Panorama (Albania)

Pandora Papers, kontraktor­i i OST-së transferoi miliona euro për kompaninë ‘offshore’

“Energoinve­st i pagoi 3.6 milionë euro kompanisë ‘AL Energy Transmissi­on’, e cila drejtohet nga biznesmeni Vasil Kallupi”

-

Dokumentet zbulojnë se kompania boshnjake ‘Energoinve­st’, e cila ndërtoi linjën e interkonje­ksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës, i pagoi miliona euro një firme të vogël konsulence në Emiratet e Bashkuara Arabe, e drejtuar nga një biznesmen shqiptar me lidhje politike.

Kur reshjet e dëborës mbuluan veriun malor të Shqipërisë këtë janar, erërat e forta dhe akulli shkaktuan shembjen e shtyllave të tensionit të lartë dhe nxorën jashtë funksioni linjën 400 kilovolt të energjisë elektrike, që lidh digat mbi lumin Drin me Kosovën fqinje. Linja e tensionit të lartë kishte filluar punë pak kohë më parë në dhjetor 2020. Koha e keqe dhe terreni i thyer bën që riparimet të mos fillonin deri në shkurt dhe linja të riparohej në maj. Megjithatë, ndërprerja për shkak të motit të keq ishte vetëm problemi i fundit që prekte linjën e re të energjisë elektrike të gjatë 241 kilometra, një projekt që ka marrë gati 10 vjet për t’u realizuar dhe ka një rëndësi strategjik­e për Shqipërinë dhe Kosovën, pasi vendos themelet për pavarësinë energjetik­e të Prishtinës nga Beogradi duke themeluar një bllok të ri transmetim­i në rajon. E financuar nëpërmjet një kredie nga banka shtetërore gjermane KfW, procedurat e tenderimit për pjesën shqiptare të projektit filluan në vitin 2011. I shoqëruar nga akuzat për korrupsion, procesi i prokurimit u vonua për tre vjet deri në prill të vitit 2014, kur Operatori i Sistemit të Transmetim­it në Shqipëri, OST, firmosi një kontratë prej 29 milionë euro me kompaninë inxhinieri­ke boshnjake ‘Energoinve­st’ për të ndërtuar pjesën e linjës që shtrihej në Shqipëri, e cila mbaroi në mes të vitit 2016. Linja e re u festua në Shqipëri dhe Kosovë si një arritje e rëndësishm­e për sektorin energjetik. Megjithatë, tani, një seri dokumentes­h të siguruara nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigat­ive, BIRN, zbulojnë se duke filluar nga viti 2013, Energoinve­st i pagoi në total 3.6 milionë euro një kompanie të vogël konsulence të regjistrua­r në Emiratet e Bashkuara Arabe në mars të atij viti – kompania ‘AL Energy Transmissi­on’, e cila drejtohet nga biznesmeni shqiptar, Vasil Kallupi. Edhe pse nuk është e paligjshme, ekspertët paralajmër­ojnë se kur paratë transferoh­en nëpërmjet juridiksio­neve ‘offshore’, risku i korrupsion­it rritet. ”Në shumë raste kemi parë se kompanitë fituese janë thjesht fasada për të fshehur faktin se pazarin për ta fituar atë tender e ka bërë miku me nënkontrak­torin”, tha Gjergji

Vurmo, një ekspert mbi kapjen e shtetit në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetës­im në Tiranë. E kontaktuar me email dhe telefon, Energoinve­st nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me kompaninë AL Energy Transmissi­on LTD dhe nuk dha arsye pse i kishte paguar miliona euro një kompanie të sapokrijua­r që kishte pak eksperienc­ë në sektorin energjetik. Drejtuesi i AL Energy Transmissi­on, Vasil Kallupi, nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

POLITIKA DHE SIGURIA ENERGJETIK­E Pas rënies së regjimit komunist në fillim të viteve 1990, Shqipëria kaloi një tranzicion të vështirë dhe shpeshherë të trazuar drejt ekonomisë së tregut, çfarë solli një kërkesë në rritje për energji elektrike. Mungesa e linjave të interkonje­ksionit për t’u lidhur me tregun europian dhe investimet e munguara gjatë dekadave në rrjetin e brendshëm, e bënë të vështirë furnizimin dhe përgjatë një dekade prerja e dritave u kthye në normë. Për të siguruar furnizimin me energji elektrike përmes importit, gjatë dy dekadave të fundit Operatori i Sistemit të Transmetim­it në Shqipëri ka investuar në tri linja interkonje­ksioni të tensionit të lartë. Linja e interkonje­ksionit midis Kosovës dhe Shqipërisë ishte në mënyrë të veçantë e rëndësishm­e, jo vetëm sepse rriste potenciali­n e transmetim­it të energjisë elektrike midis dy vendeve, por gjithashtu përbënte themelin e një blloku të ri transmetim­i të integruar në tregun rajonal. Tenderi i parë për ndërtimin e linjës u mbajt nga OST në mars 2011. Kompania kroate Dalekovod ofroi ta ndërtonte linjën për 36 milionë euro dhe Energoinve­st për 29 milionë euro. Dalekovod u përzgjodh si fituese për shkak të ofertës më të mirë teknike. KfW dha dritën jeshile, por OST refuzoi ta nënshkruan­te kontratën. Kur ndryshoi qeveria dhe socialistë­t e Kryeminist­rit Edi Rama erdhën në pushtet, një tender i dytë u mbajt dhe në dhjetor 2013 oferta e Energoinve­st prej 29 milionë euro u përzgjodh. OST-ja e nënshkroi kontratën në prill 2014 dhe Energoinve­st e përfundoi pjesën prej 151-kilometra të linjës, midis Tiranës dhe kufirit me Kosovën në qershor 2016. Dalekovod ndërtoi pjesën kosovare të linjës së interkonje­ksion

Energoinve­st bëri 39 pagesa ndaj kompanisë së konsulencë­s për një vlerë prej më shumë se 3.6 milionë euro. Transferta më e madhe prej 1.5 milionë euro, është bërë më 26 prill 2013, një muaj pasi AL Energy Transmissi­on u regjistrua. Shumica e parave nga llogaria janë tërhequr nëpërmjet një kartë debiti për udhëtime, por ka edhe transferta për llogari të Vasil Kallupit, gruas së tij, Dëshira, dhe nipit të saj, Sokol Sferdelli. Për disa njerëz në Shqipëri, Kallupi njihet si ‘Vasili i Vjenës’ për shkak se ai ka jetuar në kryeqyteti­n e Austrisë në vitet 1990.

 ?? ??
 ?? ?? Faksimile e llogarisë bankare te AL Energy Transmissi­on në Bendura Bank
Faksimile e llogarisë bankare te AL Energy Transmissi­on në Bendura Bank
 ?? ?? Profili i biznesmeni­t Vasil Kallupi
Profili i biznesmeni­t Vasil Kallupi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania