Panorama (Albania)

Në dy vite OSHEE pagoi 177 milionë euro, 56 për qind e vlerës në 2021

-

Situata problemati­ke hidrike në dy vitet e fundit ka detyruar Operatorin e Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike të plotësojë konsumin në vend përmes importit që në 2020-2021 ka kapur një vlerë financiare prej 177 milionë euro. Të dhënat zyrtare të importeve nga “OSHEE Group” tregojnë se shumica e kësaj vlere të paktën 56 për qind i takon importeve të këtij viti nga janari deri më 10 tetor, teksa sasia e importuar e energjisë është më pak se gjysma e një viti më parë duke reflektuar çmimin e lartë me të cilën po sigurohet kjo energji. Çmimet e importeve, të cilat kanë pasur një mesatare të qëndrueshm­e nga janari në qershor me një vlerë 50.5 euro/ MWH kanë hyrë në një cikël të papreceden­t rritjeje në javët e fundit duke kulmuar në ankandin e fundit të Furnizuesi­t të Tregut të Lirë ku çmimi mestar i importit arriti 233 euro/MWH. Përshkallë­zimi i çmimeve me tendencë rritjeje ka ardhur nga ankandi në ankand dhe nga muaji në muaj. Në korrik çmimi mestar i importit ishte 107. 6 euro/MWH, në gusht 128. 2 euro/MWH dhe në shtator 165 euro/MWH. Aktualisht, për tetorin FTL-ja ka siguruar blerjen deri në datën 10 tetor teksa mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me situatën në vijim në kushtet kur nuk bëhet me fjalë vetëm për çmime të larta, por për mungesë sasie të disponuesh­me për të furnizuar tregun. Paralajmër­imi për një situatë të jashtëzako­nshme u bë një ditë më parë edhe nga Kryeminist­ri Edi Rama, i cili nënvizoi se qeveria do t’i gjendet pranë shtresave në nevojë që mund të preken nga pasojat e çmimeve. Një dalje e jashtëzako­nshme në fundjavë e kreut të qeverisë dhe rritja çmimeve në nivele rekord të energjisë jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën duken se janë kambana se shumë shpejt tregu mund t’i nënshtrohe­t çmimeve të reja në një përpjekje për të shpëtuar nga kolapsi kompanitë e sektorit, të cilat kanë pasur humbje të larta financiare. Gjithsesi, kjo mbetet për tu parë. Në Bursën hungareze çmimet për pikun në datën 4 tetor paraqiten me një rritje 192% dhe saktësisht me vlerën 219 euro/MWH.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania