Panorama (Albania)

Kokalari akuzon Bashën për dosje në SHBA, PD: Shihemi në gjyq

-

Aktivistja republikan­e, Evi Kokalari, në fjalën e mbajtur dje në foltoren e Durrësit, pretendoi se Lulzim Basha hoqi Berishën nga Grupi Parlamenta­r i PD-së, me qëllim mbylljen e dosjes së tij në SHBA, të cilën ajo tha se do ta dërgojë në Kongres nëse Basha merr vizë për të hyrë në Amerikë. “Unë nuk ka nevojë të bëhem kryetare e PD-së, sepse ne e kemi kryetarin e PD-së, ai është z. Sali Berisha. Dua të flas pak për dosjen e Lul Bashës që ka ekzistuar në Amerikë edhe Shqipëri. Në një periudhë të shkurtër kohe, çfarë më ka bërë përshtypje, është që brenda 3-4 muajsh PD-ja ka paguar 750 mijë dollarë për të lobuar në Amerikë. Lulzim Bashës iu hoq e drejta e vizës për 2-3 vjet. Në këtë moment kjo dosje është mbyllur me kushtin që ai të nxirrte nga Grupi Parlamenta­r Sali Berishën. Me gjithë frikën që Lul Basha ka pasur, se unë mund të bëhesha kryetare e PD-së, do kthehem në Amerikë dhe bashkë me shqiptarë të diasporës do kontrolloj­më nëse Basha guxon të futet në Amerikë, që do të thotë ka marrë vizë, ne do e bëjmë problem dhe do ta çojmë këtë dosje në Kongres”, tha ajo. Por, i menjëhersh­ëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratik­e që e cilësoi Kokalarin “një spekulante politike”, ndërsa bën me dije se nesër do ta padisë penalisht për shpifje. “Një spekulante politike, Evi Kokalari, guxoi sot të përsëriste përpara shqiptarëv­e shpifjet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ndaj kryetarit të Partisë Demokratik­e, z. Lulzim Basha. Autoritete­t përgjegjës­e me kërkesë të vetë Partisë Demokratik­e hetuan për 2 vite lidhur me shpifjen e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, duke provuar në mënyrë ligjore dhe përfundimt­are se ato ishin vetëm shpifje. Riciklimi i të njëjtave shpifje, bëhet për të njëjtin qëllim, atë të mbajtjes në këmbë të regjimit kriminal të Edi Ramës. Për këtë arsye, Partia Demokratik­e do të padisë nesër penalisht për shpifje znj. Evi Kokalari, e cila mund të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzat e rreme me dëshmitarë­t e saj të rremë Edi Ramën dhe Taulant Ballën”, thuhet në reagimin e PD-së.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania