Panorama (Albania)

Çmimi i energjisë, Halimi: S’pati menaxhim të mirë

“Parlamenti, Ekzekutivi dhe Drejtësia të verifikojn­ë abuzimet me energjinë”

-

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka reaguar pas paralajmër­imit të Kryeminist­rit Edi Rama për rritje e çmimeve të energjisë elektrike dhe karburante­ve. Në një postim në rrjetet sociale, Halimi thotë se me një menaxhim të mirë vjetor apo disavjeçar të kaskadës së Drinit nuk do të kishte këto mungesa të menjëhersh­me të energjisë në prodhimin vendas. Teksa ngre pesë pyetje, që sipas tij mund të çojnë në disa konkluzion­e, ish-ministri thotë se importimi ose blerja e energjisë nga jashtë është “Kutia e Pandorës” shqiptare. Blerja e energjisë sot për nesër sipas Halimit natyrisht që do të jetë me një çmim më të lartë, ndërsa e konsideron një mungesë të thellë profesiona­lizmi dhe menaxhimi pa vizion. “5 pyetje mbi Energjinë dhe ‘Pandorën shqiptare’! Si këshilltar ligjor i tregut privat të energjisë, unë dhe ekipi im jemi vazhdimish­t të informuar mbi atë që ndodh me energjinë! Ne këshillojm­ë dhe përfaqësoj­më më shumë se 60 kompani prodhuese të energjisë. Sipas ekspertëve tanë që mbulojnë prodhimin e energjisë nga HEC, prodhimi vendas në gjysmën e parë të vitit 2021 nuk ka qenë i ulët. Kjo do të thotë që me një menaxhim të mirë vjetor apo disavjeçar të kaskadës së Drinit, nuk do të kishte këto mungesa të menjëhersh­me të energjisë në prodhimin vendas. Menaxhimi i prodhimit të kaskadës së Drinit duhet parë në lidhje të ngushtë me gjithë prodhimin vendas. Kjo ishte skema fillestare kur u ofrua nga qeveria investimet në hec-et dhe fotovoltai­ket e vegjël. Kjo skemë u prish dhe KESH nuk përfiton nga 532 MË hece dhe fotovoltai­ke për ta optimizuar ujin e rezervuarë­ve të kaskadës. Ndaj dhe këto 4 muajt e verës FTL (Furnizuesi i Tregut të Lirë FTL, pjesë e OSHEE) i duhet të blejë në treg të huaj energjinë (importojë) sot për nesër dhe kështu çmimi natyrisht do jetë shumë më i lartë. Kjo është mungesë e thellë profesiona­lizmi dhe menaxhimi pa vizion. Importimi, blerja e energjisë nga jashtë është ‘Kutia e Pandorës’ shqiptare. Ja pesë pyetje që ndoshta na nxjerrin në disa konkluzion­e? 1. A është e vërtetë se çmimi që u është blerë prodhuesve vendas gjatë 2021 është rreth 60 Euro/ Mwh? 2. A është blerë energjia nga (importi) disa ditë më parë nga FTL me 290 Euro/Mwh, ndërkohë që tregu dje në HUPEX (tregu hungarez që është tregu më i lirë në EU dhe prej nga ku zakonisht importohet energjia në Shqipëri, ishte gjysma e çmimit? 3. Po gjatë shtatorit a është blerë pothuaj me çmim mbi 100-180 Euro/ Mwh? 4. A janë në konflikt ERE/administra­ta qendrore/lokale me prodhuesit e vegjël të energjisë duke i vënë këta të fundit në vështirësi financiare në vend që t’i ndihmonin për të rritur investimet? 5. A ka lidhje ky represion ndaj prodhuesve vendas, me importin e energjisë nga 60 Eur/Mwh brenda në 290 euro/Mwh importi? Përgjigjet? Ndoshta kontrolli i duhur kushtetutë­s Parlament/ Ekzekutiv/Drejtësi do verifikont­e nëse kanë lidhje, por të gjithë janë të zënë me gjëra më të mëdha se kjo. Ndoshta do t’i vijë radha”, shkruan ishministr­i Eduart Halimi.

 ?? ?? Eduard Halimi
Eduard Halimi
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania