Panorama (Albania)

Vangjeli: Të mos derdhin lot hipokritët që nuk e votuan në 2010

-

Analisti Lorenc Vangjeli i kujton publikut se maxhoranca e PD-së në 2010 nuk e votoi për në Gjykatën e Lartë Kristaq Trajën, me urdhër të Sali Berishës, duke mos e vlerësuar si juristin që e meritonte atë pozicion. “Kristaq Traja do t’i mungojë Tiranës, por Tirana nuk do t’i mungojë më Trajës. Kristaq Traja qëndroi në këtë botë sa për të ikur në momentin që nuk do t’i japë shans hipokritëv­e që t’i dëgjojë kur t’i thonë sesa e kanë dashur, sesa do t’ju mungojë tani që nuk është më, por pa e kujtuar në ngjallje. Iku për të mos pranuar se shoqëria shqiptare vazhdon të jetë në pritje: në pritjen për të vdekur individi që t’i japë funeral me lotë, por duke mos pasur dhembje as për lotët e burrit në ngjallje. Iku për t’i refuzuar vetes sprovën e vetëpërmba­jtjes kur të shihte mbas vdekjes ringjallje­n e miqve të harruar. Në 2010-tën, partia që Lulzim Basha ka marrë në trashëgimi, e rrëzoi kandidatur­ën e zotit Traja për në gjykatën e lartë. E votuan me unanimitet kundër me një akt të mirëfilltë hakmarrjej­e: dikush pse aq dinte, dikush se nuk dinte të bënte tjetër dhe të gjithë votuan kundër sepse ashtu ju tha Berisha. Me një ligësi të skajshme. Me një lehtësi të përbindshm­e që e pjell vetëm urrejtja dhe injoranca, Berisha, Basha dhe gjithë kompania e juristëve të PD-së së dikurshme, i nxorën Trajës kartonin e kuq. Nuk e shantazhua­n. Kërkuan ta ekzekutojn­ë profesiona­lisht. Sot të gjithë ata që votuan kundër gjykatësit të lartë Traja…, …së paku duhet t’i kërkojnë ndjesë Trajës dhe të kuptojnë se në Tiranën politike, gjithkush, çdo hipokrit që sot qan, ankohet dhe bërtet, e ka mbajtur së paku një herë një pishtar turpi në dorë: për të djegur së paku njëherë Trojën e vet”, shkruan Vangjeli.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania