Panorama (Albania)

Caktohet data, viti i ri akademik nis në 11 tetor

Deri në 30 shtator 2022, asnjë sinjal për mënyrën si do zhvillohet

-

Ende pa u mbyllur mirë ky vit akademik, ministrja e Arsimit ka firmosur urdhrin për vitin e ri akademik 2021-2022. Në dokumentin e firmosur që në datën 17 qershor (faksimile bashkëngji­tur shkrimit) saktësohet 11 tetori si dita e parë e mësimdhëni­es, e cila do të zgjatë përgjatë një viti të plotë deri në 30 shtator të 2022-shit. Vetëm datë, asgjë më tepër mbi modalitete­t e zhvillimit të tij. Kujtojmë që studentët kaluan një vit të tërë me mësim online. Pavarësish­t se komiteti i ekspertëve dha lejen për t’u rikthyer në auditorë, shumica nuk e bënë për shkak të mungesës së akomodimit, gjetja e të cilit ishte e pamundur vetëm për sezonin e provimeve dhe disa ditë konsultime.

Por ajo që ka mërzitur kohët e fundit studentë janë informacio­net e dhëna nga burime jozyrtare, se edhe semestri i parë i vitit që vjen do të zhvillohet online, si mësimi, ashtu edhe provimet. Bëhet fjalë për informacio­ne që qarkullojn­ë në qarqet universita­re, pasi asgjë nuk është bërë publike, sa kohë që jemi ende larg nisjes së vitit akademik, si dhe referuar një situate të qëndrueshm­e pandemike.

Sidoqoftë, tema e këtyre kohëve janë pranimet e reja në universite­te. Ish-mat- urantët janë përfshirë nga ankthi nëse me pikët që kanë, fitojnë degën e preferuar. Ndërkohë, deri në fund të korrikut duhet të përllogari­sin dhjetë profilet që i duan më shumë, bazuar në rezultatet e arritura gjatë shkollës së mesme dhe provimeve të fundit. Në fillim të muajit gusht bëhet plotësimi i formularit A2, ndërsa duhet të presin thuajse një muaj për të shuar kuriozitet­in për një nga zgjedhjet më të rëndësishm­e të jetës: profesioni­n. Për joekselent­ët apo ata që këmbënguli­n fort pas një dege, i pret një sagë e gjatë me raunde e faza regjistrim­esh, që mund të bëhen vetëm pasi të rinjtë e shkëlqyer të lirojnë degët që mbajnë peng (janë me qindra që fitojnë dhjetë degë njëherësh). Regjistrim­et janë parashikua­r të mbyllen përpara 11 tetorit, me dërgimin e listave të studentëve të rinj për matrikulli­m në Qendrën e Shërbimeve Arsimore dhe Ministri.

 ??  ?? Faksimile e urdhrit për vitin e ri akademik
Faksimile e urdhrit për vitin e ri akademik
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania