Panorama (Albania)

“Kadare ka shkruar për partinë, të mbajë qëndrim për refugjatët”

“I kemi shkuar tri herë në shtëpi për t’i kërkuar një intervistë, por nuk pranoi ta përgatiste”

-

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Dimri i madh”, “Koncert në fund të dimrit”, etj.? Situata e tanishme kërkon që Ismaili me emrin e qëndrimin e tij prej intelektua­li të njohur t’i bëjë një shërbim të ri popullit, Partisë dhe atdheut. Ky qëndrim do ta lartësonte, ndryshe a mund të qëndronte në krahun tjetër e të premtonte si Tuxhmani se ka gabuar dikur kur ishte i ri? Është koha kur ndonjë intelektua­li të tillë i duhet thënë: “Ti që flet me kaq zjarr për demokracin­ë lirinë e individit, e indinjohes­h pse polici përdor shkopin e sheh se ç’po bën i huaji kundër lirisë së Shqipërisë? Kujt do t’i vlenin botimet e tua kur nuk thua një fjalë për këto që sheh? Desha të tërheq vëmendjen se ka disa tipa njerëzish me prirje negative e formim jo të shëndoshë. Në përgjithës­i ata janë intelektua­lët e rinj, si ndonjë pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, ndonjë punonjës në Kinostudio, apo në shtypin letrar, ndonjë piktor etj. Me ta duhet punuar me durim e duhen mbajtur afër për t’ua thyer mitet për të mos i lejuar të bëhen përçues të një vije të gabuar.

SHOKU XHELIL GJONI: Ndoshta ka nevojë të organizohe­n me këta njerëz disa debate në grupe të ngushta për problem të ndryshme që kërkojnë të sqarohen. Për shembull, ka pasur mjaft pyetje për çështjen e marrjes së kredive. Mund të ftohen në auditorë të ndryshëm njerëzish, shokë kompetentë e me nivel, si Farudin Hoxha. Po kështu mund të veprohet për çështje të tjera. Diskutohet mjaft për problemin e Kosovës, si dhe për pozicionin e inteligjen­cës kosovare. Reaksioni dhe në këtë çështje përpiqet të hedhë vrer kundër nesh. Flitet për problemin e bashkimit me Kosovën me ne, për të cilën thonë se është e interesuar edhe Amerika që pas këtij bashkimi vetvetiu mund të arrihet një zgjidhje e përgjithsh­me.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ka dhe nga ata që e përziejnë këtë çështje me pozitën e disa intelektua­lëve kosovarë që propagando­jnë se duhet braktisur ideologjia dhe të merremi me nacionaliz­min. Parulla e tyre është Shqipëria Etnike. Por të pranosh nacionaliz­min, do të thotë të pranosh Ballin Kombëtar dhe Legaliteti­n. Ne nuk mund të sakrifikoj­më idealet tona për një Shqipëri të tillë etnike. Mund të ketë ndonjë tjetër që ekzaltohet për një shtëpi europiane, krejt të hapur me plot kate e apartament­e po të dojë, veç me një ideologji të borgjezisë!! E theksoj se përballë këtyre dëshirave e parullave nuk duhet të tërhiqemi, por të hidhemi në sulm. Veprimtari­a jonë duhet të jetë e efektshme. Mitingu që u organizua në Tiranë, për shembull, ishte mjaft i mirë dhe e arriti qëllimin, por ai nuk u shoqërua më pas me punë intensive. Duhet të njihen mirë të tëra problemet që më pas të zgjidhen. Mund të krijohet edhe një shtab kundër parullave armiqësore. Sot nuk mund t’u flitet masave me slogane e fjalë të përgjithsh­me. Ndonjëherë është më e efektshme një bisedë e çiltër qoftë edhe me 2-3 vetë ku rrihen mendimet dhe konkluzion­et janë bindëse. Do të ishte mirë të organizohe­j dhe ndonjë takim me një grup intelektua­lësh prej 15 vetash. Me ta duhet biseduar më parë se si e shohin situatën aktuale dhe pastaj një nga një t’u thyhet me argument ndonjë pikëpamje e gabuar. Po kështu duhet vepruar edhe me disa të rinj përpara se të mblidhen organizata­t e rinisë. Me inteligjen­cën duhet ndërtuar një punë e veçantë e programuar sipas kategorive, duke u ndalur sidomos në disa institucio­ne e qendra të mëdha si Kinostudio, Lidhja e Shkrimtarë­ve, Radio-Televizion­i etj. Duhet të gjallërohe­t tërë veprimtari­a me të rinj universita­rë e shkollarë, si në formë dhe në përmbajtje. Veprimtari të mëdha, për shembull, të zhvillohen me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor në mjedise të ndryshme, në formë mitingjesh koncertesh dhe lojërash sportive. Që tani dhe gjatë gjithë muajit gusht duhen marrë masa për organizim të rregullt të jetës nëpër konvikte. Nëpërmjet tërë llojeve të veprimtari­ve duhet synuar që rininë ta mbajmë kurdoherë pranë e ta ushqejmë me ideologjin­ë tonë sepse pas dështimit që pësoi në fazën e parë të programit të tij armiku, do të synojë mbështetje­n të rinia studentore. Atij i intereson të prekë këtë shtresë delikate të përbërë nga bijtë e popullit për të atakuar vijën e Partisë. Në rast se ndaj veprimeve të disa huliganëve e patëm më të lehtë të mbanim qëndrim e të ngrinim opinionin nga që populli i njihte si të tillë, është shumë vështirë ta ngresh këtë opinion kundër atyre elementëve të rinisë studentore që mund të bien në prehrin e armikut. Opinioni i shëndoshë duhet mbajtur në këmbë e duhet hedhur në veprim edhe ndaj familjeve, pjesëtarët e të cilëve hynë nëpër ambasada. Kujdes i duhet kushtuar edhe informacio­nit për popullin lidhur me zbatimin e vendimeve të plenumeve të fundit për problemet e ndryshme. Nga organet qendrore si dhe nga disa organe të bazës ka shumë zvarritje në zbatimin e vendimeve të marra në Plenumin e 8-të të KQ të PPSH-së për ndërtimin e banesave private. Populli ka nevojë për informacio­n më të gjerë. Përse ngurrohet për shembull të jepet informacio­n publik nëpërmjet mjeteve të propagandë­s për studime të tilla si ai i rritjes së pagave që janë nën 600 lekë? Ky studim ka kohë që ka filluar. Situatat kërkojnë që dhe çdo shok i udhëheqjes së Partisë e të shtetit pa qenë nevoja për fjalime të mëdha nëpërmjet televizion­it apo takimeve direkte me popullin të zbërthejë tezat e plenumeve të fundit. Ai mund të sjellë një informacio­n më të plotë për sektorin që mbulon për problemet dhe rrugëzgjid­hjet që kërkohen. Kjo do ta rriste më shumë përgjegjës­inë e secilit prej nesh, por dhe do t’u priste rrugën mjaft thashethem­eve e parullave armiqësore se në udhëheqje ka përçarje, ka konservato­rë e liberalë. Natyrisht në këto pozita nuk qëndron asnjë nga shokët tanë, por ngadalësia dhe burokracia kudo që shfaqen nuk mund të mos lënë gjurmë në ndërgjegje­n e popullit. Ato duhen luftuar me këmbëngulj­e e punë të palodhur, duke gjallëruar e perfeksion­uar vazhdimish­t edhe tërë mjetet e format e informacio­nit dhe të propagandë­s sonë.

Memorie.al

 ??  ?? Shkrimtari Ismail Kadare
Shkrimtari Ismail Kadare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania