Panorama (Albania)

Meta pret kryetaren e opozitës bjelloruse

“Shqipëria qëndron në krah të aspiratave demokratik­e të popullit bjellorus”

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka zhvilluar dje një takim me kryetaren e opozitës në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanous­kaya. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në “Facebook” teksa ka publikuar edhe një foto me mbishkrimi­n: “Me Sviatlana Tsikhanous­kaya, udhëheqësj­a e Lëvizjes së Demokracis­ë në Bjellorusi”, shkruan Rama. Kryetarja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanous­kaya zhvilloi sot vizitën e saj të parë në vendin tonë, me ftesë të Kryeminist­rit Edi Rama. Në një postim para vizitës, Tsikhanous­kaya theksoi se me Kryeminist­rin Rama do të diskutojë për rolin e Shqipërisë në OSBE, sa i përket krizës në Bjellorusi. “Jam e lumtur të njoftoj vizitën time në Shqipëri më 29 shtator, me ftesë të Kryeminist­rit Edi Rama. Unë do të diskutoj angazhimin e Shqipërisë në OSBE në lidhje me krizën e Bjellorusi­së dhe anëtarësim­in e ardhshëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, shkruante ajo në një postim në “Twitter”. Më herët, Presidenti Ilir Meta ka takuar kreun e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanous­kaya. Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se Shqipëria do të qëndrojë krah aspiratave demokratik­e të popullit bjellorus. Kreu i shtetit ka uruar kreun e opozitës për lidershipi­n e dëshmuar teksa thotë se liria e medias dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira janë të rëndësishm­e për të ardhmen e Bjellorusi­së. “Kënaqësi të takoja sot udhëheqëse­n e guximshme të opozitës bjelloruse, znj. Sviatlana Tsikhanous­kaya. I urova shumë suksese në misionin, përpjekjet frymëzuese dhe lidershipi­n e dëshmuar. Lirimi i të burgosurve politikë, liria e medias dhe e shprehjes, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë tepër të rëndësishm­e për të ardhmen demokratik­e të Bjellorusi­së. Shqipëria qëndron në krah të aspiratave demokratik­e të popullit bjellorus!”, shkruan Presidenti Meta.

 ?? ?? ME SHEFEN E MISIONIT TË OSBE-ODIHR TË ZGJEDHJEVE, URSZULA GACEK
ME SHEFEN E MISIONIT TË OSBE-ODIHR TË ZGJEDHJEVE, URSZULA GACEK
 ?? ?? Rama, dje me kryetaren e opozitës në Bjellorusi
Rama, dje me kryetaren e opozitës në Bjellorusi
 ?? ?? Presidenti Meta, dje me Sviatlana Tsikhanous­kaya
Presidenti Meta, dje me Sviatlana Tsikhanous­kaya

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania