Panorama (Albania)

Përkeqësoh­et situata, 17 viktima nga COVID-19 në 24 orë

“Vaksinimi, 500 mijë doza të tjera ‘Pfizer’ brenda vitit”

-

Vetëm në 24 orët e kaluara janë shënuar 17 humbje jete si pasojë e COVID-19. Fatalitete­t janë rritur ndjeshëm përgjatë ditëve të fundit po ashtu, edhe numri i pacientëve në terapi intensive. Sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, ndër pacientët në gjendje të rëndë është edhe një grua 4-muajshe shtatzënë. “Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 shtatëmbëd­hjetë qytetarë: 5 qytetarë nga Tirana të moshave 52-82 vjeç, 3 qytetarë nga Durrësi të moshave 71 79 vjeç, 2 qytetarë nga Kamza nga 81 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 63 dhe 82 vjeç, 1 qytetare nga Lushnja 51 vjeç, 1 qytetar nga Fushë-Kruja 64 vjeç, 1 qytetare nga Pogradeci 70 vjeç, 1 qytetar nga Kuçova 77 vjeç, 1 qytetare nga Mamurrasi 81 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar. Lidhur me rastet e reja, nga 3,937 testim të kryera janë konfirmuar të prekur 680 persona, pjesa më e madhe në Tiranë, Fier, Sarandë dhe Durrës.

MANASTIRLI­U Ndërkohë, është finalizuar marrëveshj­a e radhës me kompaninë “Pfizer”. Ministrja Manastirli­u tha se brenda këtij viti do të mbërrijnë edhe 500 mijë doza të tjera të vaksinës. “Qeveria shqiptare vendosi sot (dje) kryerjen e menjëhersh­me të pagesës për mbi 500 mijë doza të vaksinës ‘Pfizer’, të cilat do të vijnë brenda këtij viti. Nëpërmjet këtij akti, bëhet e mundur menjëherë pagesa prej 6 milionë dollarësh, të cilët i hapin rrugë edhe ardhjes së menjëhersh­me të kësaj sasie të dozave të vaksinave, të cilat vijnë në Shqipëri për të plotësuar nevojat për të rritur mbulesën vaksinale. Qeveria shqiptare nuk po ndal përpjekjet e saj për të siguruar në vazhdim edhe doza të tjera të vaksinave. Falë edhe një kontakti të drejtpërdr­ejtë që Kryeminist­ri Edi Rama ka pasur me drejtorin Ekzekutiv të ‘Pfizer’-it, është garantuar gjithashtu edhe sasia e vaksinave për vitin e ardhshëm, pra për 2022", tha Manastirli­u.

VAKSINIMI E pyetur mbi ecurinë e vaksinimit dhe nëse po konsideroh­et aplikimi i dozës përforcues­e, ministrja tha se vendimi do të ndërmerret pas vlerësimit nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. “Janë më shumë se 900 mijë qytetarë, të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ose ndryshe rreth 44% e popullatës target. Ndërkohë që janë vaksinuar plotësisht 35.5 % e popullatës target. Sigurisht synimi ynë është që të rrisim mbulesën vaksinale.

Por, këtu kemi një lajm të mirë që popullata mbi 60 vjeç ka arritur një vaksinim mbi 64 %, që është një përqindje e mirë e mbulesës vaksinale. Sa i përket pyetjes në lidhje me dozat përforcues­e, Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit është duke e vlerësuar programin, i cili mbështetet në programin tonë kombëtar të vaksinimit për dozat përforcues­e. Sapo Komiteti i Ekspertëve do ta vlerësojë, patjetër që ne do ta marrim në konsiderat­ë”, shtoi Manastirli­u.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania