Panorama (Albania)

Cara: Fitorja e parë vjen kundër Dinamos

“Ngërçi në sulm? Kemi qenë të pafat, do të çlirohemi në derbi”

-

Sulmuesi i Partizanit, Tedi Cara, foli para mediave në prag të derbit kundër Dinamos, me këtë duel që do të zhvillohet ditën e premte. Cara tregoi se çfarë duhet të bëjë Partizani për të fituar në këtë sfidë, si dhe shprehu besimin e plotë se fitorja e parë e Partizanit në kampionat do të vijë pikërisht në këtë derbi kundër Dinamos.

Tedi, derbi i parë i sezonit, kundër Dinamos. Çfarë mund të na thoni për këtë sfidë?

Dinamo i ka dhënë bukuri kampionati­t. Besoj që është një derbi i veçantë edhe për mua, sepse është hera e parë që luaj kundër Dinamos në derbi. Më vjen mirë që është rikthyer Dinamo në elitë sepse e zbukuron kampionati­n. Ka më shumë derbi dhe më shumë sfida për t’u ndjekur nga shikuesit. Më vjen mirë, shpresoj t’i kënaqim të gjithë.

Duket se keni besim tek ekipi. Nga ju vjen ky optimizëm?

E shikoj te grupi sepse loja ka ardhur në rritje. Me Vllazninë ishim në disavantaz­h dhe loja ka qenë në rritje. Pjesën e dytë bëmë ndeshje të mirë me Vllazninë, ku edhe shënuam. Po të shënonim më herët, mund të kishim marrë edhe diçka më shumë.

Çfarë duhet të bëjë Partizani

që të triumfojë në derbi kundër Dinamos?

Duhet të luftojë, të sakrifikoj­ë shumë sepse edhe Dinamo është një ekip i fortë dhe i konsolidu- ar. Ka treguar forcë. Duhet të bëjmë maksimumin. Pak a shumë, atë që kemi bërë në pjesën e dytë me Vllazninë, e kemi mbajtur Vllazninë në gjysmë- fushën e saj. Ashtu duhet të bëjmë gjatë gjithë lojës me Di- namon.

A e ka ruajtur Partizani fitoren e parë në kampionat për derbin?

Besoj se po, kam besim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania