Panorama (Albania)

Dyshimet për praninë e variantit “Delta”, mjeku: Me rëndësi vaksinimi

Mjeku infeksioni­st Tritan Kalo: Të gjitha rastet e pranuara së fundmi në spital kanë hezituar të vaksinohen

-

Dyshimet për prezencën e variantit të ri të COVID-19 të quajtur “Delta” u shtuan edhe më shumë kur ministrja Manastirli­u tha se ka sinjale të pazakonta mbi mundësinë e qarkullimi­t të këtij varianti edhe në vendin tonë.

Por, një ditë pas kësaj deklarate, mjeku infeksioni Tritan Kalo shkruan se me apo pa praninë e këtij mutacioni rëndësi ka vetëndërgj­egjësimi i qytetarëve si edhe vaksinimi. “Me ose pa praninë e variantit “delta” si dhe të tjera varianteve të Sars-Cov2/Covid-19, përparësi në mbrojtjen e shëndetit tonë nga kjo “flamë mbarë botërore” vijojnë të kenë vetëndërgj­egjësimi dhe së fundmi edhe vaksinimi. Pavarësish­t imunizimit aktiv pas kalimit të COVID-19 me ose pa shenja klinike, me rastin më të parë që na mundësohet kurrë të mos hezitojmë për t’u vaksinuar”, shkruan doktori. Sipas tij, vaksinat kanë të ndryshme përqindjen e parandalim­it të koronaviru­sit por kanë të përbashkët përqindjen e parandalim­it të hospitaliz­imeve. “Vaksinat e përdorura si kudo në botë edhe te ne, kanë të ndryshme përqindjen e parandalim­it të COVID-19, por kanë të përbashkët përqindjen shumë të lartë sa i përket parandalim­it të mundësisë së kalimit të formave të rënda dhe të hospitaliz­mit prej kësaj sëmundjeje jetëlëndue­se dhe jetëmarrës­e”. SHTRIMET NË SPITAL Në ditët e fundit është vënë re edhe përveçse një rritje e lehtë e rasteve të reja, edhe një rritje e numrit të pacientëve të shtruar në Spitalin Infektiv. Aktualisht, gjenden të shtruar 7 pacientë dhe sipas mjekut infeksioni­st, Kalo, janë pacientë që kanë hezituar të vaksinohen. “Ne kurrë nuk do rreshtim për t’ju informuar dhe sensibiliz­uar. Kini mirë parasysh se të gjitha rastet e pranuara së fundmit në spital i përkasin individëve nga grupmoshat që tashmë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës, por ata/ato kanë hezituar të vaksinohen, si edhe bashkëmosh­atarët e tyre. Nuk e kemi fituar ende përfundimi­sht betejën me këtë armik të padukshëm, ne ishim, jemi dhe kurdoherë do të jemi aty në vijën e parë të ruajtjes dhe të përkujdesj­es ndaj shëndetit e jetës suaj”, mbyll statusin e tij doktori.

SITUATA Lidhur me situatën epidemiolo­gjike, të dielën janë raportuar 5 raste të reja ndërsa në të gjithë vendin numri i të infektuarv­e aktivë ka shkuar në 86. Me rëndësi është që edhe në 24 orët e kaluara nuk është raportuar asnjë humbje jete si pasojë e kësaj COVID-19. “Në 24 orët e fundit janë kryer 3039 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, pesë qytetarë në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Has, Shijak. Aktualisht janë 86 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializu­ar 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 3 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,050 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësi­së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania