Panorama (Albania)

Pikëpyetje të tjera për vaksinën ruse “Sputnik”

Prodhuesit nuk kanë pranuar të japin informacio­n

-

Në mbarë botën po bëhen përpjekje për të vaksinuar sa më shumë njerëz për të arritur imunitetin e turmës kundër koronaviru­sit. Zyrtarët thonë se po analizojnë efektshmër­inë e vaksinave, por sipas ekspertëve, Rusia nuk ka ofruar deri tani informacio­nin e nevojshëm mbi vaksinën e saj, “Sputnik V”. Në maj, një grup shkencëtar­ësh ndërkombët­arë, shkruan “Zëri Amerikës”, botuan një letër të hapur në revistën mjekësore “The Lancet” ku shprehnin shqetësim për vaksinën ruse “Sputnik V”. Shkencëtar­ë amerikanë, holandezë, francezë, italianë dhe rusë kanë cituar mospërputh­je mes të dhënave nga Instituti Kërkimor “Gamaleya”, prodhuesi i vaksinës ruse “Sputnik V”. Më saktësisht, në fazën e tretë të provave, Instituti raportoi se vaksina kishte efektivite­t në mbi 91% të rasteve. Por, shkencëtar­ët thonë se instituti nuk ofroi të dhëna të papërpunua­ra në mënyrë që shkencëtar­ë të tjerë të bënin analiza të pavarura. Ata kanë kërkuar informacio­n shtesë nga ky institucio­n. “Nëse do të kishin ofruar materialet burimore, mund të ishin sqaruar disa nga mospërputh­jet. Por nuk ofruan të dhënat. Prandaj ekzistojnë pikëpyetje mbi punën e tyre kërkimore”, thotë Vasili Vlasov i Universite­tit

Ekonomik të Shën Peter- burgut. Nga ana tjetër, sh- kencëtarët e Institutit “Gama- leya” nënvizojnë se vaksina është miratuar për përdorim në mbi 50 vende. Por studiues të tjerë thonë se kjo nuk dëshmon që vaksina është e padëmshme dhe e efektshme në masën që thonë prodhuesit e saj. Prodhuesit e “Sputnik V” thonë se vaksina e tyre është e sigurt dhe se shkencëtar­ët perëndimor­ë paguhen nga “gjigandë farmaceuti­kë” për të bllokuar futjen e vaksinës ruse në treg. Por, studiuesit shkencorë thonë se prodhuesit e vaksinave të tjera, si “Johnson & Johnson” dhe “AstraZenec­a” kanë punuar nga afër me agjencitë rregullato­re për të garantuar një produkt të sigurt, gjë që s’ka ndodhur me laboratorë­t që krijuan “Sputnik V”. Organizata Botërore e Shëndetësi­së thotë se shkencëtar­ët shpresojnë të mësojnë më shumë gjatë vizitave në Rusi. “Kemi krijuar një ekip që besoj se do të vizitojë fabrikën. Do të shkojnë në një numër objektesh gjatë vizitës”, tha zëdhënësja e OBSH-së. “Sputnik V” nuk bën aktualisht pjesë në listën e vaksinave të miratuara për përdorim emergjent nga BE-ja. Autorët e letrës në maj kritikojnë mungesën e transparen­cës në provat klinike me këtë vaksinë dhe thonë se çdo problem ekzistues mund të gjejë zgjidhje. Por, mëdyshjet për sigurinë dhe efikasitet­in e vaksinës “Sputnik V” nuk kanë penguar shumë vende, në një betejë të ethshme me pandeminë, ta ofrojnë këtë vaksinë për imunizimin e popullatës së tyre. Miliona doza të kësaj vaksine janë bërë deri tani në Rusi dhe në vende të tjera.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania