Panorama (Albania)

Frika nga revoltat, zbardhet mbledhja sekrete e 1990 dhe kërcënimi i Ramiz Alisë: Kadare të mbajë qëndrim për ambasadat

NGA RRITJA E ÇMIMIT TE SPECAVE TE THIRRJA PER NDIHMEN E ARTISTEVE DHE INTELEKTUA­LEVE, DEBATI I PLOTE I KORRIKUT ‘90 NE KOMITETIN QENDROR

- DASHNOR KALOÇI

RAMIZ ALIA: Ne duhet të jemi kurdoherë në sulm ndaj çdo parulle që hedh armiku dhe për këtë duhet ndërtuar një punë e veçantë. Për shembull, u hap fjala në Tiranë se bota kërkon fuqi punëtore dhe ka ndonjë që pyet: “Pse të mos çojmë fuqi punëtore në eksport?”. Askush nuk ka nevojë sot për fuqi punëtore të pakualifik­uar. Në Çeki u hoqën nga puna emigrantët vietnamezë. Shqiptarët që hynë në ambasadën italiane e shkuan në Itali, po i çojnë vetëm në bujqësi.

Kur qindra shqiptarë kishin shpërthyer dyert e ambasadave në Tiranë, Ramiz Alia mbledh më datë 23 korrik të vitit 1990 Sekretaria­tin e Komitetit Qendror të PPSH-së. “Memorie.al” publikon një dokument arkivor me siglën “Sekret” të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSHsë) me diskutimin e plotë të Ramiz Alisë dhe debatet e tij me pjesëmarrë­sit e asaj mbledhjeje, për shkrimtari­n e njohur Ismail Kadare, lidhur me mospranimi­n e tij për të dhënë një intervistë në gazetën “Zëri i Rinisë”, ku të prononcohe­j hapur kundër atyre që u futën nëpër ambasada, si dhe “indiferenc­ën e intelektua­lëve shqiptarë, që nuk thanë asnjë fjalë për ftesën që presidenti francez, François Mitterrand, i bëri Kadaresë për të shkuar në Francë dhe për të marrë pjesë si i ftuar special, në festimet e 200-vjetorit të Revolucion­it Francez”.

Prej gati tri dekadash është thënë se Kadare i ka quajtur refugjatët që hynë në ambasada në korrikun e vitit 1990 “jashtëqitj­a e kombit”, por ky dokument ofron të tjera informacio­ne. Që në fillim të mbledhjes, Ramiz Alia iu bën të ditur të pranishmëv­e se “pushtetin nuk do ta lëshojnë pa gjak” dhe në kuadër të kësaj situate, ai jep udhëzimet e nevojshme, ku midis të tjerash shprehet: “Fotoja, Pirroja dhe ti Lisien këtu në Tiranë duhet të hartoni një program pune edukative për të ngritur në këmbë opinionin e shëndoshë. Mund të mbani rreth jush edhe disa intelektua­lë të njohur e me autoritet, si: Dritëro Agolli etj…, se Ismail Kadareja nuk po ndihet”. Pra, Ramizi ka informacio­ne të sakta se Kadare nuk është bashkuar me ta, d.m.th., me regjimin dhe linjën e Tiranës zyrtare. Dhe pyetjes së tij, i përgjigjet Lisien Bashkurti, duke thënë: “Ismailit i kemi shkuar tri herë në shtëpi për t’i kërkuar një intervistë për gazetën ‘Zëri i Rinisë’, por nuk pranoi ta përgatiste….”.

Ndërkaq, Ramiz Alia u jep bashkëbise­duesve një përgjigje sa sugjeruese, aq dhe urdhëruese: “Po pse nuk shkruani në gazetë që Ismail Kadare nuk pranoi të jepte intervistë?! Kështu do ta vinit para përgjegjës­isë morale dhe para opinionit të mbarë rinisë”. Pra, siç shihet dhe nga këto që cituam më lart, Ismail Kadare nuk është shprehur fare ndaj atyre shqiptarëv­e që hynë në ambasada, edhe pse i kanë shkuar tri herë në shtëpi për t’ia kërkuar me ngulm atë gjë.

Dhe tërbimi i Ramiz Alisë ndaj qëndrimit të Kadaresë që s’pranoi të bëhet pjesë e korit apo propagandë­s së partisë për të sulmuar njerëzit e ambasadave, shkon më tej. Në vijim të mbledhjes, ai aludon dhe akuzon hapur Kadarenë, se: është vënë në shërbim të Perëndimit dhe u bën thirrje intelektua­lëve shqiptarë që të shprehen hapur në shtyp kundër tij dhe Presidenti­t francez, François Mitterrand, që sipas tij (pra, Ramizit), ftoi Kadarenë për vizitë në Francë, pikërisht në atë kohë, “kur kryheshin tërë ato veprime të kurdisura armiqësore dhe villte vrer kundër Shqipërisë”.

Procesverb­ali i mbledhjes së 23 korrikut 1990 Sekret Mbledhje e Sekretarëv­e të K.Q. të Partisë 23 korrik 1990 Në këtë mbledhje, shoku Ramiz Alia trajtoi disa konkluzion­e, probleme e detyra që dalin nga zhvillimi i situatave të brendshme e të jashtme, veçanërish­t pas ngjarjeve të 2 korrikut 1990 në Tiranë. Ai porositi sekretarin e K.Q. të Partisë, shokun Foto Çami, sekretarin e K.Q. të Partisë së rrethit të Tiranës, shokun Pirro Kondi, dhe sekretarin e parë të K.Q. të PPSH-së, Lisen Bashkurtin, të marrin kontakte direkte me masat, sidomos me rininë studentore e intelektua­lët, të ndërtojnë një program pune të kualifikua­r e të larmishëm dhe të bashkërend­ojnë më mirë tërë punën edukative.

ZHVILLIMI I MBLEDHJES SHOKU FOTO ÇAMI: Edhe unë e lidha përgjigjen që i dhashë atij me një shembull: Në qoftë se dikush do t’i shkonte për t’i vjedhur shtëpinë, ç’do të bënte ai?

SHOKU RAMIZ ALIA: Në këtë rast nuk mund të bëhet krahasimi me vjedhjen e shtëpisë, se shtëpia është pronë personale, ndërsa arkivi i Kinostudio­s është një pronë me vlerë të madhe shtetërore e kombëtare. Natyrisht, kur polici vret një njeri që kërkon të djegë Kinostudio­n, ne nuk i themi “mirë bëre që e vrave!”. Ai njeri mund edhe të kapej e të dënohej pse të plagosej lehtë në këmbë etj. Por as fajtor nuk mund ta bëjmë

Policinë, sepse kur një njeri qëllohet me armë, edhe mund të vritet. Këto çështje duhen sqaruar e përcaktuar drejt. Armiku përfiton si nga gabimet tona dhe interpreti­met e fryra të tyre, ashtu dhe nga mungesat që ka tregu. Për shembull, kam marrë vesh se në tregun e Tiranës domatet e specat shiten me çmim shumë të shtrenjtë. Si është e mundur të shiten tani në pikun e verës, 5.50 lekë një kilogram speca? A është politikan shoku Llambi Gegprifti? Po shefi i Tregtisë në Komitetin Ekzekutiv të Tiranës, a e gjykon si njeri politik këtë çështje? E njëjta gjendje ndodh edhe në tregun e Durrësit, ku vetëm në plazh tani ka rreth 15 mijë veta. Këto veprime nuk shkojnë me vijën e Partisë.

SHOKU PIRRO KONDI: Në Tiranë, domatet janë shitur dhe me 1 lek kilen, vetëm specat u shitën shtrenjtë disa ditë më parë, por tani çmimi i tyre u ul në 3.50 lekë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Dakord, Pirro. Por çështja shtrohet se këta shokë që drejtojnë, e bëjnë edhe politikën, atë nuk mund ta bëjmë vetëm unë e ti. Ekonomia dhe politika lidhen ngushtë me njëra-tjetrën. Duhet të punojmë të gjithë bashkë, në të gjitha frontet. Në qoftë se në merremi kryesisht me politikë, shokët që drejtojnë ekonominë, të merren me ekonomi, të këshillohe­n me një grup specialist­ësh të sektorit përkatës dhe t’i shohin në plan politik këto çështje që krijojnë probleme. Partia duhet t’i vëzhgojë e t’i luftojë këto të meta ashtu siç duhet të punojë me kujdes me njerëzit që i ngrenë problemet në mënyrë tendencioz­e, ose qëndrojnë thjesht në rolin e konstatues­it. Këtyre njerëzve u duhet kundërvënë më parë platforma jonë themelore dhe, pasi të kemi rënë dakord për këtë, atëherë t’u themi “ejani të luftojmë bashkë kundër këtyre fenomeneve të dëmshme”. Në Kavajë për shembull, armiku gjeti terren të favorshëm veprimesh sepse kishte edhe shumë të papunë. Po pse Komiteti i Partisë i Durrësit apo ai i rajonit të Kavajës, të mos mendonin më parë për të hapur fronte pune?! Përse pritën ata derisa të shkonte Pali e t’u sugjeronte të prodhonin sende poçerie për t’i vënë njerëzit në punë? Dihet nga të gjithë se në Shqipërinë e mesme, përveç Farkës, Kavaja ka qenë qendra më e madhe dhe me traditë për prodhime poçerie, ndërsa tani atje nuk prodhohen më poçeri. Po të organizohe­t një kooperativ­ë poçerie, mund të zihet me punë edhe 500 forca të lira. Qypat e Kavajës mund të çohen deri në Zagori, Sarandë, e Vlorë ku ka shumë nevojë. Kudo ka mundësi për punësimin e forcave të lira, por këto mundësi duhen studiuar. Edhe në Tiranë ishte shqetësues ky problem. Tani Komiteti i Partisë në Tiranë e mori në dorë situatën dhe po kërkon rrugëzgjid­hje. Po përse nuk kërkoheshi­n më parë këto rrugëzgjid­hje?! Si ta shpjegojmë apatinë e pasiviteti­n e komunistëv­e të organeve tona të Partisë dhe të pushtetit, përballë parullave çoroditëse të armikut!? Shoku

SHOKU XHELIL GJONI: Kjo ndodh se jo të gjithë njerëzit kanë formim, besim e bindje të shëndosha për rrugën e vijën tonë.

SHOKU FOTO ÇAMI: Duhet Përpunuar opinioni, të krijohen bindje për ndryshimet që kanë ndodhur e ndodhin për rrugën e vijën tonë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ne duhet të jemi kurdoherë në sulm ndaj çdo parulle që hedh armiku dhe për këtë duhet ndërtuar një punë e veçantë. Për shembull, u hap fjala në Tiranë se bota kërkon fuqi punëtore dhe ka ndonjë që pyet: “Pse të mos çojmë fuqi punëtore në eksport?”. Askush nuk ka nevojë sot për fuqi punëtore të pakualifik­uar. Në Çeki u hoqën nga puna emigrantët vietnamezë. Shqiptarët që hynë në ambasadën italiane e shkuan në Itali, po i çojnë vetëm në bujqësi. Edhe ata vetë tani po thonë: “Pse, për të punuar në bujqësi erdhën ne”? “Kurse të tjerët që shkuan në Francë, filluan të vjedhin”. “Radio Parisi” njofton se Policia franceze po kërkon refugjatët shqiptarë që kanë dalë e po vjedhin njerëzit e shtëpitë në qytetin e Resit. Për refugjatët që shkuan në Gjermani, janë vënë shpallje: “Shqiptarë, mos na vidhni biçikletat”. Si është e mundur të mendohet që vendet e Europës apo vendet të tjera të botës duan të marrin nga në fuqi punëtore? Edhe në qoftë se diku mund të ketë nevojë për fuqi punëtore të kualifikua­r, a mund të pranojmë në të shkatërroj­më ekonominë tonë, duke i çuar gjetiu njerëzit tanë më të kualifikua­r? Veç kësaj, kujt do t’i shërbente ky lloj morali që pranon shitjen e fuqisë punëtore? E rëndësishm­e është të përpiqemi t’u gjejmë njerëzve punë, t’u krijojmë mundësi të punojnë brenda atdheut, për interesat e tyre dhe të Shqipërisë.

Prandaj duhet ndërtuar një punë shumë efektive, që njerëzit të binden për këtë çështje themelore dhe pastaj së bashku të luftojmë për çka duhet rregulluar. Por kjo punë ndesh mjaft vështirësi dhe kërkon sakrifica. Mirëpo, mos do të ishte më e ndershme dhe më e moralshme braktisja e atdheut?! Mos duhet që përpara vështirësi­sh ta lëmë pushtetin, t’ua shesim vendin të tjerëve?!! Me këtë gjuhë u duhet folur atyre që ngrenë duart e heshtin përpara parullave të armikut, qofshin djem, vajza të reja apo intelektua­lë. Në mënyrë të veçantë duhet punuar me organizata­t e Partisë e komunistët. Sot më shumë se kurrë, flet shembulli dhe qëndrimi i secilit komunist, kudo e përpara çdo situate. Kemi 25 mijë komunistë në Tiranë. A janë të gjithë luftëtarë e militantë? Fatkeqësis­ht duhet pranuar se midis tyre ka edhe mjaft komunistë që nuk vlejnë. Duhet të gjejmë e t’i ngremë në këmbë pikërisht ata që janë më militantët, më të vendosur dhe më aktivë. Edhe organizata e Rinisë në këtë situatë duhet të mbështetet te veprimtarë­t e saj më të gjallë e më aktivë. Fotoja, Pirroja, dhe ti Lisien, këtu në Tiranë duhet të hartoni një program pune edukative për të ngritur në këmbë opinionin e shëndoshë. Mund të mbani rreth jush edhe disa intelektua­lë të njohur e me autoritet, si Dritëro Agolli etj… se Ismail Kadareja nuk po ndihet.

SHOKU LISIEN BASHKURTI: Ismailit i kemi shkuar tri herë në shtëpi për t’i kërkuar një intervistë për gazetën “Zëri i Rinisë”, por nuk pranoi ta përgatiste….

SHOKU RAMIZ ALIA: Po pse nuk shkruani në gazetë që Ismail Kadare nuk pranoi të jepte intervistë? Kështu do ta vinit para përgjegjës­isë morale dhe para opinionit të mbarë rinisë.

SHOKU LISIEN BASHKURTI: Kur bisedoi me të gojarisht, Remzi Lani i tha se intervistë­n tjetër që ia paraqiti “Zërit të Rinisë” me dëshirën e tij, ia botuam menjëherë, kurse tani ka nevojë vetë redaksia t’i drejtohet atij. Në njëfarë mënyre e vuri para përgjegjës­isë…

SHOKU RAMIZ ALIA: Këtyre njerëzve ne kemi të drejtë t’u themi: “Këtë situatë në Tiranë e nxiti dhe e krijoi armiku. Ja ç’kërkon armiku! Po ti që hesht me kë je”. A është në nderin e intelektua­lit tonë të mos i thotë një fjalë Presidenti­t Mitterrand që e ftoi Ismail Kadarenë për vizitë në Francë, pikërisht në këtë kohë kur kryheshin tërë ato veprime të kurdisura armiqësore dhe propaganda e tyre borgjeze villte vrer kundër Shqipërisë? Demokracia e humanizmi, për të cilat flet Ismaili, nuk janë të drejta abstrakte, as nuk mund të konceptohe­n si të tilla. Për cilët njerëz kërkohen këto të drejta në qoftë se nuk gjejnë shprehjen konkrete tek interesat e atdheut e të popullit? Jashtë këtyre interesave, çdolloj demokracie është demagogji. A mund ta mohojë kush tani se temat për Partinë, Enver Hoxhën, atdheun, socializmi­n, janë boshti kryesor që përshkon tërë veprën e Ismailit, që nga poemat “Përse mendohen këto male”, “Shqiponjat fluturojnë lart”, e deri te romanet

 ??  ?? ISMAIL KADARE (MAJTAS) RAMIZ ALIA DHE EMIGRANTET NE AMBASADA
ISMAIL KADARE (MAJTAS) RAMIZ ALIA DHE EMIGRANTET NE AMBASADA
 ??  ?? SHQIPTARET NE DYERT E AMBASADAVE, KORRIK 1990
SHQIPTARET NE DYERT E AMBASADAVE, KORRIK 1990
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania