Panorama (Albania)

Saimir Hoxha “Dëshmor”, i ati: Nuk kam më motiv për të jetuar

Nënkomisar­it i jepet lamtumira e fundit pas nderimeve gjatë homazheve. Familja: Dora e zezë e vrau Saimirin, por jo shembullin që la pas

- TIRANE

“Memorialit të Dëshmorëve të Policisë dje iu shtua një tjetër yll, që do shkëlqejë bashkë me 224 kolegët e tij, të cilët në këto vite dhanë jetën për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt”.

Kështu u shpreh dje drejtori Ardi Veliu, teksa i dha lamtumirën në emër të gjithë organizatë­s së Policisë. Nënkomisar­i Saimir Hoxha, i cili humbi jetën të martën në krye të detyrës, mori dje statusin e “Dëshmorit të Atdheut” dhe u përcoll me nderimet më të larta në Varrezat e Dëshmorëve. Homazhet në nderim të oficerit të Policisë së Lezhës u zhvilluan dje në Pallatin e Kongreseve. Makina e funeralit me trupin e pajetë të oficerit të Policisë mbërriti pak para orës 12:00 në ambientet e jashtme të Pallatit të Kongreseve, ku kolegët e tij kanë bërë transporti­min e arkivolit në vendin ku u zhvilluan homazhet. Në ceremoni ishin të pranishëm kupola më e lartë drejtuese e Policisë së Shtetit, por edhe efektivë nga reparte të ndryshme të uniformave blu. Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” nisi pak orë pas ngjarjes së të martës procedurat për shpalljen e oficerit Saimir Hoxha “Dëshmor i Atdheut”, duke i garantuar familjes së tij të gjithë vëmendjen dhe mbështetje­n e dhënë në bazë të ligjit të posaçëm. Ndërsa dje, ai u shpall dëshmor. Hoxha la pas dy fëmijë, të cilët do të marrin trajtim deri në moshën 18 vjeç, nëse vazhdojnë shkollën e lartë deri në 25 vjeç dhe do të marrin 170% të pagës së nënkomisar­it.

FAMILJARET Nënkomisar­i i Lezhës ishte babai i dy djemve, 1 dhe 3 vjeç, ndërsa vetë ishte rritur nga dy prindër mësues. Saimiri ishte vëllai i vetëm mes tri motrave. Babai i tij 85vjeçar, i pranishëm dje gjatë homazheve dhe në ceremoninë te Varrezat e Dëshmorëve, nuk i mbajti dot lotët. Ndërsa dhimbjen për humbjen e djalit të vetëm e shprehu ashtu siç vërtet e ndjente: “Nuk kam më motiv për të jetuar... s’ka më fjalë të më ngushëlloj­ë”. Në emër të familjes së të ndjerit, Sulejman Sula, ka shprehur nderimet në ceremoninë e përcjellje­s për në banesën e fundit të nënkomisar­it Saimir Hoxha. Gjatë fjalës së tij, ai përmendi disa nga virtytet e familjes ku ai u rrit dhe hapave që ndoqi në jetë. Ai tha se dora e zezë e vrau, por nuk mund të shuajë dot shembullin, për të cilin ai kontribuoi në kaq shumë vite. “Saimir Hoxha ka pasur një babë fisnik në fushën e topografis­ë, një nënë të shquar në fushën e arsimit dhe dy motra të shquara brenda dhe jashtë vendit në fushën e jurisprude­ncës. Kudo u dallua për thjeshtësi, edukatë dhe profesiona­lizëm të plotë, krijoi një familje me një vajzë nga Tropoja, me të cilën lindën dy djem.

Kur erdhi në jetë para 45 vitesh, i vunë jetën Saimir. Dora e zezë na e ndau nga jeta Saimirin, por jo shembullin, për të cilin kontribuoi. Në emër të familjes Hoxha falënderoj organet e shtetit për shpalljen ‘Dëshmor i Atdheut’”, u shpreh ai. DREJTORI I POLICISE Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka mbajtur një fjalë në ceremoninë e lamtumirës së fundit për nënkomisar­in Saimir Hoxha, i cili ditën e martë ra në krye të detyrës, pasi u qëllua nga 21-vjeçari Aldi Rama. Veliu u shpreh se vrasja e nënkomisar­iat ka shkaktuar një dhimbje të madhe jo vetëm për familjarët, por edhe për të gjithë Policinë. “Sot ka shumë dhimbje, është një ditë e trishtë, por edhe një ditë reflektimi. Ka shumë dhimbje për prindërit, bashkëshor­ten dhe dy engjëjt e kolegut tonë të paharruar, Saimir Hoxha, dhe familjarët e tij. E trishtë dhe e dhimbshme për gjithë organizatë­n e Policisë, pasi humbëm një tjetër koleg, shok, mik, por mbi të gjitha një oficer të përkushtua­r për të kryer detyrën dhe për t’i shërbyer Atdheut. Atdheu sot nuk mund të ketë një mik më të mirë se ty, Saimir. Për mua si Drejtor i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit nuk ka moment më të vështirë se ky, të gjej fjalët e duhura për të ngushëllua­r familjarët e Saimirit, si dhe të përshkruaj me pak fjalë karrierën 18-vjeçare të tij në shumë komisariat­e të vendit, me çdo detyrë të përmbushur më së miri. Falë përkushtim­it e ndershmëri­së, Saimiri krijoi profilin e një punonjësi të respektuar e të vlerësuar nga qytetarët. Ndaj të gjithë tashmë kemi barrën e rëndë të mirënjohje­s dhe respektit, që nuk do mjaftojnë kurrë, përballë veprës sublime të tij dhe qindra Dëshmorëve të Policisë”, u shpreh Veliu. Ndërsa tha se Saimiri dhe Policia sot janë vrarë dy herë, nga krimi dhe nga drejtësia e vjetër, që shpeshherë vendimet e saj, i kanë paguar me jetë punonjësit e Policisë së Shtetit.

 ?? ?? Ardi Veliu, dje gjatë homazheve
Ardi Veliu, dje gjatë homazheve
 ?? ?? Bashkëshor­tja dhe babai i Saimir Hoxhës, dje gjatë homazheve
Bashkëshor­tja dhe babai i Saimir Hoxhës, dje gjatë homazheve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania