Panorama (Albania)

Klement Balili “fiton” betejën, ikën nga Burgu i Sigurisë së Lartë të Peqinit

-

Pas një beteje gati njëvjeçare me drejtësinë, Klement Balili, i dënuar me 10 vite burg për trafik droge, ka arritur të ndryshojë vendin e vuajtjes së dënimit. Kështu, gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu ka vendosur më 9 korrik të këtij viti që Balili të kryejë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme dhe jo në Burgun e Peqinit, ku ka qëndruar deri më tani. Shkak i këtij vendimi janë bërë problemet e tij shëndetëso­re. Në këtë mënyrë, Balili do ta ketë më të lehtë të zhvillojë takime me mjekët, si dhe me familjarët. Gjyqtarja e ka marrë një vendim të tillë bazuar në ekspertizë­n shëndetëso­re të ekspertëve. Vendimi është aprovuar edhe nga Prokuroria e Elbasanit, e cila pa pranuar aktet e ekspertimi­t të mjekëve. Më 17 shkurt të këtij viti Balili ka bërë një tjetër kërkesë për lirim nga qelitë për shkak të gjendjes shëndetëso­re, ndërsa në korrik të vitit të shkuar ai iu drejtua Gjykatës për kryerjen e dënimit në një burg të zakonshëm. Më 16 korrik të vitit 2016, Policia bllokoi gjatë rrugës për në Greqi 750 kg kanabis sativa, duke arrestuar 4 persona, tre ishin punonjës Policie dhe tjetri ishte Klement Balili, i njohur si një nga pronarët e një kompleksi turistik në Butrint. Arrestimi u krye në rrugën Muzinë–Delvinë, rreth orës 14:00. Operacioni­n e kishte nisur Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në atë kohë, pasi ishin të përfshirë edhe 3 punonjësit e Policisë. Përveç sasisë së konsiderue­shme të drogës që u kap, Balili dhe të tjerët u akuzuan edhe për trafikimin e disa ngarkesave të tjera me mjete lundruese në drejtim të Korfuzit. Veprimtari­a e tyre dyshohej të kishte filluar që prej vitit 2005. Balili, që atëherë ishte 34 vjeç, dyshohej si një nga organizato­rët e nisjes me skaf të sasive të ndryshme të drogës drejt Greqisë. Nga hetimet që u kryen nga Prokuroria e Krimeve të Renda dhe SHKB dyshohej se këta persona kishin 3 vjet që merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike. Më 20 korrik 2006 biznesmeni Klement Balili gjatë seancës së masës së sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ofroi garanci pasurore kundrejt lirisë së tij. Megjithatë, garancia nuk u pranua nga Gjykata, e cila vendosi ta lërë në burg, bashkë me 3 policët. Gjatë seancës Balili dhe dy nga policët nuk e pranuan akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike të ngritur nga Prokuroria. Prokurori i çështjes, duke i kërkuar Gjykatës që të deklaronte të ligjshëm arrestimin e 4 të dyshuarve, shprehej se: “Në momentin e arrestimit këtyre personave u është sekuestrua­r një furgon me targa gjermane, brenda të cilit ishin fshehur 26 çanta të mbushura me 750 pako një kilogramës­he kanabis sativa, gjysmë i gatshëm, i presuar dhe i ambalazhua­r”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania