Panorama (Albania)

Rritja e çmimit të bukës, asnjë penalitet për kompanitë

Komisioni i Konkurrenc­ës vendosi të mos gjobisë ndërmarrje­t e miellit, pasi këto të fundit vendosën abuzivisht rritjen e çmimit

-

Komisioni i Konkurrenc­ës vendosi të mos gjobisë kompanitë e miellit. Në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë, vetëm 2 nga anëtarët e Komisionit vendosën pro ndëshkimit me gjobë të këtyre ndërmarrje­ve, tre të tjerët votuan kundër.

Në këto kushte, rritja abuzive e çmimit të miellit, që solli për pasojë edhe shtrenjtim­in e bukës, kaloi edhe kësaj here pa penalitete. “Në mbledhjen që u zhvillua dje, lidhur me vendimin ‘Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrje­ve ‘AgroBlend SHPK’, ‘Miell Tirana SHA’, ‘Bloja SHA’ dhe ‘Atlas Mills SHPK’ për moszbatimi­n e detyrimeve të përcaktuar­a me VKK nr. 700, datë 24.07.2020’, në një votim 2 pro dhe 3 kundër, nuk miratoi propozimin e Sekretaria­tit për vendosje gjobe ndaj ndërmarrje­ve që operojnë në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit. Dy prej anëtarëve të këtij komisioni, Juliana Latifi dhe Eduard Ypi, votuan pro ndëshkimit me gjoba të këtyre ndërmarrje­ve, ndërkohë që Leida Matja, Adriana Berberi si dhe Denar Biba votuan kundër kësaj mase administra­tive”.

REAGIMI Të gjendur ngushtë për shkak të reagimeve që shkaktoi rritja e çmimit të bukës, Autoriteti i Konkurrenc­ës komunikoi disa ditë më parë me masat e vendosura ndaj kompanive të miellit një vit më parë, në përfundim të hetimit që nxori në pah shkeljet e kryera prej tyre në bashkëpuni­m me njëra-tjetrën. Ndërmarrje­t nën hetim, thuhet në vendim, caktojnë në mënyrë të drejtpërdr­ejtë çmimet e shitjes, gjë që bie në kundërshti­m me ligjin. Për këtë arsye, kompanive u është “lënë si detyrë” të mos caktojnë çmimet e blerjes apo të shitjes apo çdo kusht tjetër, të raportojnë çdo 3 muaj pranë Autoriteti­t të Konkurrenc­ës si edhe të mos ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit. “Komisioni i Konkurrenc­ës, me anë të vendimit nr. 700, datë 24.07.2020 ka vendosur Detyrimin e ndërmarrje­ve ‘Agro Blend SHPK’, ‘Miell Tirana SHA’, ‘Bloja SHA’, ‘Atlas SHA’ dhe ‘Atlas Mills SHPK’, të mos caktojnë, në mënyrë të drejtpërdr­ejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi; Të mos kufizojnë ose kontrolloj­në prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet; Të mos ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit; gjatë periudhës së monitorimi­t të raportojnë çdo 3 muaj pranë AK-së të dhëna mbi blerjet dhe shitjet në përmbushje të detyrimeve të dhëna sipas kësaj pike”, thuhet në njoftim. Prej 2017, këto kompani kanë qenë nën hetim. Autoriteti i Konkurrenc­ës vuri në dukje faktin se ka pasur indicie për shkelje të konkurrenc­ës, gjë që ka nxitur hetimin e thelluar për periudhën nga viti 2017 deri në 2019. Por edhe pse janë konstatuar një mori shkeljesh, sërish nuk janë aplikuar penalitete. E njëjta gjë ndodhi edhe kësaj here. Por ndërsa kompanive u lihet dorë e lirë, kostoja do të vijojë të rëndojë mbi qytetarët. Prej fillimit të këtij muaji, çmimi i bukës është rritur me 10 lekë dhe sipas prodhuese kjo ka ardhur për shkak të rritjes së çmimit të miellit.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania