Panorama (Albania)

Berisha: Basha është peng, thotë atë që ia diktojnë padronët e tij

“Gabimi im qëndron se unë u tregova i heshtur për zhvillimet brenda PD-së, ndaj shkelmimit të normave, të parimeve të kësaj partie”

-

Ish-Kryeminist­ri Sali Barisha ishte dje me demokratët në Durrës për të mbajtur foltoren e katërt me qëllim, siç thotë ai, për rikthimin e dinjitetit të demokratëv­e dhe mbledhjen e firmave për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Ndërsa hodhi akuza ndaj kreut aktual Lulzim Basha, të cilin e cilësoi përsëri si peng të Ramës, Berisha deklaroi se Kuvendi i PD-së do të mblidhet me firmat e demokratëv­e për një parti të re me norma e standarde që asnjë kryetar të mos i shkelë. Në fjalën e mbajtur Sali Berisha ju kërkoi ndjesë demokratëv­e Durrsakë kur vuri në dukje se gabimi i tij ishte që qëndroi i heshtur për zhvillimet brenda PD-së, duke mos nisur kurrë procesin që Basha të mbante përgjegjës­itë për zgjedhjet e humbura. Sipas ish-Kryeminist­rit Berisha u shpreh se Kuvendi do ta hapë dhe forcojë partinë demokratik­e duke u dhënë mundësi anëtarëve të votojnë për kandidatët që zgjidhen. Berisha paralajmër­oi Kryeminist­rin Rama që të mos luajë me fatet e pluralizmi­t, duke shkelmuar mbi 620 mijë shqiptarë që votuan kundër tij.

DEKLARATA E SALI BERISHËS

KUVENDI KOMBËTAR

Ndaj dhe unë nisa këtë foltore, e cila nuk ka asgjë në përpjekjen e Sali Berishës për të mbrojtur dinjitetin e tij. Foltorja ka një qëllim madhor, që kurrë ndonjëherë të mos mendojë kush të marrë peng këtë parti, t'iu marrë peng ju, të mos mund të vendosë në emrin tuaj, duke shkelmuar mbi ju. S'ka të bëjë kjo betejë asgjë midis meje dhe pengkryeta­rit, ua jap fjalën e nderit, por kjo ka të bëjë se pengkryeta­ri, duke më fyer mua, ju, çdo demokrat, del një ditë, nuk mund të them si i biri i Enverit, se ai i bënte më një procedurë dhe ju thotë shqiptarëv­e 'vendosa unë', pa pyetur anëtarët, ju, këshillin. Ju ftoj ju, të angazhohem­i në një dialog me të gjithë demokratët që kanë votuar për ne dhe të shpjegojmë çfarë të kërkojmë. Kërkojmë që të dëgjohet zëri juaj. Ne do ta bëjmë këtë Kuvend, për të sanksionua­r norma dhe standarde për rolin tuaj. Duhet të jeni ju që zgjidhni me votën tuaj, kandidat për kryetar bashkie, këshilltar­ët tuaj dhe deputetët tuaj. Kuvendi që do mbledhim, do sanksionoj­më se kur një kryetar nuk mund të grabisë pushtetin e forumeve dhe në momentin e parë që e bën atë, ai automatiki­sht nuk është më kryetar. Ne do të hartojmë platformën tonë, me të cilën do të pushtojmë mendjet dhe zemrat e shqiptarëv­e. Do mbledhim Kuvendin, për t'u ofruar shqiptarëv­e alternativ­ën që kanë jetike. Do ecim të sigurt drejt fitores. U krijuam si opozitë me misionin historik për të përmbysur pushtetin. Ndërsa sot, kërkojmë të përmbysim narkoshtet­in. Ftoj delegatët e Kuvendit që të firmosin, pavarësish­t se çfarë mendojnë, për njërin apo për tjetrin. Çdo gjë do e nisim nga vetja jonë, nuk mund të respektojm­ë ligjet e vendit, nëse nuk respektojm­ë ligjet tona. SULMET NDAJ BASHËS

Në këto zhvillime dramatike për ne shqiptarët, pjesën e vet të pamohueshm­e e ka opozita shqiptare, e cila në këto vite nuk arriti kurrë të organizojë aksionet, veprimet për t'i treguar vendin një qeverisjej­e të tillë, por përkundraz­i dështoi. Përgjegjës­ia i përket atij që ishte në timon të PD-së, por edhe Berisha ka pjesën e tij të pamohueshm­e, prandaj jam këtu për tu kërkuar ndjesë. Cilat ishin gabimet e mia në këtë histori? Unë dhashë dorëheqjen dhe nuk bëra gabim. Isha i bindur se kur zgjedhjet u humbën në mënyrë të qartë duhet të hapësh rrugën. Jam përpjekur me gjithë forcën time të kontribuoj me këshilla kur më janë kërkuar. Ku qëndron gabimi im? Gabimi im qëndron se unë u tregova i heshtur për zhvillimet brenda PD-së, ndaj shkelmimit të normave, të parimeve të kësaj partie. Unë vërtet publikisht ngrita zërin kur në një listë të bërë pas mesnate u ekzekutuan politikish­t si në pusi njerëz me 20 vite kontribut në PD, por unë nuk nisa procesin e përgjegjës­isë për këtë akt. Vërtet i kërkova Bashës të japë dorëheqjen, por nuk nisa procesin që ai të merrte përgjegjës­itë për humbjen e tmerrshme në 2017, sepse humbje të tillë nuk kishim njohur kurrë që nga viti 1997. Do thoni pse? Unë çdo gjë i thosha në zyrë, por nuk e bëja sepse nuk kisha ndërmend të rikthehem më. Nëse futesha në probleme të brendshme të PD-së nuk mund të futesha pa projekt dhe kjo më pengonte. Vjen një moment kur gabimet nuk mund të pengojnë më, që të ngrihesh në lartësinë e kërkesave, pritshmëri­ve dhe të luftoj për një PD më të bashkuar, më të hapur, që ecën e sigurte drejt fitores. Askush nuk mund të shkelmojë mbi ju, por ai është peng dhe pengu nuk është kurrë vetja e tij, e ka humbur lirinë, dhe ju thotë juve atë që ja diktojnë padronët e tij. Kjo foltore nuk është kundër atyre që mendojnë ndryshe nga ne, nuk është kundër miqve dhe partnerëve tanë, por e kundërta, kjo foltore synon që ne të vendosim së bashku, që kjo parti të marrë vendimet si një parti sovrane, dhe sovranitet­i i saj qëndron në mendimet tuaja. Nuk mund të fshihen këto nga një njeri që thotë 'nuk pyes për këto'. Nëse ti nuk pyet, ti automatiki­sht nuk je më kryetari i kësaj force politike. AKUZAT NDAJ RAMËS

Të bëhemi ne shtojcë e Edi Ramës, e njeriut me rekorde më të zeza, i cili me mendësi atërore, mori përsipër duke marrë peng kryetarin, t'i fusë thikë pluralizmi­t në Shqipëri. Shqiptarët për pluralizmi­n kanë bërë sakrificë të jashtëzako­nshme. Mijëra jetë të humbura, mijëra të tjerë në kampet e përqendrim­it. Atëherë se çfarë je ti?! Shkuar Makbethit se merr peng një dhe kujton se do marrësh peng pluralizmi. Paralajmër­oj Edi Ramën: mos luaj me fatet e pluralizmi­t, se do të presë fati i paraardhës­ve të tu. Rregullat janë rregulla. Kape peng një njeri dhe kujton se do të shkelmosh mbi 620 mijë shqiptarë që votuan kundër teje, pa llogaritur dhjetëra mijëra të tjerë që iu rrëmbeve votën. Ku të çon mushka?! Në greminë po shkon. Ne jemi gati. Para se të merremi me pengun, do merremi dhe me padronin e tij. Përgjegjës­ia do të jetë më e madhe për të, se ndaj kujtdo tjetër. Ne jemi gati, ne përpara pengut, do merremi edhe me padronin e pengut.

 ?? ?? Berisha, dje nga foltorja në Durrës
Berisha, dje nga foltorja në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania