Panorama (Albania)

Zyrtarizoh­et anglishtja gjuhë e huaj që në klasë të parë

Zbardhet urdhri dhe programi i gjuhës angleze për më të vegjlit. Për klasat e treta në shumicën e shkollave ende vendoset me “short”

-

Nga 13 shtatori të gjithë nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, krahas “ABCsë”, do të mësojnë edhe alfabetin e gjuhës angleze.

“Gjuha angleze do të nisë të mësohet kudo në të gjitha shkollat e vendit që në klasën e parë. Është koha që të gjithë të mësohen me gjuhën bazë të komunikimi­t dixhital, qysh sot ne duhet ta pajisim brezin me dijet bazë”. Kjo është deklarata e Kryeminist­rit Edi Rama, në prezantimi­n e platformës qeverisëse të mandatit të tretë dhe nuk ka vonuar në përmbushje­n e tij. Ministria e Arsimit ka shpallur urdhrin dhe programin e gjuhës angleze, ndërsa sot do të shpallen shtëpitë botuese që do të bëjnë gati tekstet për më të vegjlit e 9vjeçares. E gjitha kjo ndodh paralelish­t me një situatë paradoksal­e me të cilën përballen prej vitesh prindërit e nxënësve të klasave të treta. Aty zbatohet një tjetër standard. Nuk bëjnë punë politikat e qeverisë për të nxjerrë një brez anglishtfo­lësish të mirë, por shorti. Ndonëse Rama shprehet se të gjithë fëmijët duhet ta mësojnë, e madje sa më shpejt, në disa shkolla çdo vit klasat, të cilat që në krye të herës do të zhvillojnë anglisht, italisht, frëngjisht apo gjermanish­t, përcaktohe­n me “letër me vrimë”. Në një botë ku të gjithë rendin pikërisht drejt asaj që thotë Kryeminist­ri, anglishtes, futen në lojë prindërit, të cilët ose ndërrojnë shkollë, ose klasën e fëmijës. Kështu, teksa ata që ulen për herë të parë në banka do të kenë një palë detyra më shumë, nxënësit që përfunduan klasën e dytë dhe futen në të tretën do të përballen sërish me short, pasi nuk mund të mësojnë gjuhën e huaj që duan e që duhet sot.

URDHRI Nga marsi, kur u shpreh si pjesë e planit qeverisës, kanë mjaftuar vetëm dy muaj për të materializ­uar urdhrin bashkë me programin mësimor të gjuhës së huaj, të publikuar në 1 qershor, tre muaj përpara nisjes së vitit të ri shkollor. Ndërsa në 12 korrik (sipas urdhrit bashkëngji­tur fotos) do të shpallet shtëpia botuese (më shumë se një). Ndonëse nuk kanë mësuar shqipen, praktikish­t nxënësit do të duhet të punojnë me libra. Sipas Ministrisë së Arsimit, anglishtja do të vijojë të mësohet si gjuhë e huaj e parë, siç edhe gjykohet e përshtatsh­me nga ekspertët dhe vetë prindërit e fëmijëve, por nuk thuhet se çfarë do të bëhet me ata që nuk e kanë fare në kurrikul. Kjo i lë formimin e tyre rastësisë (përmes ekraneve kompjuteri­ke) apo kurseve shtesë, një kosto e angazhim ekstra për prindërit e këtyre nxënësve. Ulja e kohës së mësimit të anglishtes ka gëzuar mësuesit e gjuhës angleze, që presin të rekrutohen këtë vit më shumë, por nga ana tjetër, ka futur ankth te mësuesit e gjuhëve të tjera alternativ­e, me frikën se mund të dalin “jashtë loje”. Mësimi i hershëm i gjuhës angleze shihet si i lidhur ngushtë me njohjen dhe përdorimin e teknologji­së. Për t’i mbajtur fëmijët brenda IT-së, do të implemento­het edhe një tjetër risi, po këtë vit: që në klasën e parë do të bëhet edhe edukim për teknologji dhe informacio­n. Por për këtë, nuk ka ende asnjë detaj më shumë.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e urdhrit për tekstet e anglishtes së klasës së parë
Faksimile e urdhrit për tekstet e anglishtes së klasës së parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania