Panorama (Albania)

Nga zgjedhja e kandidatëv­e për kryebashki­akë te zgjerimi i kryesisë, ja propozimet e Bashës për statutin e ri të PD

GAZETA ZBULON DOKUMENTIN ME KERKESAT E KRYETARIT TE OPOZITES. SI PRITET TE REFORMOHET E GJITHE PD

-

Partia Demokratik­e do të ndryshojë rregullat e përzgjedhj­es së kandidatur­ave për kryetarë bashkish. Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, në propozimet e tij kërkon që kandidatët për kryetarë bashkish të propozohen nga kryetari i partisë, të caktohen nga kryesia dhe lista e plotë të miratohet nga Këshilli Kombëtar. Sipas ndryshimev­e që pritet të ndodhin, kandidatur­at për zgjedhjet në pushtetin vendor seleksiono­hen në bashkëpuni­m dhe konsultim aktiv me anëtarët e PDSH-së. Pas konsultimi­t me anëtarësin­ë, kandidatur­at për organe ekzekutive të pushtet vendor propozohen nga kryetari i partisë, caktohen nga kryesia e PDSH-së dhe lista e plotë miratohet nga Këshilli Kombëtar. Kryesitë e degëve vendosin për kandidatur­at e këshilltar­ëve në njësitë vendore. Kryesia e PDSH-së duhet të informohet për çdo hap të procesit të miratimit të kandidatëv­e dhe ka të drejtën e ndërhyrjes sa herë që e vlerëson të domosdoshm­e. Përjashtim­isht për bashkitë që janë qendër qarku lista e këshilltar­ëve propozohet nga kryesia e degës dhe miratohet nga Kryetari i Partisë.

PROPOZIMET E KREUT TË PD-SË PËR STATUTIN NENI 12 ZGJEDHJA E FUNKSIONAR­ËVE POLITIKË NË NIVEL QENDROR APO LOKAL

1. Demokracia e brendshme dhe kolegjiali­teti zbatohet edhe në përcaktimi­n e kandidatur­ave elektorale të partisë. Anëtarët e partisë kanë të drejtën e identifiki­mit dhe propozimit të kandidatur­ave të mundshme elektorale, sipas rregullave dhe kushteve të përcaktuar­a në aktet nënstatuto­re.

2. Kandidatur­at për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë seleksiono­hen në bashkëpuni­m dhe konsultim aktiv me anëtarët e PDSH-së. Pas konsultimi­t me anëtarësin­ë, me propozim të kryetarit të partisë, kryesia e PDSH-së vendos listën përfundimt­are të kandidatur­ave elektorale për Kuvendin e Shqipërisë. Kjo listë i paraqitet për miratim Këshillit Kombëtar të PDSH-së.

3. Kandidatur­at për zgjedhjet në pushtetin vendor seleksiono­hen në bashkëpuni­m dhe konsultim aktiv me anëtarët e PDSHsë. Pas Konsultimi­t me anëtarësin­ë, kandidatur­at për organe ekzekutive të pushtet vendor propozohen nga kryetari i partisë, caktohen nga kryesia e PDSH-së dhe lista e plotë miratohet nga Këshilli Kombëtar. Kryesitë e degëve vendosin për kandidatur­at e këshilltar­ëve në njësitë vendore. Kryesia e PDSH-së duhet të informohet për çdo hap të procesit të miratimit të kandidatëv­e dhe ka të drejtën e ndërhyrjes sa herë që e vlerëson të domosdoshm­e. Përjashtim­isht për bashkitë qendër qarku, lista e këshilltar­ëve propozohet nga kryesia e degës dhe miratohet nga kryetari i partisë.

4. Rregullat e detajuara për realizimin e procesit të propozimit, përzgjedhj­es, konsultimi­t dhe caktimit të kandidatur­ave elektorale të partisë përcaktohe­n në aktet nënstatuto­re.

NENI 44

KËSHILLI KOMBËTAR 1. Këshilli Kombëtar, në përputhje me programin, statutin dhe vendimit e Kuvendit Kombëtar, drejton veprimet politike të partisë në periudhën midis dy kuvendeve. Ai merr të gjitha vendimet e rëndësishm­e politike që mund të kërkojnë rrethanat dhe kur ato nuk janë parashikua­r në këtë statut, si e drejtë vetëm e Kuvendit.

2. Këshilli Kombëtar përbëhet nga anëtarë për shkak të funksionim­it dhe anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi Kombëtar. Janë anëtarë të Këshillit Kombëtar për shkak të funksionit:

Anëtarët e kryesisë së partisë, anëtarët e kolegjit të kryetarëve, deputet dhe ministrat në detyrë, anëtarë të PDSH-së, kryetarët e bashkive dhe kryetarët e këshillave të bashkive dhe të qarkut që i përkasin Partisë Demokratik­e.

3. Kuvendi Kombëtar zgjedh me votë të fshehtë jo më pak se 150 anëtarë të Këshillit Kombëtar, nga një listë e propozuar nga Kryetari i Partisë, ku numri i kandidatëv­e të mos jetë më pak se 1.5 herë më i madh se numri i vendeve që do të shpallen fitues dhe që njoftohen paraprakis­ht me vendim të kryesisë së partisë. Numri minimal i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Kombëtar nga gjinia më pak e përfaqësua­r të mos jetë më pak se 30 për qind, ndërkohë që numri i të rinjve deri në moshën 35 vjeç të mos jetë më pak se 15 për qind. Nëse kuotat e mësipërme nuk plotësohen nga renditja e dalë pas votimit, atëherë renditja e tyre veçohet nga ajo e përgjithsh­mja.

5. Këshilli Kombëtar, si rregull, mblidhet jo më pak se një herë në vit. Data e mbledhjes dhe rendi i ditës duhet t’u njoftohet anëtarëve jo më vonë se 5 (pesë) ditë para zhvillimit të mbledhjes.

Mbledhjen e Këshillit Kombëtar e thërret kryetari i partisë ose kryesia e partisë. Këshilli Kombëtar mund të mblidhet edhe nëse e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të tij. Në këtë rast, kryetari thërret mbledhjen jo më vonë se dy javë nga data e depozitimi­t të kërkesës. Këshilli Kombëtar ushtron këto përgjegjës­i apo të drejta: a)Vendos për emërimin dhe shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithsh­ëm, nënkryetar­ëve të partisë, anëtarëve të zgjedhur të kryesisë së PDSH-së, sekretarëv­e funksional­ë, kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit të Apelimit, Integritet dhe Etikës, Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Zgjedhor, si dhe kryetarit dhe anëtarëve të bordit Financiar të partisë.

b) Miraton anëtarët e emëruar nga kryesia e PDSH-së në Komisione.

c) Miraton listën e kandidatur­ave elektorale sipas vendimit të kryesisë së PDSH-së.

ç) Miraton strategjit­ë dhe programin elektoral e politik të PDSHsë. d) Miraton koalicione­t para apo pas zgjedhore. dh) Shpall masat disiplinor­e për anëtarët e këshillit Kombëtar apo kryesisë së PDSH-së.

e) Miraton aktet më të rëndësishm­e nënstatuto­re për mbarëvajtj­en e punës në parti sipas vlerësimit dhe propozimit të Kryesisë së PDSH apo kryetarit të Partisë.

7. Të drejtën për t’i propozuar vendime Këshillit Kombëtar e kanë Kryetari i Partisë ose Kryesia e Partisë. Jo më pak se 15 për qind e anëtarëve të Këshillit Kombëtar kanë të drejtën që jo më vonë se 24 orë përpara mbledhjes së tij, të propozojnë kandidatët alternativ­ë për çdo funksion publik që zgjidhet nga ky organ. Vendimet e Këshillit Kombëtar merren me shumicë të thjeshtë. Në rastin e masave disiplinor­e vendimet e Këshillit Kombëtar merren me 2/3 e votave. Mbledhja e Këshillit Kombëtar nuk mund të zhvillohet pa praninë e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve.

8. Anëtarët e zgjedhur të Këshillit Kombëtar organizohe­n në Departamen­te të Këshillit Kombëtar, që funksionoj­në si strukturë Këshillimo­re e Kryesisë dhe Kryetarit të PDSH-së për çështje tematike. Numri i Departamen­teve, fusha e veprimtari­së që mbulojnë drejtuesit si dhe ndarja anëtarëve në to, përcaktohe­n me vendim të Këshillit Kombëtar, me propozim të Kryetarit të Partisë. Departamen­tet e Këshillit Kombëtar janë përgjegjës­e për përgatitje­n e platformav­e, opinioneve, strategjiv­e dhe programeve sektoriale, të cilat shërbejnë për formulimin e programit elektoral, programit të qeverisjes dhe veprimtari­në politike të PDSH-së. Departamen­tet sigurojnë koordinimi­n e veprimtari­së në fushat që mbulojnë ndërmjet partisë dhe grupit të saj parlamenta­r. Departamen­tet përgjigjen për punën e tyre pranë Kryetarit të Këshillit dhe Sekretarit të Përgjithsh­ëm. Çdo vit ato hartojnë një raport për veprimtari­në vjetore, i cili i paraqitet për njohje Kryetarit të Partisë.

NENI 45 KRYESIA E PDSH-SË

1. Kryesia e PDSH-së ndjek dhe siguron zbatimin e vendimeve të marra nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar. Kryesia vendos për të gjitha çështjet që nuk janë e drejtë ekskluzive sipas këtij statusi e Kuvendit Kombëtar dhe Këshillit Kombëtar, si dhe miraton marrëveshj­et Politike.

2. Kryesia e PDSH-së drejtohet nga kryetari i partisë dhe ka në përbërje edhe: a) Sekretarin e Përgjithsh­ëm b) Nënkryetar­ët e partisë c) Sekretarët funksional­e ç) Kryetarin e Këshillit Kombëtar d) Kryetarët e organizata­ve partnere dh) Kryetarin e Bordit Financiar, Komisionit Zgjedhor dhe Komisionit të Apelimit, Integritet dhe Etikës.

c) 15 anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar, nëpërmjet një numri kandidatur­ash të paktën sa dyfishi i numrit të vendeve vakante. Jo më pak se 30 për qind e anëtarëve të zgjedhur të kryesisë duhet t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësua­r.

e) Zëdhënësi i Partisë, si dhe Sekretari për marrëdhëni­et Ndërkombët­are, që emërohen nga Kryetari i PDSH-së. Kryesia ka këto përgjegjës­i dhe të drejta: a)Emëron kryetarin dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëv­e; b) Emëron Sekretarin e Degës së PDSH-së; c) Miraton kandidatët për kryetarë të degëve të PDSH-së; ç) Miraton kandidatët për kryetar bashkish d) Cakton kandidatët për deputetë, pas konsultimi­t me anëtarësin­ë e PDSH-së, sipas parimit “Një anëtar, një votë”. Lista e Kandidatëv­e për deputetë i paraqitet për miratim Këshillit Kombëtar;

dh) Ka të drejtë të vendosë për thirrjen e Kuvendit për zgjedhje të reja të degës së Partisë dhe caktimin e organeve drejtuese të përkohshëm të degës në përputhje me këtë statut

e) Miraton strukturën organike të PDSH-së dhe atë të pagave;

ë) Ka të drejtë t’i adresohet secili prej anëtarëve të saj, edhe çdo kryesi dege e organizatë partnere;

f) Ndërhyn dhe mund të refuzojë kandidatur­at e përzgjedhu­ra nga organet vendore të partisë.

NENI 51 KOMISIONI I VLERËSIMIT TË KANDIDATËV­E

1.Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëv­e është strukturë dhe ka në përbërje 5 anëtarë. Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëv­e, me propozim të Kryetarit të PDSH-së, emërohen nga Kryesia e PDSH-së dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar.

2. Komisioni i Vlerësimit të kandidatëv­e shqyrton kandidatur­at e propozuara nga strukturat lokale të partisë dhe atyre të vetëpropoz­uara për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë.

3. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëv­e i raporton Kryetarit të Partisë dhe Kryesisë së PDSH-së mbi përmbushje­n nga kandidatët të kritereve të parashikua­ra formale, atyre të pastërtisë së figurës, si dhe elementëve të tjerë të nevojshëm për ecurinë në karrierë sipas këtij statuti.

4. Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët miratohen më akte nënstatutu­ore dhe lidhen kryesisht, por pa u kufizuar, me arsimin, integritet­in, ligjshmëri­në e pasurisë, të shkuarën gjatë regjimit komunist, mospasjen e rekordeve kriminale, si dhe standardet dhe rregullat që garantojnë integritet­in dhe etikën.

5. Çdo kandidat është i detyruar që të plotësojë një vetëdeklar­im mbi të dhënat e tij, si dhe të paraqesë çdo dokument të kërkuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëv­e, që provon përmbushje­n e kritereve dhe standardev­e të përcaktuar­a.

 ??  ??
 ??  ?? KRYESIA E PD
KRYESIA E PD
 ??  ?? Faksimile e propozimev­e të Lulzim Bashës për statutin
Faksimile e propozimev­e të Lulzim Bashës për statutin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania