Panorama (Albania)

CR7 i kthen magjinë Mançesteri­t, Juventus i tregon dhëmbët Çelsit

Kieza nderon juventinët dhe u vjedh 3 pikë londinezëv­e

-

Është luajtur dje nata e dytë e ligës së kampionëve, ku Juvja e Alegrit i tregon dhëmbët Çelsit, Barça humbet përsëri dhe shkon e fundit me 0 pikë, ndërsa në Angli, Ronaldo në limite i jep fitoren Mançesteri­t ndaj Vijarealit.

Juventus-Çelsi-Fillim i mirë për anglezët që qarkulluan topin dhe Juventusi që priste mbrapa. Një pjesë e parë e luftuar dhe shumë taktike që përfundon pa gola. Në pjesën e dytë, topi i parë i nisur nga skuadra e Juventusit, disa sekonda dhe vjen goli i parë. Një asist nga Bernadeski dhe Kieza shënon. Çelsi provon, por nuk mund të depërtojë ndaj mbrojtjes juventine. Mbaron 1-0 dhe Juventusi kryeson i vetëm grupin me 6 pikë. BajernDin.kievNjë prekje e topit me dorë në zonë i jep mundësinë Levandovsk­it që të zhbllokojë sfidën, po në pjesën e parë në të 27’-tën, pas një humbje topi në mesfushë nga ukrainasit, polaku nuk fal dhe shënon golin e dytë personal. Në të dytën vazhdojnë golat dhe spektakli ku Gnabri dhe Sane e çojnë rezultatin në 4-0. Goleadën e ka mbyllur ÇupoMoting që ka shënuar të 5tin në minutat e fundit. Benfika-BarçaSpanj­ollët nuk janë më njësoj, bilanci më i keq vjen këtë vit, dy ndeshjet e para nuk ka marrë asnjë pikë. Benfika i jep një leksion ku fiton me rezultatin e pastër 3-0. Në Angli, të gjithë i falen CR7-ës, kur të gjithë menduan se ndeshja po mbyllej në 1-1, është portugezi ai që ngre në qiell tifozët e kuq, shënon dhe mbyllet 2-1. Atalanta ka marrë kreun e Grupit F në Ligën e Kampioneve me një sukses të rëndësishë­m kundër Jang Bojs, duke u konfirmuar tashmë si forcë kryesore dhe pretendent­e për të vazhduar më tej rrugëtimin në turne. Skuadra e Berat Gjimshitit, titullar në këtë duel, triumfoi minimalish­t 1-0 ndaj zviceranëv­e, të cilët gjatë gjithë ndeshjes menduan më shumë të mbronin. Goli erdhi në pjesën e dytë nga Pesina, por pas një sfide të dominuar totalisht nga italianët, të cilët tentuan në çdo mënyrë të shënonin. Ndërkohë, në Grupin H, Zenit ka mundur lehtësisht me shifrat 4-0 ekipin e Malmoe, duke u kthyer kështu në skuadrën që do të sfidojë Juventusin dhe Çelsin për një vend në fazën tjetër të turneut. Skuadra ruse ishte në kontroll të plotë që në startin e ndeshjes, duke vërtetuar se ka një marsh më shumë se suedezët dhe se kërkon shansin e saj në arenën më të rëndësishm­e. Në sfidat e tjera, Salcburg fiton me dy 11metërsha në shtëpi ndaj Lilës, ndërsa Volsburgu i Van Bomelit ka qenë në avantazh deri në të 86’-tën, ku Rakitiç nga pika e bardhë ka bara- zuar për Sevijan.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania