mijë drejtues

Policia Rrugore shton kontrollet edhe me makina të paloguara

-

Pas aksidentev­e të shumta të regjistrua­ra gjatë ditëve të fundit, Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve që të respektojn­ë rregullat e qarkullimi­t rrugor. Ndërkohë, në terren po zhvillohen kontrolle të shumta, ku përveç dronëve, radarëve, kamerave dhe aparateve fotografik, por përdoren edhe makina të paloguara. Policia thekson se kanë përfunduar në pranga 28 drejtues automjetes­h, nga të cilët 12 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Sipas Policisë së Shtetit, 15 prej drejtuesve janë arrestua për drejtim mjeti pa patentë dhe një tjetër për falsifikim të certifikat­ës për errësimin e xhamave. Gjatë fundjavës, Policia ka kanë arrestuar në kushtet e flagrancës 6 drejtues mjetesh, për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, nga të cilët 3 nga Policia Rrugore e Tiranës, 1 nga Policia Rrugore e Lezhës, 1 nga Policia Rrugore e Shkodrës dhe 1 nga Policia Rrugore e Vlorës. Ata qarkulloni­n me shpejtësi tej normave të lejuara në qendrat e banuara, si dhe për shkelje semafori, për mungesë siguracion­i, për mos vendosje të rripit të sigurimit dhe parakalim të gabuar, iu kanë ofruar punonjësve të Policisë Rrugore, nga 2000 deri në 8000 lekë. Policia e Shtetit thekson se numri i qytetarëve që denoncojnë shkeljet e drejtuesve të automjetev­e është rritur në mënyrë të ndjeshme. “Falë këtyre telefonata­ve, në Tiranë janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh, 1 në Laprakë duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, në gjendje të dehur, dhe 1 rrugën “Pjetër Budi”, i cili pa leje drejtimi

Ndërkohë, në terren po zhvillohen kontrolle të shumta, ku përveç dronëve, radarëve, kamerave dhe aparateve fotografik­e, po përdoren edhe makina të paloguara. Policia thekson se kanë përfunduar në pranga 28 drejtues automjetes­h, nga të cilët 12 për drejtim mjeti në gjendje të dehur

dhe në gjendje të dehur në masën 0.94 mg/l, gërmonte me një mjet teknologji­k në afërsi të një pallati, duke rrezikuar shembjen e pallatit”, thuhet në reagim. Ndërkohë, gjatë 48 orëve, si rezultat i kontrollev­e dhe denoncimev­e në Komisariat­in Dixhital e në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administra­tive 4134 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si parpër akalime e manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosj­e të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi. Policia e Shtetit thekson gjithashtu, se janë pezulluar 71 leje drejtimi, nga të cilat 51 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte nga 75 km/h në qendrat e banuara deri në 180 km/h në rrugën interurban­e Fier-Vlorë, dhe 20 drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Mëngjesin e së dielës, një aksident vdekjeprur­ës u regjistrua në aksin rrugor Gostimë-Mollas në Cërrik, ku gjeti vdekjen një 33-vjeçar. Viktima me iniciale R.H humbi kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Ndërkohë, një aksident i pazakontë u regjistrua në aksin Milot-Mamurras. Automjeti tip “Volswagen” doli nga rruga rreth orës 12:00 dhe u përplas trafikndar­ësen, duke u çarë në mes. Për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i automjetit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania