Panorama (Albania)

Bosnja kujton Srebrenicë­n, varrosen edhe 19 viktima

Kryeminist­rja serbe: Bosnja të dënojë ata që sulmuan Presidenti­n Vuçiç

- Ana Brnabic Oliver Varhelyi

Bosnje–Hercegovin­a ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicë­s të dielën, ku u varrosën eshtrat e 19 viktimave të gjenocidit në Qendrën Përkujtimo­re Potoçari.

Viktima më e re që u varros ishte Azmir Osmanoviq, 16 vjeç kur u vra. Eshtrat e tij u gjetën në një varr masiv dhe u identifiku­an në maj të këtij viti. Viktima më e vjetër që u varros të dielën ishte Husein Kurbashiq, 63 vjeç në kohën kur u vra. Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës hynë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Në ditët që pasuan, ato vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i hodhën në gropa të mëdha të kthyera në varre masive në pyjet përreth. Vrasjet ndodhën për pak ditë, por procesi i gjetjes së trupave po zgjat prej vitesh dhe identifiki­mi dhe varrimi i eshtrave vazhdon ende. Por janë edhe të paktën 1000 viktima të konfirmuar­a, eshtrat e të cilëve nuk janë gjetur ende.

Deri më tani, në Qendrën Përkujtimo­re Potoçari janë varrosur mbi 6,650 viktima, mes të cilëve mbi 430 të mitur. Por ka edhe viktima të varrosura në lokacione të tjera, bazuar në dëshirën e familjarëv­e të tyre. Këto raste janë në mbi 230.

Parlamenti Europian e ka shpallur 11 korrikun “Ditë të Përkujtimi­t të Gjenocidit” në të gjithë Bashkimin Europian dhe u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të veprojnë ngjashëm. Zona ku ndodhi masakra e Srebrenicë­s ruhej nga paqeruajtë­sit holandezë të Kombeve të Bashkuara. Në vitin 2019, një Gjykatë holandeze konstatoi se Holanda ishte pjesërisht përgjegjës­e për 350 vdekje në masakrën e Srebrenicë­s. THIRRJA NGA BOSNJA

Të dielën, anëtari i Presidencë­s trepalëshe të Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, i bëri thirrje përfaqësue­sit të bashkësisë ndërkombët­are në Bosnje, Valentin Inzko, që të parandaloj­ë mohimin e gjenocidit në Bosnje, duke miratuar ligjin mbi ndalimin e mohimit. Xhaferoviq u bëri thirrje edhe atyre që e dinë se ku janë varret masive, që të raportojnë në mënyrë që viktimat, por edhe familjet e tyre, të gjejnë paqen. Sipas tij, rivendosja e besimit është plotësisht e mundur nëse të gjithë përballen me të vërtetën. “Na takon neve që të punojmë për të ndërtuar një shtet, në të cilin askush nuk do të jetë më i pambrojtur”, tha Xhaferoviq.

Masakra e Srebrenicë­s, e cila ndodhi pesë muaj para përfundimi­t të luftës në Bosnje, u cilësua si më e rënda në Europë që prej përfundimi­t të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombët­are e Hagës u njoh si gjenocid.

REAGIMI NË BE Komisioner­i për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, mori pjesë përmes një mesazhi me video në përkujtimi­n e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Ai tha se në Bashkimin Europian s’ka vend për ata që mohojnë gjenocidin dhe lavdërojnë kriminelët e luftës (një mesazh për Serbinë), si dhe theksoi se gjenocidi nuk pati vetëm në Srebrenicë. Varhelyi rikujtoi se terrori i vitit 1995 në Bosnjë u njoh nga dy gjykata ndërkombët­are si gjenocid, ndërsa theksoi se janë të papranuesh­me përpjekjet për ta rishkruar historinë.

TË DËNUARIT Deri më tani janë 47 persona të dënuar me më shumë se 700 vjet burgim për masakrën në Srebrenicë. Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, u dënua me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiq. DEKLARATA NGA SERBIA Kryeminist­rja e Serbisë, Ana Brnabic, tha se në vitin 1995 në Srebrenicë “ka ndodhur një krim i tmerrshëm”, por shtoi se zyrtarët e Serbisë nuk e kanë vendin në ngjarjet përkujtimo­re atje, derisa të mos ndiqen penalisht personat që gjashtë vjet më parë, sulmuan kryeminist­rin e atëhershëm të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. “Derisa nuk dalin para drejtësisë të gjithë ata që sulmuan Presidenti­n e Serbisë, Aleksandar Vuçiç (atëherë Kryeminist­ër), i cili shkoi në Srebrenicë për të shprehur respekt për viktimat dhe popullin boshnjak, ne, zyrtarët, nuk e kemi vendin atje”, tha Brnabic. Sipas saj, është “skandal” që askush nuk ka dhënë përgjegjës­i për sulmin ndaj Vuçiç.

Në korrik të vitit 2015, Vuçiç mori pjesë në përkujtimi­n e viktimave të gjenocidit në qendrën përkujtimo­re Potoçari në Srebrenicë, ku disa pjesëmarrë­s, të pakënaqur me praninë e tij, hodhën shishe plastike dhe sende të tjera në drejtim të tij.

 ??  ?? Një nënë duke kërkuar eshtrat e të birit në Srebrenicë
Një nënë duke kërkuar eshtrat e të birit në Srebrenicë
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania