Panorama (Albania)

Nëse qytetarët mbështesin protestat, atëherë edhe neve duhet t’i mbështesim ata me të gjitha mundësitë dhe mënyrat që kemi. Ne duhet të bëhemi zëri i shqiptarëv­e. Ne duhet të çojmë shqetësime­t e tyre aty ku ata nuk mbërrijnë dot. Në Shqipëri ka korrupsion

-

DEBATI Lulzim Basha: Shefat e komisionev­e të PD-së duhet të dorëzojnë deri ditën e enjte strategjin­ë që do të ndjekin në Komisionet Parlamenta­re. Strategjia duhet të përmbajë edhe pikat që do të kenë prioritet aktiviteti­n e Komisionit Parlamenta­r. Komisionet duhet të kenë politikëbë­rjen e tyre. Duhet të shkojnë mirë me njëri-tjetrin dhe të gjejnë konsensus. Në çdo mbledhje të ketë një vendimmarr­je. Ndërkohë, komisionet që nuk kanë sjell strategjin­ë ta bëjnë atë deri ditën e enjte.

Alfred Rushaj: Konferenca e Kryetarëve vendosi që mbledhjet e komisionev­e parlamenta­re të zhvillohen me prezencë fizike. Online mund të jenë vetëm mbledhjet që nuk kanë ndonjë rëndësi të lartë dhe kur gjendet konsensusi i të gjitha palëve. Në të kundërt çdo gjë bëhet me prezencë fizike.

Helidon Bushati: I pashë ato 7 pikat. Unë mendoj se rëndohemi po thamë ato 7 pika. Duhet të përqendroh­emi më shumë te dy-tri pika. Ne duhet të sqarojmë këtë. Duhet të fitojmë besueshmër­i te qytetarët. Nga këto 7 pikat duhet të jemi më konkret në atë që themi. Dakord me këto pikat, por ne duhet të jemi më konkret. Karburanti, mendoj se s’ka nevojë t’i themi që duhet të ulet me 240 lekë, sepse taksën 70 e kemi pas thënë vetë. Kur themi 240 lekë, të gjithë jemi të vetëdijshë­m se nuk ndodh, sepse është shumë. Por, ne duhet të themi një shifër që mund të jetë reale dhe që vërtet mund të bëhet. Jo thjeshë të bëjmë retorikë politike.

Lulzim Basha: Të shtata ato pikat që kemi prezantuar kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe duhet të aplikohen paketë në mënyrë që të arrihet rezultati i kërkuar. Nuk mund të merren tek e tek, sepse nuk funksionoj­në. Partia Demokratik­e e ka përllogari­tur një plan të tillë dhe funksionon nëse aplikohet.

Agron Gjekmarkaj: Përderisa kemi nxjerr këtë planin me 7 pika, unë mendoj se ne duhet të fokusohemi aty dhe të mos nxjerrim teza të tjera. Nuk duhet të bëhemi konfuz ku një herë propozojmë diçka dhe ajo pëson ndryshime rrugës. Duhet të fokusohemi tek një mesazh dhe të insistojmë. Kemi edhe propozimin për TVSH 6% për shportën e ushqimeve bazë.

Albana Vokshi: Kryetar, nesër (Sot) diskutohet marrëveshj­a e qeverisë me “Pfizer”-in për dozat e tjera të vaksinimit. Do diskutohet në Komisionin e Shëndetësi­së dhe në Komisionin e Ligjeve. Do kemi ne një vendim të unifikuar se çfarë qëndrimi do mbajmë në komisione?

Lulzim Basha: Kjo çështje duhet të diskutohet mes jush në fillim mes anëtarëve të komisionev­e parlamenta­re dhe më pas në Kryesinë e Grupit Parlamenta­r të vini me një propozim konkret. Megjithatë, duhet ta bisedojmë në Kryesinë e Grupit Parlamenta­r.

Dashnor Sula: Ne duhet të jemi të besueshëm te qytetarët. Duhet të jemi sa më konkret në denoncimet që bëjmë. Tani të gjithë jemi të vetëdijshë­m që ka korrupsion, të gjithë e dimë se ka abuzime të mëdha. Por, që të jemi vërtet të besueshëm te qytetarët ne duhet të jemi konkret në denoncimet që bëjmë. Duhet të analizojmë çdo sektor, duhet të verifikojm­ë kush janë abuzuesit dhe të dalim e t’i denoncojmë me fakte dhe emra. Të mos mjaftohemi vetëm me termin oligarkë dhe të përgjithës­ojmë gjërat, por duhet të verifikojm­ë, të gjejmë kush janë abuzuesit e t’i denoncojmë me fakte dhe emra.

Luçiano Boçi: Unë e kam thënë gjithmonë që duhet të bëjmë një ndarje mes arsyes dhe emocionit. Njerëzit janë me arsye e me ne, por neve s’i kemi kapur dot me emocion. Ne duhet të gjejmë si të arrijmë në zemrat e tyre. Duhet të gjejmë mënyrën e komunikimi­t sesi të komunikojm­ë me qytetarët që t’i bëjmë të kuptojnë se jemi duke mbrojtur interesin e tyre.

Lulzim Basha: Çështja e rritjes së çmimeve është mëse e prekshme te njerëzit, sepse ndikon direkt ne xhepat e tyre. Neve duhet të intensifik­ojmë edhe më shumë takimet me qytetarët, duhet t’i takojmë ata kudo që të jenë. Në jetën e përditshme, në punë, te berberi, ku blejnë bukë, në shtëpitë e tyre. Kudo.

Dhurata Çupi: Kryetar, unë duhet të bëj një pyetje, mbase më lind edhe si detyrim si deputete e qarkut më të varfër të Shqipërisë(Dibër). Shoqëria civile ka lajmëruar protesta. Ne si parti, çfarë qëndrimi duhet të mbajmë, duhet të bashkohemi me ta për të protestuar kundër këtyre padrejtësi­ve?

Lulzim Basha: Ne duhet të shtojmë takimet me qytetarët. Ne duhet të pyesim qytetarët se çfarë problemesh kanë. Duhet të marrim shqetësime­t e tyre dhe të jemi në mbështetje të tyre. Nëse qytetarët mbështesin protestat, atëherë edhe neve duhet t’i mbështesim ata me të gjitha mundësitë dhe mënyrat që kemi. Ne duhet të bëhemi zëri i shqiptarëv­e. Ne duhet të çojmë shqetësime­t e tyre aty ku ata nuk mbërrijnë dot. Në Shqipëri ka korrupsion të madh. Por, politika shqiptare do të pastrohet. Llumi i tranzicion­it do të iki një herë e mirë, ndaj ka filluar t’u dridhen këmbët dhe kanë filluar të nervozohen. Duhet të iki një herë e mirë. Këtë e kanë kuptuar, ndaj janë të nervozuar dhe reagojnë nga të gjitha palët.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania