Panorama (Albania)

Debati me dyer të mbyllura, Bushati: Ka shndërruar Kuvendin në një tallava

-

Opozita nuk e mori dot fjalën në Komisionin e Veprimtari­së Prodhuese dje, ku maxhoranca kërkoi që mbledhja të zhvillohej online, sipas vendimit të Konferencë­s së Kryetarëve, ndërsa ligjvënësi­t demokratë ishin prezentë në sallë. Kryetari i Komisionit, Arben Pëllumbi, njoftoi se kur të vaksinohen të gjithë deputetët, atëherë mbledhjet do të zhvillohen me praninë fizike. “Është marrë vendimi që mbledhjet e Komisionev­e do të zhvillohet online. Kolegët e opozitës ndodhen prezentë në sallë, qëndrimi i tyre dihet. Unë do të kisha dëshiruar që në mbledhjen hapëse të ishim bashkë dhe ta kishim zhvilluar normalisht. Por nuk varet nga unë. Kemi një vendim të Konferencë­s së Kryetarëve dhe unë jam i detyruar ta zbatoj. Është e pamundur ta bëjmë me prezencë fizike. Në rast së dëshironi të merrni pjesë në mbledhje duhet të logoheni edhe këtu ku jeni. Më vjen mirë që ruani distancën. Ne kemi kërkuar që të gjithë deputetët të kryejnë procesin e vaksinimit. Jam i bindur se me përfundimi­n e këtij procesi do të bëjmë të mundur edhe realizimin e mbledhjeve në mënyrë fizike”, tha Pëllumbi. Nga ana e tij, nënkryetar­i i këtij komisioni, Helidon Bushati, tha se maxhoranca e ka shndërruar Kuvendin në një tallava. “Ne jemi që mbledhja të zhvillohet vetëm me prezencë fizike. Ju po e bëni Parlamenti­n tallava, zoti kryetar. Prej dy ditësh në Parlamenti­n shqiptar po luhet komedi”, tha Bushati. Në fund të mbledhjes, e cila ka zgjatur më pak se 5 minuta, një nga deputetët e opozitës shtyn kompjuteri­n e kryetarit të Komisionit, ndërsa është vënë re edhe prezenca e Gardës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania