Panorama (Albania)

Shuhet Kristaq Traja, Et’hem Ruka: Ishte një mendjendri­tur

“Në emër të ‘Luarasit’ faleminder­it profesor Traja, figura si ju do t’i mungoni gjithmonë kujtdo që ka pasur fatin dhe ju ka njohur”

-

Ish-rektori i Universite­tit “Luarasi”, Kristaq Traja, u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Profesor Et’hem Ruka ka reaguar përmes një mesazhi ngushëllue­s mbi ndarjen nga jeta të konstituci­onalistit Kristaq Traja. Ndërsa i shpreh ngushëllim­et familjes, Ruka shkruan se profesor Kristaq Traja, njëherësh dhe ish-rektor për dy vite në Universite­tin “Luarasi”, do të jetë gjithmonë mendje ndritur dhe vizionar. “Me hidhërim të thellë sot u njoftuam për ndarjen nga jeta të profesorit të së drejtës z. Kristaq Traja dhe njëherësh dhe ish-rektor për dy vite në Universite­tin ‘Luarasi’. Profesor Traja kishte një karrierë të shkëlqyer dhe ka mbajtur pozicione të rëndësishm­e në sistemin gjyqësor jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë vendit. Duke vlerësuar kontributi­n e tij në drejtimin e Universite­tit ‘Luarasi’, shprehim ngushëllim­et e sinqerta dhe të përzemërta për familjarët, miqtë dhe kolegët e tij. Për ne pasardhësi­t e tij në ‘Luaras’, profesor Traja do të kujtohet gjithmonë si mendje ndritur dhe vizionar. Jemi krenar që profesor Traja, ka qenë pjesë e ‘Luarasit’ dhe në emër tij i themi: Faleminder­it profesor Traja, figura si ju do t’i mungoni gjithmonë kujtdo që ka pasur fatin dhe ju ka njohur”, shkruan rektori Ruka. Kristaq Taja u diplomua në drejtësi në Universite­tin e Tiranës në vitin 1978. Ai gëzonte një eksperienc­ë 10-vjeçare si gjyqtar në Gjykatën Europiane të së Drejtave të Njeriut, Strasburg për periudhën 1998 – 2008 dhe është një ndër akademikët më të njohur në Ballkan për të Drejtën Kushtetues­e. Karriera e tij si profesioni­st në fushën e ligjit ka filluar në vitin 1986 ku ka ushtruar detyrën e specialist­it në Sektorin e Studimeve pranë Prokuroris­ë së Përgjithsh­me deri në vitin 1991. Ai ka qenë anëtar i Bordit të Kodifikimi­t në Ministrinë e Drejtësisë gjatë periudhës 1991 – 1992 dhe zëvendësmi­nistër i Drejtësisë gjatë viteve 1992 – 1993. Ai ka qenë gjithashtu, anëtar i grupit të punës për hartimin e Kushtetutë­s Shqiptare të vitit 1998. Prej vitit 1994, ai është pedagog i së Drejtës Kushtetues­e në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkollën e Magjistrat­urës. Gjatë periudhës 2012 – 2014 ai ka qenë rektor i Universite­tit “Luarasi”. Gjithashtu, që nga viti 2008, ai është avokat në disa studio ligjore prestigjio­ze në vend. Është autor i disa publikimev­e dhe përkthimev­e në fushën e ligjit.

 ?? ??
 ?? ?? Rektori i Universite­tit “Luarasi”, Et'hem Ruka
Rektori i Universite­tit “Luarasi”, Et'hem Ruka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania