Panorama (Albania)

Ryshfet për punësimet në arsim, dy në pranga

100 mijë në dorë, zyrtari i Këshillit të Qarkut u kap në flagrancë

-

Prokurorët pranë Prokuroris­ë Speciale (SPAK) zbarkuan të martën në qytetin e Peshkopisë, duke çuar në pranga një zyrtar lokal, si dhe një sekser që kishte kontaktuar këtë të fundit për punësimet në arsim. Në pranga përfundoi Fitim Farruku shef finance në Këshillin e Qarkut si dhe shtetasi Halit Shehu. Ky i fundit, ka kontaktuar zyrtarin lokal dhe nëpërmjet dhënies së një shume prej 100 mijë lekësh në formë ryshfeti, do të mund të punësonte një të afërm të tij në sektorin e arsimit. Burimet bënë me dije se operacioni i SPAK-ut zgjati përreth tre orë në zyrat shtetërore. Nga ana tjetër, SPAK nuk dha detaje të hollësishm­e se si ishte sinjalizua­r për aferën korruptive. “Në kuadër të procedimit penal Nr. 176/2021 të SPAK-ut, nga veprimet ka rezultate që shtetasi H. Sh. ka dashur të fillojë punë si mësues pranë Zyrës Arsimore Dibër. Për këtë qëllim, ai ka kontaktuar me shtetasin F. F., punonjës i Këshillit të Qarkut Dibër. Ky i fundit i ka premtuar, kundrejt shpërblimi­t, që t’i sigurojë ndikim tek drejtuesit e

Zyrës Arsimore Dibër, në mënyrë që H. Sh. të punësohet si mësues pranë kësaj zyre. Gjatë operacioni­t, menjëherë pas dorëzimit të shumës prej 100.000 lekësh nga shtetasi H. Sh., kundrejt shtetasit F. F., kanë ndërhyrë sakaq punonjësit e policisë duke bërë arrestimin në flagrancë të tyre si dhe duke bllokuar provat materiale. Shtetasi H. Sh. dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të ‘Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike’ parashikua­r nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë, shtetasi F. F. dyshohet se ka konsumuar elementet e figurës penale të ‘Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike’ parashikua­r nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, sqaroi SPAK. a.l

 ?? ??
 ?? ?? Faksimile e SPAK
Faksimile e SPAK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania