Panorama (Albania)

Nga çmimi i lartë i druve te gazi, Salianji: Qytetarët përballë një acari

-

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, deklaroi dje pas takimit me qytetarët se situata e krijuar me çmimet i ka lënë qytetarët përballë një acari në çdo aspekt. Pas një takimi me demokratët e Korçës, Salianji tha se të gjitha alternativ­at për të përballuar temperatur­at e ulëta të dimrit janë bërë të papërballu­eshme. “Rritja e çmimeve të shportës, shtuar kjo dhe me një acar të pritshëm jo vetëm të dimrit, por një acar ekonomik, i cili është shoqëruar në rajonin e Korçës që e ka problem ngrohjen në dyfishim thuajse të çmimit të gazit, për ngrohjen me dru as që bëhet fjalë për shkak të çmimeve stratosfer­ike të druve, të rritura vitet e fundit dhe tani një pothuajse reagim, siç e thashë jo vetëm ankthioze, por një përllogari­tje e kafshatave të bukës të familjeve korçare, të cilat po reagojnë në mënyrë të shqetësuar në çdo takim që kemi pasur për përballimi­n e jetesës së tyre të përditshme për shkak të paralajmër­imit të faturave të energjisë elektrike. Energjia elektrike edhe sot e kësaj dite është pothuajse e papërballu­eshme për një pjesë të madhe të qytetarëve. Shumë qytetarë, siç kemi treguar, familjet e tyre janë pa energji, u është prerë për shkak të mospagimit të faturave, pavarësish­t se kanë vetëm dy llamba dhe asnjë pajisje tjetër, ndërkohë që qeveria edhe në program ka premtuar që do të ulte çmimin energjisë. Gjithçka po shkon për keq për qytetarët, por për qeverinë po i shkojnë gjërat për dreq dhe ne do të bëjmë gjithçka për të qenë pranë tyre në çdo formë rezistence”, tha Salianji.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania