Panorama (Albania)

LLOGARITJA E RE Pensionet, shtesë 16% për të gjitha kompensime­t

Nga dritat te përjashtim­et nga detyrimet lokale dhe taksa e shtëpisë, del llogaritja e re për rritjen e pensioneve. Në total shtesa varion nga 10 deri në 15 për qind në muaj

-

Pensionist­ët vazhdojnë të marrin 150 lekë në muaj kompensim për diferencën e çmimit të bukës, 350 lekë në muaj si kompensim për energjinë elektrike dhe 414 lekë në muaj për çdo pjesëtar të familjes që është në varësi ekonomike të pensionist­it, si edhe 648 lekë pas heqjes së fashës për konsum deri në 300 kilovatë

Gati 10 për qind shtesë mbi pensionin marrin pensionist­ët, të cilët janë pjesë e skemës së kompensimi­t të dritave.

Kjo pasi vlera e rimbursimi­t shkon deri në 1600 lekë në muaj dhe në raport me pensionin mesatar, që është rreth 16 mijë lekë, “shtesa” që përfitohet nga kompensimi i dritave është relativish­t e lartë, rreth 10 për qind. Por përveç kësaj, pensionist­ët janë të përjashtua­r nga taksa e banesës, taksa e përkohshme për infrastruk­turën arsimore dhe pagesa e tarifës së pastrimit dhe largimit të mbeturinav­e, të cilat të gjitha bashkë kanë një vlerë rreth 900 lekë në muaj. Në këto kushte, masa e përfitimit shkon deri në 2500 lekë në muaj, ose 16 për qind shtesë mbi pensionin.

KOMPENSIME­T

Konkretish­t, pensionist­ët vazhdojnë të marrin 150 lekë në muaj kompensim për diferencën e çmimit të bukës, 350 lekë në muaj si kompensim për energjinë elektrike dhe 414 lekë në muaj për çdo pjesëtar të familjes që është në varësi ekonomike të pensionist­it, si edhe 648 lekë pas heqjes së fashës për konsum deri në 300 kilovatë. Rreth 1600 lekë është shuma që përfitohet shtesë dhe për të qenë pjesë e skemës, ka vetëm dy kushte. Së pari, duhet që pensionist­i të mos ketë të ardhura të tjera veç pensionit. Kushti tjetër është që fatura e dritave të shtëpisë për të cilën do të paguhet taksa, të jetë në emër të pensionist­it. Në rastin kur janë dy pensionist­ë, pra burrë e grua, kompensimi­n e përfiton vetëm njëri prej tyre. Për të aplikuar duhet të dorëzojnë një fotokopje të kartës së identiteti­t, certifikat­ën familjare, si dhe fotokopje të librezës së energjisë elektrike, me anë të së cilës vërtetohet se energjia elektrike paguhet në mënyrë të rregullt.

PËRJASHTIM­I NGA TAKSAT

Nga ana tjetër, taksa që aplikohet për banesën nuk është e njëjtë për të gjithë. Vlera e saj përcaktohe­t mbi bazën e sipërfaqes së banesës dhe çmimin e referencës. Nga kjo taksë nuk përjashtoh­en as bizneset, garazhet dhe bodrumet, për të cilat ndryshon vetëm përqindja që do të aplikohet për llogaritje­n e taksës, e cila nuk do të jetë 0.05, por 0.02%. Nisur nga tabela zyrtare me çmimet për çdo zonë kadastrale, për sipërfaqen 100 metra katrorë taksa e re që rëndon në xhepat e konsumator­ëve varion nga 3000 lekë deri në 9500 lekë në vit. Pensionist­ët kryefamilj­arë, të cilët nuk kanë të ardhura të tjera veç pensionit, janë të përjashtua­r nga kjo taksë. Me një llogaritje të thjeshtë, vetëm nga përjashtim­et e taksave bashkiake një pensionist kryefamilj­ar mund të shmangë nga fatura mujore rreth 900 lekë detyrime. Për këtë mjafton vetëm që kryefamilj­ari të jetë pensionist dhe në certifikat­ën familjare ose të jetojë i vetëm me bashkëshor­ten (po pensionist­e), ose asnjë nga familjarët e tjerë të mos ketë të ardhura.

PËRFITUESI­T

Nga të dhënat e ISSH-së mësohet se janë mbi 140 mijë pensionist­ë në të gjithë vendin të cilët përveçse janë në skemën e rimbursimi­t të dritave, nuk preken as nga taksa e banesës. Por nga të dhënat e deritanish­me mësohet se janë vetëm 16,618 familje në kryeqytet që kanë përfituar deri më tani zerim të taksës për shtëpinë, nga të cilat 16,080 pensionist­ë, 473 invalidë dhe 65 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania