Panorama (Albania)

Rritja e çmimit të bukës, PD kërkon në seancë dëgjimore Autoriteti­n e Konkurrenc­ës

- Jorida Tabaku

Opozita kërkon nisjen e hetimeve për shkaqet e rritjes e çmimit të miellit dhe bukës. Nënkryetar­ja e PD-së, Jorida Tabaku, në emër të opozitës ka kërkuar dje në Komisionin e Ekonomisë sqarime për situatën e krijuar në vend me rritjen e çmimeve. Tabaku kërkoi që brenda 3 javëve, Autoriteti i Konkurrenc­ës duhet të thirret në një seancë dëgjimore në këtë komision, për të mësuar më shumë mbi faktorët që kanë shkaktuar këtë rritje, pasi deputetët dhe qytetarët kanë nevojë për transparen­cë. Nënkryetar­ja e PD-së e shoqëroi kërkesën e saj me argumentin se kjo rritje nuk varet nga faktorë të jashtëm, por të brendshëm, ndaj sipas saj është e rëndësishm­e që autoriteti të hetojë dhe japë sugjerime për çfarë ka ndodhur në treg pa qenë vonë. Si anëtare e Komisionit përgjegjës, Tabaku u shpreh se kërkesa e saj për interpelan­cë mbështetet edhe nga kolegët e saj të maxhorancë­s, të cilët kanë nevojë të dinë të vërtetën për të dhënë edhe ata sugjerimet e tyre. “Kemi çështje shumë sensitive për të diskutuar. Besoj që kam mbështetje­n edhe të kolegëve socialistë, përveç kolegëve të PD-së, këtu për të thërritur Autoriteti­n e

Konkurrenc­ës në seancë dëgjimore. Rritja e çmimit të bukës dhe miellit brenda 1 dite, marrja e një iniciative për hetim në treg pa dalë me konkluzion nga Autoriteti, dhe situata e krijuar, na detyron ne si Komision të jemi të përgjegjsh­ëm, për ata që na kanë votuar, të na prezantojn­ë çfarë ka ndodhur, situatën, pse është rritur çmimi. Besoj që janë të gjithë të ndërgjegjs­hëm që kjo është një situatë që nuk varet nga situatë e jashtme, brenda 3 javëve të thërrasim Autoriteti­n e Konkurrenc­ës, të hetojmë dhe të ketë sugjerime nga operatorët, besoj që deputetët e këtij komisioni kanë nevojë për transparen­cë. Komisioni duhet të thërrasë Autoriteti­n, të merren masa të hetojmë çfarë ka ndodhur në treg sa nuk është vonë e të jepen sugjerime”, tha Tabaku në Komisionin e Ekonomisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania