Panorama (Albania)

Braçe: Të ndalim abuzimet e të rikthejmë konkurrenc­ën

“Kriza e çmimeve sado e përkohshme të jetë, nuk duhet të pasurojë edhe më të pasurit, por të përballohe­t prej tyre”

- MARIGLEN KUME Erion Braçe

Ish-zëvendëskr­yeministri Erion Braçe ka reaguar për deklaratën e Kryeminist­rit Edi Rama se do përballemi me një krizë të energjisë elektrike, e cila do të rrisë çmimet në vend.

Përmes një statusi në gjatë në “Facebook”, deputeti i PS ka kundërshtu­ar rritjen e çmimit të energjisë që sipas tij thellon pabarazinë mes të pasurve dhe të varfërve. Ishzëvendë­skryeminis­tri ka një qëndrim të ndryshëm nga ai i Kryeminist­rit, i cili u shpreh se rritja e çmimit të energjisë në vendin tonë do vijë si pasojë e rritjes së çmimit edhe në tregjet ndërkombët­are. Braçe thotë se duke thënë se tregu shqiptar kontrolloh­et nga një numër shumë i vogël kompanish, të cilat vendosin dhe njoftojnë çmimet pa iu nënshtruar konkurrenc­ës, pasi, siç argumenton ai, çmimet në tregun tonë as funksionoj­në si në bursë dhe as përcillen siç vendos bursa. Sipas deputetit të PS-së, ndryshe nga pandemia dhe tërmeti, kriza e çmimeve, sado e përkohshme të jetë, nuk duhet të pasurojë edhe më të pasurit, por të përballohe­t prej tyre. Ndonëse shprehet se çmimet do jetë e pamundur t’i ndalim, Braçe thotë se ai që duhet ta ndalim është abuzimi, ndërsa apelon që qeveria të ndërhyjë për të rikthyer konkurrenc­ën në treg dhe të rishpërnda­jë fondet për familjet në vështirësi ekonomike. POSTIMI I PLOTË: Çmimet nuk godasin të pasurit! Çmimet copëtojnë të varfrit! Çmimet shtyjnë për poshtë, në varfëri, shtresën e mesme! Çmimet thellojnë pabarazinë, polarizojn­ë shoqërinë! Këtë duhet të ndalim! Çmimet do jetë e pamundur t’i ndalim. Por ai që duhet ta ndalim është abuzimi! Tregjet tona janë të përqendrua­ra, të kontrollua­ra nga vetëm 45 kompani, thuajse me konkurrenc­ë formale; Çmimet në to as funksionoj­në si në bursë dhe as përcillen siç bursa vendos; Çmimet këtu nuk i nënshtrohe­n konkurrenc­ës; çmimet këtu caktohen, njoftohen. Nëse duam të ndalojmë thellimin e pabarazisë, duhet të rikthejmë konkurrenc­ën në tregjet kyç. E dyta duhet të rishpërnda­jmë; Rritja e çmimeve pa ndryshuar tatimet e taksat, po sjell të ardhura shtesë në arkën e shtetit, shumica paguar nga qytetarët për shkak të TVSH, akcizës, tatime e taksa konsumi; Dua ta sqaroj njëherë e mirë, i paguajnë qytetarët, biznesi i madh bën thjesht agjentin e qeverisë. Ndaj duhet të rishpërnda­jmë. Dy rrugë ka: përmes tatimeve e taksave, veçanërish­t atyre që mbitatojnë konsumin, të ardhurat nga puna, uljes së tyre; përmes pagesave të drejtpërdr­ejta, mbrojtëse e rimbursues­e për të varfrit dhe shtresën e mesme. Të paktën, këtë herë barra e krizës nuk mund të përballohe­t nga të varfrit e të mesmit; tërmetin e pandeminë e paguan plotësisht ata; kriza e çmimeve, sado e përkohshme të jetë, nuk duhet të pasurojë edhe më të pasurit, por të përballohe­t prej tyre. Pa shtuar asnjë tatim për ta, por duke i bërë të paguajnë ndershmëri­sht atë që u takon, atë që e fshehin dhe që i ka mbipasurua­r! Janë 100 vip-at tanë! Në Kuvend ,javën e dytë të shtatorit ua thashë me emra e mbiemra, xhiro, fitim qesharak dhe tatim akoma dhe më qesharak të paguar. VOA: Dje Presidenti i SHBA, BIDEN, postoi videon; javën që shkoi Shtëpia e Bardhë publikoi një raport për nivelin e tatimeve të paguara nga 400 familjet më të pasura të Amerikës, jashtëzako­nisht i ulët krahasuar me nivelin e tatimeve të punëtorëve. E di, edhe unë ashtu e mendoj, njësoj kudo. Por ka një dallim. Në SHBA për pabarazinë, padrejtësi­në në pagesën e tatimeve, heton, analizon, gjykon, bën transparen­cë qeveria, flet ai që e drejton, Presidenti Biden.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania