Panorama (Albania)

Zbardhet vendimi, si e liroi gjykata Aldi Ramën, duhej të ishte në “Arrest shtëpie”

Precedentë­t e autorit, nga vjedhja te shitja e drogës dhe abuzimi seksual me të dashurën pasi e kishte droguar dhe rrahur

- TIRANE

Gjykata mban në konsiderat­ë faktin se nuk ka qenë më parë i dënuar, në momentin e kryerjes së veprave të mësipërme penale sapo kishte mbushur moshën 18 vjeç, është rritur nga gjyshi i tij me prindër të divorcuar që në vitin 2012 dhe shprehu pendesë për veprën penale të kryer. Duke u bazuar në këto rrethana lehtësuese dhe në mungesë të rrethanave rënduese, Gjykata vlerëson së ndaj të pandehurit është e drejtë të aplikohet alternativ­a e dënimit me burgim e parashikua­r në nenin 59 të Kodit Penal”

Sot një tjetër punonjës i Policisë së Shtetit u shpall dëshmor, pasi u vra nga dora e një 21-vjeçari, që ndonëse në moshë fare të re, kishte një “cv” të pasur kriminale dhe mbi të gjitha, duhej të ishte në “Arrest shtëpie”.

Pasi pozoi në krah të Kryeminist­rit Edi Rama kur ishte 15 vjeç, Aldi Rama duket se e përdori “famën” e kësaj fotoje për t’u bërë “gangster”. E filloi me tatuazhe që kishin kuptime të caktuar, që ai vetë i shpjegonte në fotot që postonte në rrjetet sociale. Më tej me foto të tjera, ku nuk hezitonte të shfaqte edhe një pistoletë mbi tavolinë. E duket se kështu nisën precedentë­t e tij të parë penalë. U arrestua dhe u akuzua për vjedhje e prodhim e shitje të lëndëve narkotike. Më pas u akuzua edhe për dhunë fizike ndaj të dashurës së tij, me të cilën u dyshua se kishte abuzuar seksualish­t pasi e kishte droguar. “Gjykata mban në konsiderat­ë faktin se nuk ka qenë më parë i dënuar, në momentin e kryerjes së veprave të mësipërme penale sapo kishte mbushur moshën 18 vjeç, është rritur nga gjyshi i tij me prindër të divorcuar që në vitin 2012 dhe shprehu pendesë për veprën penale të kryer. Duke u bazuar në këto rrethana lehtësuese dhe në mungesë të rrethanave rënduese, Gjykata vlerëson së ndaj të pandehurit është e drejtë të aplikohet alternativ­a e dënimit me burgim e parashikua­r në nenin 59 të Kodit Penal”, arsyeton Gjykata e Lezhës, në vendimin që urdhëroi lirimin e menjëhersh­ëm të Aldi Ramës.

POLICIA Policia e Shtetit njoftoi dje se Aldi Rama, 21 vjeç, banues në Lezhë, lagja “Skenderbeg”, ishte i dënuar më parë me vendimin nr. 53-2019708, datë 04.03.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, (arrestuar më datë 29.07.2018 dhe liruar me kusht më datë 04.03.2019). “Gjithashtu ky shtetas rezulton të jetë arrestuar më datë 20.10.2020, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’, pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike kanabis sativa, ku me vendimin 261, datë 22.10.2020, të Gjykatës së

Rrethit Lezhë, është caktuar masa e sigurimit personal ‘Arrest me burg’. Me vendimin nr. 375, datë 06.05.2021, Gjykata e Rrethit Lezhë, ka vendosur shuarjen e masës së sigurimit ‘Arrest me burg’ dhe ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’. Ky shtetas ka gjetur vdekjen në Spitalin e Traumës, Tiranë, në orën 05:35 minuta të mëngjesit të së mërkurës. Nga grupi hetimor edhe aktualisht vazhdojnë veprimet hetimore për kryerjen e autopsisë dhe përcaktimi­n e shkakut të vdekjes së këtij personi”, tha zyrtarisht Policia e Shtetit. VENDIMI I GJYKATES Sipas provave të mbledhura në kuadër të procedimit penal nr. 756, vërtetohet se rreth orën 18:00 të datës 29.07.2018, e dëmtuara Alesia S. është paraqitur te shërbimi i Policisë Gjyqësore në Komisariat­in e Policisë Lezhë dhe ka parashtrua­r kallëzim penal, duke deklaruar se: Të pandehurin Aldi Rama e ka të dashur dhe një natë më parë ky i fundit i kishte marrë aparatin e telefonit celular “Iphon 7”, ndërsa rreth orës 12:00 të ditës që ka parashtrua­r kallëzimin, i pandehuri i ka telefonuar dhe i ka thënë të shkonte ta takonte në lagjen “Besëlidhja”, afër banesës së tij, për të marrë telefonin e mësipërm, por pasi t’i jepte 50 euro. Ajo ka shkuar dhe ka takuar të pandehurin në një parking, i ka dhënë 50 euro, por i pandehuri nuk i ka kthyer telefonin, e ka gjuajtur me shpulla, ka marrë një taksi dhe bashkë me dy shokë të tij, ajo ka shkuar në një banesë të pabanuar në Balldre, të Lezhës, ku në një dhomë ajo dhe i pandehuri kanë kryer me dëshirë marrëdhëni­e seksuale, kanë pirë hashash, ndërsa i pandehuri e ka goditur me shuplake dhe grushte disa herë, derisa kanë ndërhyrë shokët e tij. Me tej, e dëmtuara Alesia S. ka deklaruar se i pandehuri e ka nxitur dhe detyruar të konsumojë hashash, e ka kërcënuar se fotot e saj të ndodhura në aparatin telefonik do t’i publikonte në rrjetet sociale. Policia ka ushtruar kontroll në banesën e të pandehurit Aldi Rama në qytetin e Lezhës, ku ky i fundit banon me gjyshin e tij Faik dhe në sobën e druve ka konstatuar një qese, në brendësi të së cilës ndodhej material bimor në trajtë mbetjeje, bishta cigaresh, për të cilin Policia ka dyshuar se është lëndë narkotike dhe e ka sekuestrua­r. Gjatë këqyrjes së jashtme, të dëmtuarës Alesia S. Policia Gjyqësore i ka konstatuar dëmtime fizike në supin e djathtë dhe parakrahun e djathtë të saj, ndërsa sipas ekspertit mjekoligjo­r, tek ajo janë konstatuar katër dërrmishje, një edemë dhe eritema, të shkaktuara me mjete të forta mprehëse që hyjnë në kategorinë e rrahjes. I pandehuri Aldi Rama është ndaluar me iniciativë prej Policisë Gjyqësore më datën 29.07.2018, ndërsa kjo Gjykatë me vendimin penal të formës së prerë nr. 251, datë 01.08.2018, e ka vleftësuar të ligjshëm ndalimin policor dhe ndaj të pandehurit ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Të pandehurit dhe të dëmtuarës u janë marrë kampione urine dhe është proceduar me ekspertimi­n toksikolog­jik, prej ku në secilën prej tyre ka rezultuar prani e produkteve të kanabinoid­eve te metabolizm­it të bimës kanabis sativa L në organizmin e njeriut, duke u provuar në këtë mënyrë që i pandehuri dhe e dëmtuara kanë qenë përdorues të lëndës narkotike kanabis sativa L.

 ?? Aldi Rama ??
Aldi Rama
 ?? ?? Faksimile e vendimit të Gjykatës së Lezhës
Faksimile e vendimit të Gjykatës së Lezhës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania