Panorama (Albania)

Dua të kujtoj këtu se Edi Rama e premtoi uljen e çmimit të energjisë, kur në fakt e rriti edhe për familjarët, edhe për bizneset. Dhjetëra kryefamilj­arë kanë vrarë veten në qelitë ku janë plasur nga Edi Rama për shkak të faturave të rritura të energjisë e

-

Ndryshe nga Kryeminist­ri Edi Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha thotë se kriza që u aludua nga kreu i qeverisë për energjinë nuk është e imponuar nga situata ndërkombët­are, por nga keqmenaxhi­mi i qeverisë.

Basha akuzoi kundërshta­rin e tij politik se ndryshe nga sa premtoi në fushatë, nuk po ul çmimin e energjisë, por po e rrit atë. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Grupit, Basha tha se PD nuk do të mjaftohet me propozimin me 7 pika që bëri ditën e diel, por do bëjë çmos për të parandalua­r rritjen e çmimit.

LULZIM BASHA “Të gjithë jemi dëshmitarë, nuk mendoj se ka nevojë të zgjatem shumë që çmimi i energjisë dhe çmimi i karburante­ve rëndon më së shumti ekonomitë familjare dhe bizneset, në veçanti biznesin e vogël dhe të mesëm, por dhe biznesin e madh prodhues. Të gjithë e dimë që çmimi i energjisë dhe i karburante­ve u rrit apo ka një efekt të drejtpërdr­ejtë te çmimi i gjithçkaje tjetër që ne konsumojmë, qofshin këto nga buka e gojës e deri te shërbimet që marrin qytetarët. Dua të kujtoj këtu se Edi Rama e premtoi uljen e çmimit të energjisë, kur në fakt e rriti edhe për familjarët, edhe për bizneset. Dhjetëra kryefamilj­arë kanë vrarë veten në qelitë ku janë plasur nga Edi Rama për shkak të faturave të rritura të energjisë elektrike. Mbi 1000 janë burgosur, mbi 40 mijë qytetarë kanë shpenzuar të paktën një natë në komisariat, në furtunën e terrorit që Edi Rama ngriti gjoja në kuadër të reformës së sistemit të energjisë. Jemi vendi i katërt sipas raporteve ndërkombët­are ku pjesa më e madhe e buxhetit shkon për energjinë, energjinë elektrike apo karburanti­n. Dhe këtu pyetja shtrohet: Çfarë u bë me të famshmen reformë të energjisë? Ku shkuan paratë e vjela qytetarëve apo gjoja të kursyera, të miradminis­truara? Ne e dimë fare mirë që këto para nuk shkuan kurrë në destinacio­n, se çmimi i energjisë u rrit, se çmimi i karburanti­t u rrit, jo një herë, por dy herë duke e bërë karburanti­n shqiptar një ndër më të shtrenjtët në Europë dhe botë, më të shtrenjtin në rajon. Ndërkohë që shqiptarët vetë kanë fuqinë blerëse më të ulët në Europë. Këto janë fakte që i di gjithkush. Është tashmë një fabul, një anekdotë sesi në veçanti zonat kufitare kalojnë kufirin vetëm për të blerë karburant në Kosovë apo në Maqedoninë e Veriut. Pra, nuk është mashtrimi i Edi Ramës se kjo që po na vjen është çështje e tregjeve ndërkombët­are, kjo është një tjetër pasojë e keqqeveris­jes së tij, e dështimeve të tij, e vendimmarr­jes së tij gjakftohtë, por kriminale. Që paratë që duhet të çonte për uljen e çmimit të energjisë, për uljen e çmimit të karburante­ve, siç i ka premtuar, i ka marrë në fakt, këto çmime i ka shtuar dhe me paratë e mbledhura shtesë ka pasuruar veten e tij dhe një grusht oligarkësh që janë pjesë e thellimit të problemit në Shqipëri, sepse siç theksova edhe dje abuzimi i tyre duke vjedhur energjinë elektrike është pjesë e problemit. Përballë kësaj ne kemi jo thjesht dhe vetëm propozimet, të cilat u bënë publike dje dhe të cilat do të zhvillohen në detaje edhe nga parlamenta­rët tanë edhe nga grupet tona të ekspertëve në bashkëpuni­m me grupet e interesit të shoqërisë që nga ato të biznesit dhe të konsumator­ëve. Po ne po kështu do të bëjmë gjithçka për të ndalur këtë fatkeqësi të re që Edi Rama po përgatit. Këtë sëpatë që po mpreh për qafën e holluar e të varfëruar të shqiptarëv­e, për tavolinat e tyre të zbrazura, për xhepat e tyre ku do të fusë duart për të marrë, qindarkat e fundit pikërisht për të mbyllur gropën e korrupsion­it. Kjo nuk është një gropë e krijuar nga tregjet ndërkombët­are, kjo është një gropë e krijuar nga korrupsion­i i Edi Ramës, 8 vite në kurriz të shqiptarëv­e dhe në kurriz të ekonomisë sonë kombëtare. Dhe kjo gropë nuk mund të mbushet kurrsesi duke grabitur dhe duke iu marrë qindarkat e fundit shqiptarëv­e”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania