Panorama (Albania)

Kreu i PD-së lajmëron bashkëpuni­m me PS për Reformën Zgjedhore

Basha: Do t’i çojmë shumë shpejt Kuvendit kërkesën për ngritjen apo për vazhdimin e punës për Reformën Zgjedhore, por kjo nuk mjafton

- TIRANE

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, por dhe LSI-ja dha dje mesazhe për të bashkëpunu­ar me maxhorancë­n për reformën zgjedhore sipas rekomandim­eve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit.

Mesazhe bashkëpuni­mi me opozitën dha dje edhe sekretari i Përgjithsh­ëm në PS-së, Damian Gjiknuri. Siç e kishte parashikua­r dhe gazeta “Panorama” dy muaj më parë, reforma zgjedhore do të ishte një nga çështjet që do të ulte në tryezën e bashkëpuni­mit opozitën dhe maxhorancë­n dhe duket se palët po shkojnë drejt këtij qëllimi. Në një prononcim për mediat pas takimit me shefen e misionit të OSBE-ODIHR për monitorimi­n e zgjedhjeve, Urszula Gacek dhe delegacion­in e OSBE/ODIHR, Basha tha se, “ky raport fakton masakrën zgjedhore”. “Raporti po kështu, flet qartësisht për problemin madhor të blerjes së votave, i cili në bashkëpuni­m me krimin e organizuar jo vetëm nuk u zgjidh me 25 prill, por mori dimensione të reja duke prodhuar të tjerë faktorë të krimit nën petkun e deputetit në atë sallë që në fakt duhet të jetë tempull i demokracis­ë. Pra, këto janë ato që ndava pak a shumë, por e informova gjithashtu që ne kemi një dhe vetëm një arsye që jemi në atë parlament. Ne jemi aty në funksion të kthimit të demokracis­ë së kthimit të legjitimit­etit në vend dhe që të ndodhë kjo duhet patjetër që të gjitha këto probleme që raporti i ka dokumentua­r, por në fakt i kemi dokumentua­r dhe ne në librin e zi që i kemi dërguar pothuajse një javë para publikimit të raportit të tyre, gjithë institucio­neve ndërkombët­are, por që në fakt shqiptarët i dinë fare mirë. Të gjitha këto probleme të marrin zgjidhje nuk mjafton thjesht dhe vetëm një reformë zgjedhore, për të cilën pa diskutim Partia Demokratik­e është e vendosur dhe për të cilën kemi ngritur një grup pune të kryesuar nga nënkryetar­i i partisë dhe nga nënkryetar­i i Kuvendit, zoti Enkelejd Alibeaj, dhe që do t’i çojmë shumë shpejt Kuvendit kërkesën për ngritjen apo për vazhdimin e punës për reformën zgjedhore, po kjo nuk mjafton, sepse regjimi me 25 prill dhe të gjitha muajt para 25 prillit dhe pas 25 prillit deri në procesin e ankimimeve, shkeli dhe ato rregulla që kishte aprovuar vetë, pa opozitën, pa Partinë Demokratik­e, pa aleatët tanë”, theksoi Basha. Pra, shtoi Basha, “qartësisht në këtë vend nuk duhet thjeshtë një reformë zgjedhore, por duhet një shkundje e thellë në mënyrë që instrument­et e regjimit të mos funksionoj­në më dhe vendi të kthehet në demokraci. Dy mekanizmat kryesorë për të ecur drejt kësaj janë pa diskutim, t’iu japim shqiptarëv­e jo thjesht legjislaci­onin, pra Kodin Zgjedhor, Kodin Penal, ndryshime të tjera, ndryshime për të garantuar lirinë e medies, por edhe instrument­et që garantojnë që ky legjislaci­on do të zbatohet nuk do të mbetet në letër, se jam i bindur që ligje të mira ka edhe Lukashenko, por Shqipëria nuk mund të jetë dhe nuk mund të bëhet Bjellorusi”. “Me këtë raport, Shqipëria sot nuk ka asnjë ndryshim nga Bjellorusi­a. Po t’i heqësh fjalën Shqipëri raportit, është Bjellorusi. Ndaj beteja jonë është e qartë dhe ne do të bëjmë gjithçka me pushtetin që na kanë dhënë shqiptarët, pavarësish­t na e reduktoi masakra zgjedhore, por kemi prapë mjaftueshë­m fuqi që t’i imponojmë një axhendë, një kalendar, veprimi popullor, qytetar, një platformë qytetare për demokracin­ë, sigurisht duke përdorur edhe fuqinë tonë brenda parlamenti­t në funksion të kthimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Basha. Kryetari

i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, deklaroi sot se, raporti i OSBE-ODIHR fakton masakrën zgjedhore, “konfirmoi shkrirjen në një, të shtetit me partinë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania